Pelosi: Interpelanca dhe mocioni i besimit, përpjekje për zbulimin e së vërtetës
(last modified Tue, 22 Oct 2019 09:09:56 GMT )
Tetor 22, 2019 11:09 Europe/Tirane
  • Pelosi: Interpelanca dhe mocioni i besimit, përpjekje për zbulimin e së vërtetës

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në Amerikë, ka deklaruar se fushata e presionit dhe nxjerrja e së vërtetës janë shkaqet e përpjekjeve për thirrjen e presidentit në interpelancë dhe mocion besimi.

Nancy Pelosi, në vazhdim ka përmendur publikimin e një raporti ku jepen shpjegime se presidenti amerikan pa marrë parasysh betimin e tij presidencial, ka bërë shkelje dhe tradhti ndaj sigurisë kombëtare. Raporti përqendrohet në skandalin më të fundit që lidhet me Ukrainën. Raporti përqendrohet në premtimet e dhëna nga Donald Trump gjatë bisedës së tij telefonike me presidentin e Ukrainës. Në këtë bisedë telefonike presidenti amerikan i ka premtuar homologut të tij ukrainas ndihma në rast se ky i fundit kryen hetime mbi Hunter Biden djali i Joe Biden kandidati kryesor për zgjedhjet presidenciale në vitin 2020. Ndërkohë Donald Trump, akuzat e ngritura kundër tij i ka cilësuar të sajuara dhe ka pretenduar se shkaku i përpjekjeve për interpelancë është pamundësia e tyre për të fituar zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Tags