Takimi i jashtëzakonshëm i KS të OKB mbi Libinë
(last modified Sun, 11 Aug 2019 07:07:13 GMT )
Gusht 11, 2019 09:07 Europe/Tirane
  • Takimi i jashtëzakonshëm i KS të OKB mbi Libinë

Pas vrasjes së 3 punonjësve të OKB në Libi, me kërkesë të Francës është mbajtur një takim i jashtëzakonshëm i KS të OKB.

Stefan Dujarric zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB, duke përfaqësuar sekretarin Antonio Guterres, në fillim të takimit të jashtëzakonshëm të KS të OKB ka kritikuar ashpër sulmin ndaj punonjësve të OKB në qytetin Bengazi të Libisë. Dujarric në fjalën e tij theksoi se sekretari i përgjithshëm i OKB nga palët e futura në konflikt në Libi kërkon tu japin fund përleshjeve dhe të vendosin armëpushimin për të respektuar festat e Kurban Bajramit dhe për të arritur një paqe të nevojshme për popullin e Libisë. Grupi i njohur me emrin si Ushtria Kombëtare e Libisë e kryesuar dhe drejtuar nga Khalifa Haftar ka thënë se ka pranuar propozimin e OKB për vendosjen e armëpushimit me rastin e festës së Kurban Bajramit. Ditën e hstunë për shkak të shpërthimit të një autobombe në qytetin Bengazi në veri të Libisë janë vrarë të paktën 3 punonjës të OKB dhe plagosur disa të tjerë. Sot në Libi është shpallur festa e Kurban Bajramit. Khalifa Haftar, i mbështetur nga Arabia Saudite, EBA, Egjiptit dhe disa vende perëndimore ka nën kontroll zonat lindore të Libisë dhe prej disa ditësh ai po mundohet të depërtojë në zonat veriore të vendit.

Tags