Papa Françesku kritikon qëndrimet e perëndimorëve kundër migrantëve
(last modified Wed, 19 Dec 2018 18:52:48 GMT )
Dhjetor 19, 2018 19:52 Europe/Tirane
  • Papa Françesku kritikon qëndrimet e perëndimorëve kundër migrantëve

Papa Françesku dënoi të martën udhëheqësit nacionalistë që fajësojnë emigrantët për problemet e vendeve të tyre dhe që nxitën mosbesimin në shoqëri duke ndjekur politika ksenofobike e raciste.

Papa 82-vjeçar, i cili ka mbrojtur emigrantët, i bëri komentet në mesazhin e tij për Ditën Botërore të Paqes. Mesazhi i Papës do ti dërgohet krerëve të shteteve, qeverive dhe organizatave ndërkombëtare. Deklarata e tij vjen në një kohë kur emigracioni është një nga çështjet më të diskutueshme në vende të tilla si Shtetet e Bashkuara, Italia, Gjermania dhe Hungaria. "Thirrjet e politikanëve që tentojnë të fajësojnë për çdo të keqe emigrantët dhe i privojnë të varfërve shpresën janë të papranueshme,"-tha Papa, i cili nuk përmendi asnjë vend apo udhëheqës. Ndërsa shtoi se në kohët e sotme "ka një klimë  mosbesimi të rrënjosur në frikën tek të tjerët ose tek të huajt, ose nga ankthi rreth sigurisë personale të dikujt". "Mosbesimi shihet edhe në nivel politik, në qëndrimet e refuzimit ose në format e nacionalizmit që vënë në pikëpyetje vëllazërinë, për të cilën bota jonë e globalizuar ka një nevojë kaq të madhe,"-tha Papa. Iniciativa e OKB-së për një pakt ndërkombëtar për migracionin, po merr goditje të njëpasnjëhshme, në prag të finalizimit, i parashikuar të ndodhë dhjetorin e këtij viti. Pas SHBA-së, Australisë, Hungarisë tani edhe Austria i ktheu kurrizin marrëveshjes. Si pasojë e moszbatimit të konventave ndërkombëtare, nga viti 2000 kanë humbur jetën 60.000 emigrantë dhe vetëm këtë vit janë mbytur/zhdukur 3300 azilkërkues. Nisur nga paqartësitë juridike, hezitimet dhe kundërshtimet në disa vende, sidomos pas përshkallëzimit të prirjeve dhe përçarjeve nacionaliste, populiste dhe anti-migracion, miratimi i këtij pakti që do të votohet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së më 19 Dhjetor ishte rasti më i mirë për të treguar mirëkuptim, solidaritet dhe bashkëpunimin më të madh ndërkombëtar, për të sheshuar diferencat dhe dallimet dhe për të patur një udhërrëfyes universal për trajtimin dhe zgjidhjen e qëndrueshme të krizës së azilit. Shqetësimi tjetër i madh është se kur vendet perëndimore dhe të tjera vende nuk japin pëlqimin për një Pakt të tillë jo të detyrueshëm, që, në fakt, është më tepër mesazh moral dhe politik solidariteti dhe bashkëpunim shumëpalësh, atëherë, ç’mund të pritet prej tyre për akte dhe traktate të tjera shumëpalëshe të detyrueshme në të ardhmen? Ca më pak në rast se forcat populiste, ekstremiste dhe anti-migracion do të dilnin fituese në zgjedhjet e reja për Parlamentin Evropian në maj 2019?

 

Tags