Ndikimi i Johnson mbi situatën e muslimanëve Rohingya!
(last modified Mon, 12 Feb 2018 13:34:30 GMT )
Shkurt 12, 2018 14:34 Europe/Tirane
  • Ndikimi i Johnson mbi situatën e muslimanëve Rohingya!

Sekretari i jashtëm britanik, i cili udhëtoi në Myanmar, pas vizitës që zhvilloi në fshatrat myslimane të komunitetit Rohingya, tha se deri më tani nuk kishte parë një skenë të tillë.

Ministri i Jashtëm britanik Boris Johnson shprehu keqardhje në takimin me udhëheqësen e Mianmarit Aung San Suu Kyi lidhur me situatën e muslimanëve Rohingya, duke thënë se ai deri më tani nuk kishte parë një skenë të tillë që kishte hasur në fshatrat myslimane të komunitetit Rohingya. ekretari i jashtëm britanik, Boris Xhonson u takua të dielën në Naypyidaë me homologen e tij nga Mianmari Aung San Suu Kyi, për të diskutuar mbi rastin e ndjeshëm të muslimanëve Rohingya. "Të dyja palët diskutuan në mënyrë eksplicite dhe miqësore zhvillimet më të fundit në shtetin Rakhine, duke përfshirë kthimin e të zhvendosurve", tha në një deklaratë të publikuar në Facebook Ministria e Jashtme të Mianmarit.  Udhëtimi i Boris Johnson në Mianmar është bërë për shkak se Kombet e Bashkuara akuzojnë ushtrinë e Mianmarit për pastrimin e grupit etnik në rajonin perëndimor të këtij vendi, ku rreth 700,000 Rohingia janë arratisur në Bangladeshi që nga gushti 2017. Përfaqësuesi Special i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut në Mianmar vuri në dukje detajet e masakrës dhe pesë varreve masive në një fshat në Mianmar, duke thënë se këto janë krime kundër njerëzimit.

 

Tags