BE: Të gjitha palët theksojnë zbatimin e plotë të marrëveshjes bërthamore dhe heqjen e sanksioneve
(last modified Sat, 17 Mar 2018 07:34:55 GMT )
Mars 17, 2018 08:34 Europe/Tirane
  • BE: Të gjitha palët theksojnë zbatimin e plotë të marrëveshjes bërthamore dhe heqjen e sanksioneve

Zv/shefja e diplomacisë evropiane në përfundim të takimit të 11-të të komisionit të përbashkët për zbatimin e marrëveshjes bërthamore ka theksuar se të gjitha palët kërkojnë zbatimin e plotë të marrëveshjes dhe heqjen e sanksioneve.

Helga Shmidt, deklaroi se ANEA si një organ i zgjedhur nga rezoluta 2231 për monitorimin e procesit të zbatimit të marrëveshjes bërthamore, në 10 raportet e tij ka konfirmuar se Irani ka zbatuar plotësisht angazhimet e veta në marrëveshjen bërthamore. Komisioni i përbashkët ka analizuar zbatimin e shtojcës së tretë të marrëveshjes për zbatimin e marrëveshjes bërthamore lidhur me bashkëpunimin paqësor bërthamore dhe të gjitha palët kanë mbështetur këtë veprim. Takimi i lartpërmendur me përfaqësues të Iranit dhe grupit 5+1, u mbajt ditën e premte.

Tags