Evropa i kërkon Iranit vetëpërmbajtje
(last modified Tue, 05 Nov 2019 08:02:54 GMT )
Nëntor 05, 2019 09:02 Europe/Tirane
  • Evropa i kërkon Iranit vetëpërmbajtje

Komisioni Evropian ditën e hënë i ka kërkuar Iranit të vetëpërmbahet sa i përket zbatimit të hapit të katërt për uljen e zotimeve në marrëveshjen bërthamore.


Maja Kocijancic zëdhënëse e KiE, ka shprehur shqetësimin e këtij komisionit lidhur me vazhdimin e veprimeve të Iranit për uljen e zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Sejed Abas Eragçi, zv/ministër i jashtëm i Iranit më 24 tetor në prag të përfundimit të afatit 60-ditor të Iranit për Evropën ka paralajmëruar vendet evropiane se nëse nuk garantohen interesat e Iranit, Irani do të hedhë japin e katërt të uljes së zotimeve të tij. Irani më 8 maj 2019, njëkohësisht me përvjetorin e tërheqjes së jashtëligjshme të Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe në reagim ndaj moszbatimit të zotimeve nga pala evropiane, në përputhje me paragrafët 26 dhe 36 të marrëveshjes bërthamore mori vendim për uljen e zotimeve të tij në kuadër të kësaj marrëveshjeje. Faza e katërt e uljes së zotimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore pritet të zbatohet më datë 6 nëntor të këtij viti.

Tags