Shtëpia e Bardhë: Shpresojmë që skenari i sulmit iranian ndaj Izraelit të mos ndodhë
(last modified Thu, 15 Aug 2024 22:35:11 GMT )
Gusht 16, 2024 00:35 Europe/Tirane
  • Shtëpia e Bardhë: Shpresojmë që skenari i sulmit iranian ndaj Izraelit të mos ndodhë

Koordinatori i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, duke theksuar se Irani është i përkushtuar për të sulmuar regjimin sionist, shprehu shpresën se një sulm i tillë nuk do të jetë i mundur.

Koordinatori i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë ka bërë të ditur në një bisedë me rrjetin amerikan “CNN” se sipas informacioneve që kanë Shtetet e Bashkuara, ndaj kërcënimit të sulmit ndaj regjimit sionist është e angazhuar edhe Republika Islamike e Iranit. Ai vazhdoi: Ne nuk besojmë se Irani do të sulmojë Izraelin në të ardhmen. Pas aktit të fundit terrorist të regjimit sionist, martirizimit të Fuad Shukr, komandantit të lartë të Hezbollahut dhe Esmail Haniyeh, liderit  të Hamasit, teksa merrte pjesë në ceremoninë e betimit të Masoud Pezeshkian në Iran, sionistët janë të tmerruar nga përgjigja e Iranit dhe grupeve rajonale të rezistencës.

Kirby më vonë kërkoi që Hamasi dhe regjimi sionist të ulen në tryezën e bisedimeve për të negociuar një armëpushim në Gaza dhe çlirim e pengjeve. Negociatat për armëpushimin e Gazës po zhvillohen aktualisht në kryeqytetin e Katarit dhe zyrtarë të lartë amerikanë, egjiptianë dhe sionistë mbajtën një takim armëpushimi pa praninë e përfaqësuesve të Hamasit.

 

Tags