Neutralizohet sulmi i forcave të Haftar në aeroportin Tripoli
Dhjetor 28, 2019 09:24 Europe/Tirane
Komanda ushtarake e forcave të qeverisë së pajtimit kombëtar në Libi, njoftoi neutralizimin e një sulmi të forcave të gjeneral Haftar në aeroportin ndërkombëtar të Tripolit.
Ushtria e qeverisë së pajtimit kombëtar në përgjigje të sulmit të forcave të gjeneral Haftar kundër aeroportit ka vrarë dhe ka kapur rob shumë prej këtyre forcave. Nga ana tjetër mediat e varura nga gjeneral Khalifa Haftar kanë pretenduar se forcat e tij kanë marrë nën kontroll aeroportin ndërkombëtar të Tripolit.