Kreu i Komisionit Evropian paralajmëron luftë në Ballkan
(last modified Thu, 19 Apr 2018 07:02:46 GMT )
Prill 19, 2018 09:02 Europe/Tirane
  • Kreu i Komisionit Evropian paralajmëron luftë në Ballkan

Jean-Claude Juncker kreu i Komisionit Evropian ka paralajmëruar luftë mes vendeve të Ballkanit. Rajoni i tensionuar i Ballkanit mund t’i kthehet luftës nëse këto vende nuk kanë asnjë shpresë për tu futur në BE, ka thënë në fjalën e tij kreu i Komisionit Evropian.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka paralajmëruar nënpresidentin amerikan, Mike Pence, për mundësinë e një lufte të re në Ballkanin Perëndimor, nëse shpërbëhet Bashkimi Evropian. Pence ka qëndruar në Bruksel më 20 shkurt, por detajet e bisedës, Juncker i ka zbuluar ditët e fundit në një intervistë për gazetën Financial Times. Administrata e re amerikane, me në krye presidentin Donald Trump, ka vlerësuar disa herë se largimi i Britanisë së Madhe nga BE-ja, do të nxisë edhe vende të tjera të braktisin bllokun. "I kam thënë nënpresidentit Pence: Mos i ftoni të tjerët të largohen, sepse nëse BE-ja kolapson, do të keni luftë tjetër në Ballkanin Perëndimor", ka thënë Juncker për Financial Times. Mundësia e vetme për këtë pjesë të torturuar të Evropës është të ketë perspektivë evropiane. Nëse i lëmë vetëm - Bosnjën dhe Hercegovinën, Republikën Sërpska, Maqedoninë, Shqipërinë, të gjitha këto vende - do të kemi prapë luftë", ka thënë Juncker. Juncker është shprehur se, entuziazmi i Trump për daljen e Britanisë nga Unioni ishte diçka “e mërzitshme” dhe “e çuditshme” në të njëjtën kohë. Kjo tregoi, sipas kreut të KE, se miliarderi njujorkez nuk është në dijeni të historisë së komplikuar të Europës. Juncker, 63 vjeç dhe një veteran i politikave europiane, i dha të njëjtin mesazh edhe zëvendës presidentit amerikan Mike Pence kur ky i fundit vizitoi Brukselin muajin e kaluar. Me krizën e vitit 2008 dhe futjen e Greqisë deri në pikën e falimentimit, e detyroi forcën punëtore të shumë vendeve si Greqia, Rumania, Bullgaria dhe Polonia që të shkojë për punë në vendet e tjera evropiane. Disa vende anëtare të BE janë pranuar në union vetëm për arsye politike. Greqia ishte një nga ato vendet që nuk përmbushte kushtet ekonomike për të qenë anëtare e eurozonës por megjithatë ajo u anëtarësua në këtë union. Përveç kësaj vende si Bullgaria de Rumania nuk plotësonin kushtet politike, ekonomike dhe juridike të BE por megjithatë u futën në këtë union. Krizat e shumta me të cilat është përballe BE gjatë kësaj dekade ka pasur kosto të lartë për BE dhe kjo i çoi disa vende të mëdha si Gjermania dhe Franca të dyshojnë për pranimin e anëtarëve të rinj në union. Jean-Claude Juncker kryetar i Komisionit Evropian ka thënë: BE nuk është e thënë të kthehet në një klub që drejtohet vetëm nga Franca dhe Gjermania. Ai duke iu drejtuar Emmanuel Macron presidentit të Francës dhe ligjvënësve të BE ka thënë: Nuk është e thënë që Evropa të jetë vetëm franceze dhe gjermane. Ne jemi të përbërë nga 28 vende. Në mesin e vendeve të Ballkanit në union janë anëtarësuar Kroacia dhe Sllovenia. BE ka nisur negociatat me vende si Mali i Zi dhe Serbia vende që parashikohen të futen në BE në vitin 2025. Mirëpo vende si Maqedonia, Bosnja, Shqipëria dhe Kosova përballen me një situatë të turbullt sa i përket futjes në BE. Aktualisht unioni po mundohet të administrojë gjendjen në krizë të vendeve të Ballkanit. Mirëpo procesi i gjatë i anëtarësimit pothuajse i ka deinkurajuar popujt e këtyre vendeve që të futen në BE. Pikërisht vonesat në anëtarësim i ka përballur këto vende me një krizë politike dhe ekonomike. Për këtë Jean-Claude Juncker ka shprehur shqetësimin për krizën që ka përfshirë vendet e Ballkanit perëndimor dhe ka kërkuar politika të qarta për procesin e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit perëndimor në BE.

Tags