Demokratët në Kongres përgatisin një plan kundër marrëveshje bërthamore Uashington-Riad
Mediat amerikane kanë njoftuar një plan të ri të demokratëve në Kongresin e Amerikës për ta kundërshtuar marrëveshjen bërthamore të Shtëpisë së Bardhë me Arabinë Saudite.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se plani për ndalimin e bashkëpunimit bërthamor me Arabinë Saudite do të paraqitet pas fitores së demokrateve në marrjen e shumicës në Dhomën e Përfaqësuesve të Amerikës në zgjedhjet mes mandateve të 6 nëntorit.
Brad Sherman, përfaqësues i demokratëve nga shteti i Kalifornisë, është një prej paraqitësve të këtij plani dhe kundërshtar i ashpër i marrëveshjes bërthamore të Amerikës me Arabinë Saudite.
Plani i Brad Sherman kërkon nga Kongresi i Amerikës që ta votojë rreth kësaj marrëveshje dhe nëse nuk merr votat e duhura, të anulohet procesi i marrëveshje bërthamore Uashington-Riad.
Edward John Markey, senator demokrat dhe Marco Rubio, senator republikan, pas zbulimit të krimeve të regjimit Al Saud në vrasjen e Jamal Khashoggi, i kanë dërguar letër Donald Trump, presidentit të Amerikës, dhe kanë kërkuar nga ai që të ndërpresë negociatat me Arabinë Saudite për marrëveshjen bërthamore.