Organizohet “Dita e Husejnit” në Nju Jork dhe valëvitet flamuri husejnit
(last modified Mon, 09 Sep 2019 12:40:28 GMT )
Shtator 09, 2019 14:40 Europe/Tirane
  • Organizohet “Dita e Husejnit” në Nju Jork dhe valëvitet flamuri husejnit

Myslimanët shiitë të qytetit Nju Jork shtetas të vendeve të ndryshme si Iranit, Pakistani e Indisë, kanë organizuar ceremoni zimbajtëse në rrugët e Manhatanit me rastin dhjetëditëshit të Muharremit.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se në tubimin e organizuar ditën e diele, zimbajtësit në grupe-grupe kanë zhvilluar ceremoninë e zimbajtjes dhe ky tubim u shndërrua në rast për të transmetuar mësimet e shkollës së Imam Husejnit (a.s.) për perëndimorët.

Vlen të theksohet se e diela më e afërt me ditën e Ashurasë në Nju Jork është emëruar “Dita e Husejnit”.

Sipas këtij burimi, në ceremonitë e zimbajtjes që janë organizuar dje në Manhatan të Nju Jorkut, për kalimtarët që kalonin nëpër rrugë dhe që kjo ceremoni ishte risi për ata, u priteshin me lule dhe me broshura të përgatitura me informacione në lidhje me ngjarjen e Ashurasë.

Zimbajtësit husejnit në Manhatan edhe njëherë kanë deklaruar se emri “Husejn” është një mburojë me anë të cilës është mbrojtur feja e Zotit dhe ata janë ndjekës të një imami mesazhi i të cilit ishte “Jo, poshtërimit”.

 

Tags