Më shumë se 700,000 emigrantë të paligjshëm në Libi
Shkurt 25, 2018 15:12 Europe/Tirane
Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) raporton vendosjen e më shumë se 700,000 imigrantëve të paligjshëm nga 40 vende në Libi.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Organizata Ndërkombëtare për Migracionin theksoi se 63 për qind e emigrantëve të paligjshëm në Libi janë nga Afrika Sub-Sahariane, 29 për qind nga Afrika e Veriut dhe 8 për qind e Lindja e Mesme dhe vendet e Azisë. Organizata vuri në dukje se 22 për qind e emigrantëve të paligjshëm jetojnë në Libi në kryeqytetin Tripoli dhe 4,443 emigrantë në qendrat e paraburgimit ose në burgje. Libia është pika më e rëndësishme e nisjes për refugjatët afrikanë në rrugën e migrimit për në Evropë.