Riabkov: Rusia kundërshton çdo veprim që minon marrëveshjen bërthamore
(last modified Sat, 13 Jan 2018 09:55:56 GMT )
Janar 13, 2018 10:55 Europe/Tirane
  • Riabkov: Rusia kundërshton çdo veprim që minon marrëveshjen bërthamore

Zëvendësministri i jashtëm i Rusisë në një reagim ndaj kërcënimeve të Trump për anulimin e marrëveshjes bërthamore të Iranit, ka thënë se Moska kundërshton çdo veprim që minon marrëveshjen bërthamore.

Sipas agjencisë ruse të lajmeve Sputnik, zëvendësministri i jashtëm rus, Sergei Riabkov, tha se Rusia, ashtu si Bashkimi Evropian, është e angazhuar për zbatimin e marrëveshjes bërthamore të Iranit dhe ne jemi kundër çdo veprimi që synon minimin e marrëveshjes. Riabkov duke ju referuar deklaratave të reja të presidentit amerikan Donald Trump në lidhje me marrëveshjen bërthamore, ka thënë: "Veprimet e Trump kanë ngritur shqetësime dhe dyshime rreth negocimit me Shtetet e Bashkuara për çështje të rëndësishme. Moska vazhdimisht negocion me Uashingtonin në lidhje me implikimet negative të politikave sanksionuese të SHBA kundër Iranit dhe Koresë së Veriut. Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, Trump mbrëmë përveçse ka vazhduar sanksionet kundër Iranit, ka njoftuar për ndalesa të reja kundër Teheranit dhe ka pretenduar se kjo është hera e fundit që ka konfirmuar marrëveshjen bërthamore dhe pezullon sanksionet e Iranit.

 

Tags