700 mijë dollarë shpërblim për inforamcion mbi këshilltarin e trashëgimtarit të Abu Dhabit
(last modified Sun, 24 Nov 2019 09:24:58 GMT )
Nëntor 24, 2019 10:24 Europe/Tirane
  • 700 mijë dollarë shpërblim për inforamcion mbi këshilltarin e trashëgimtarit të Abu Dhabit

Turqia ka akorduar një shpërblim prej 700 mijë dollarësh për çdokënd që jep informacione mbi vendndodhjen e këshilltarit të trashëgimtarit të Abu Dhabit.

Sulejman Savilo ministër i brendshëm i Turqisë në një intervistë për gazetën Huriet deklaroi: Muhamed Dehlan, ashtu si shumë terroristë të tjerë do të renditet në listën e kuqe të Turqisë për terroristët. 700 mijë dollarë shpërblim janë akorduar për çdokënd që jep informacione që përfundojnë me arrestimin e tij, ka thënë në fjalën e tij ministri i brendshëm i Turqisë. Turqia e konsideron këshilltarin Dehlan si misionar të Emirateve që ka bashkëpunuar në organizimin e grushtit të shtetit të vitit 2016 kundër presidentit Erdogan. Mevlut Çavushoglu ministër i jashtëm Turqisë më herët e ka quajtur Dehlanin si terrorist dhe mercenar të izraelit. Sipas tij EBA po mundohet ta caktojë Dehlanin si zëvendës të Mahmud Abas kryetar i AAP. Gjykata palestineze në vitin 2016, Dehlanin e ka dënuar me 3 vjet heqje lirie dhe 16 milion dollar gjobë, për korrupsion.

Tags