Përmbytet anija në brigjet libiane, 150 të vdekur
(last modified Thu, 25 Jul 2019 19:52:11 GMT )
Korrik 25, 2019 21:52 Europe/Tirane
  • Përmbytet anija në brigjet libiane, 150 të vdekur

Të paktën 150 njerëz mund të jenë mbytur nga përmbytja e një anije në brigjet e Libisë, tha agjencia e OKB-së për refugjatët.

Ndërsa janë shpëtuar 150 emigrantë të tjerë nga peshkatarët dhe u kthyen në Libi nga rojet bregdetare, tha UNHCR. Nuk është e qartë nëse emigrantët po udhëtonin në 1 apo 2 anije që u nisën nga qytetin libian i al Khoms, rreth 120 km në lindje të Tripolit. OKB ka thënë në mënyrë të përsëritur se njerëzit e shpëtuar në Mesdhe nuk duhet të kthehen në Libi për shkak të konfliktit dhe kushteve çnjerëzore në të cilat mbahen emigrantët. Të paktën 65 emigrantë vdiqën në maj pasi barka e tyre u përmbyt në brigjet e Tunizisë. 16 të mbijetuar u sollën në breg nga marina tuniziane. Mijëra emigrantë përpiqen të kalojnë në Mesdhe për në Evropë çdo vit, dhe Libia është një pikë kyçe e nisjes. Ata udhëtojnë me anije që janë pak të mirëmbajtura dhe të mbipopulluara dhe shumë prej tyre kanë vdekur.

 

Tags