Mogherini dënon shkeljen e të drejtave të myslimanëve Rohingia në Mianmar
(last modified Fri, 14 Sep 2018 20:38:30 GMT )
Shtator 14, 2018 22:38 Europe/Tirane
  • Mogherini dënon shkeljen e të drejtave të myslimanëve Rohingia në Mianmar

Shefja e politikës së jashtme të BE-së dënoi vazhdimin e shkeljes së të drejtave të njeriut të myslimanëve Rohingia në Mianmar.

Federica Mogherini, bëri thirrje për sundimin e ligjit në vend, në reagimin e saj ndaj shkeljeve të vazhdueshme të të drejtave të muslimanëve Rohingia në Mianmar. Shefja e politikës së jashtme të BE-së theksoi se duhet të merren parasysh kushtet çnjerëzore të myslimanëve Rohingia dhe gjendja e vështirë e tyre në provincën Rakhine. Kohë më parë edhe Amnesty International tha se ushtria e Mianmarit vazhdon krimet e saj kundër muslimanëve Rohingia dhe autorët e këtyre krimeve kanë qenë të imunizuar ndaj dënimit, gjë që është një turp i madh për bashkësinë ndërkombëtare.

 

Tags