Arrestohen dhjetëra pilotë të ushtrisë në Turqi, dyshohet se kanë mbështetur Gulenin
Janar 30, 2019 19:18 Europe/Tirane
Policia në Turqi ka arrestuar sot disa dhjetëra pilotë të ushtrisë, të dyshuar për lidhje me Fethullah Gulenin , i akuzuar për inicimin e një grushti shteti në vitin 2016.
Prokuroria e Ankarasë bën me dije se 48 pilotë të helikopterëve nën komandën e ushtrisë së këmbësorisë, përfshirë tre që kanë gradën e kolonelit dhe katër atë të nënkolonelit, u arrestuan dhe u lanë në paraburgim. Prokurori i Përgjithshëm i Ankarasë ka lëshuar ndërkohë mandat-arreste kundër 15 civilëve të dyshuar si oficerë të shërbimit të spiunazhit për llogari të lëvizjes Gulen.