Moska pranon autoritetet e reja të Sudanit
(last modified Tue, 16 Apr 2019 18:25:19 GMT )
Prill 16, 2019 20:25 Europe/Tirane
  • Moska pranon autoritetet e reja të Sudanit

Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë ka thënë se Moska i njeh autoritetet e reja sudaneze në Khartum mes pasigurisë politike në një vend, presidenti i të cilit, Omar al-Bashir, u rrëzua nga ushtria pas 30 vitesh në pushtet.

Mikhail Bogdanov tha të martën se Moska njeh këshillin ushtarak që do të drejtojë çështjet e Sudanit për një periudhë tranzicioni dy vjeçar, njoftoi agjencia ruse e lajmeve RIA Novosti. Në përgjigje të pyetjes nëse Kremlini do të mbajë kontakt me autoritetet sudaneze, zyrtari rus tha: "Po, natyrisht." Më 11 prill, ditën kur presidenti Bashir u rrëzua nga ushtria, Leonid Slutsky, kreu i Komitetit të Çështjeve Ndërkombëtare Dhomës së ulët ruse, tha se Moska do të vazhdojë bashkëpunimin me qeverinë sudaneze pavarësisht se cila parti merr kontrollin. Ushtria e Sudanit formoi këshillin për të drejtuar vendin pas rrëzimit të Bashirit. Që atëherë, kreu i këshillit ushtarak dhe i Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës dhe Sigurisë (NISS) të Sudanit janë zëvendësuar të dy. Këshilli ushtarak tha të hënën se është duke ristrukturuar komandën e forcave të përbashkëta, duke emëruar një shef të ri të stafit për ushtrinë dhe një zëvendës. Ndërkohë, kreu i këshillit, Abdel Fattah al-Burhan, shkarkoi prokurorin kryesor Omar Ahmed Mohamed Abdelsalam dhe prokurorin publik Hesham Othman Ibrahim Saleh, si dhe kreun e prokurorëve publikë Amer Ibrahim Maxhid. Të dielën, Ministri i Jashtëm i Sudanit i kërkoi bashkësisë ndërkombëtare të mbështes sundimtarët e rinj ushtarakë të vendit në mënyrë që të lehtësohet "tranzicioni demokratik". "Ministria e punëve të jashtme kërkon nga komuniteti ndërkombëtar për të kuptuar situatën dhe për të mbështetur këshillin ushtarak në tranzicion ... me qëllim që të arrihet synimi sudanez i tranzicionit demokratik". Grupi kryesor protestues i Sudanit, Shoqata Profesionale Sudaneze (SPA), ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të pushtetit për një qeveri kalimtare civile, si dhe ndjekjen penale të ish-zyrtarëve. Kreu i këshillit ushtarak të Sudanit ka dhënë dorëheqjen dy ditë pasi udhëhoqi një grusht shteti kundër presidentit Omar al-Bashir. Ministri i Mbrojtjes, Auad Ibn Auf, caktoi në një dalje televizive edhe pasardhësin e ri, gjenerallejtnant Abdel Burhanin, duke thënë se po tërhiqej për të mirën e popullit sudanez. Shkak për largimin e ministrit të Mbrojtjes u bënë protestat që pasuan instalimin e një këshilli ushtarak pas rrëzimit të al-Bashirit. Qytetarët që fillimisht e mirëpritën me gëzim përmbysjen e ish-kryetarit të shtetit thanë se liderët e puçit ushtarak ishin shumë të afërt me presidentin famëkeq, ndaj kërkuan një qeveri më civile. Këshilli i porsainstaluar më herët garantoi qytetarët se qëllimi i tyre nuk ishte ta qeverisnin përgjithmonë shtetin afrikanolindor, por vetëm për të paktën dy vitet e ardhshme. Thirrjet për largimin e Omar al-Bashirit, i cili sundoi Sudanin për gati tre dekada, nisën dhjetorin e kaluar si pasojë e njoftimit se çmimet e karburantit dhe të bukës do të rriteshin, ndërsa javën e kaluar demonstratat qytetare rezultuan në vrasjen e të paktën 22 personave. Pas grushti të shtetit, mbi 100 anëtarë të ish-partisë në pushtet u burgosën, së bashku me zëvendëspresidentin dhe pjesëtarë të shërbimeve inteligjente, ndërsa të burgosurit politikë janë liruar nga burgu.

 

Tags