Dalja nga marrëveshja bërthamore apo armiqësi e Amerikës në Bashkësinë Ndërkombëtare
(last modified Wed, 09 May 2018 09:14:42 GMT )
May 09, 2018 11:14 Europe/Tirane
  • Dalja nga marrëveshja bërthamore apo armiqësi e Amerikës në Bashkësinë Ndërkombëtare

Më në fund Amerika mori vendim për të dalë nga marrëveshja bërthamore e nënshkruar nga 7 vende të botës së bashku me Bashkimin Evropian dhe që garantohej nga një rezolutë e KS të OKB.

Donald Trump, president i Amerikës, në fjalimin e tij të mbushur me ofeza dhe kërcënime kundër popullit iranian, pas 15 muajsh polemika të shumta rreth marrëveshjes bërthamore, deklaroi daljen e Ameirkës nga kjo marrëveshje. Me këtë vendim presidenti amerikan në realitet zyrtarizoi shkeljet e shumta që Amerika ka bërë prej kohësh në marrëveshjen bërthamore. Sigurisht marrëveshja bërthamore nuk mbahet peng nga armiqësia e Uashingtonit kundër Iranit dhe nga këmbëngulja e radikalëve amerikanë për tu përballur me Bashkësinë Ndërkombëtare.  Populli iranian që nga e nesërmja e fitores së revolucionit islamik në shkurt të vitit 1979, është përballur me armiqësitë e Amerikës, prej të cilave ishte mbështetja e Uashingtonit për Sadamin dhe sulmi ndaj avionit të transportit civil iranian në ujërat e Gjirit Persik. Përveç kësaj përpara marrëveshjes bërthamore shumë qeveri të ndryshme në botë janë bërë viktima të veprimeve dhe politikave të qeveritarëve aktualë dhe të dikurshëm të Amerikës. Në qeverinë e presidentit Klinton, Uashingtoni doli nga marrëveshja e ambientit Kioto, në kohën e qeverisë së Bushit amerikan doli nga traktati për ndalimin e prodhimit të raketave anti-raketë dhe sot në qeverinë e Donald Trump, Uashingtoni ka dalë nga disa traktate. Në 15 muajt e kaluar Amerika ka dalë nga marrëveshja e ambientit të Parisit, nga traktati i tregtisë Trans-Paqësor, Organizata UNESCO dhe përveç kësaj Uashingtoni ka ndërmarrë hapa që bien ndesh me vullnetin ndërkombëtar siç është njohja e Kodsit si kryeqytet të regjimit sionist. megjithatë kjo veprimtari e njëanshme e Uashingtonit ka ngjallur irritimin edhe të partnerëve më të afërt të Amerikës. Tani Trump ka dalë nga marrëveshja bërthamore dhe dalja e tij ka eliminuar paqartësitë në rrjedhën e zbatimit të kësaj marrëveshjeje. Këtej e tutje marrëveshja do të jetë mes Iranit dhe 5 vendeve të tjera mes tyre BE. Vendet që kanë mbetur në marrëveshje dhe që janë angazhuar në zbatimin e saj, do të eliminojnë dëmet e shkaktuara nga largimi i Amerikës. Tani Evropianët kanë përgjegjësi më të madhe për të treguar respektimin e parimeve të tyre politike dhe morale ose për të ndjekur rrjedhat që janë kundër bashkëpunimit në botë. Megjithatë edhe nëse evropianët kthehen në anën tjetër, Republika Islamike e Iranit gjithashtu ka mjete të ndryshme për të realizuar të drejtat e saj dhe për tu përballur me sabotimet dhe shkeljet e Amerikës. Për 15 vjet kur evropianët ishin futur në bisedime me palën iraniane për çështjen bërthamore dhe në kohën kur Amerika pranoi të ulet në tryezën e bisedimeve, centrifuguat e Iranit nga një numër i vogël kishin arritur në 20 mijë. Kjo mund të përsëritet edhe në të ardhmen, pikërisht ashtu siç theksoi edhe presidenti i Republikës Islamike të Iranit në fjalimin e tij reagues ndaj vendimit të Donald Trump. Hasan Ruhani presidenti iranian ka thëne: I kam dhënë urdhër Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit që të marrë masat e duhura që në rast nevoje dhe në momentin e duhur, pasurimi i uraniumit të nisë pa asnjë kufizim. Ky është një pendim historik për të cilën Irani ka folur edhe më herët.

 


 

Tags