Forcat e Haftar kundërshtojnë kërkesën e Rusisë dhe Turqisë për ndaljen e luftimeve
(last modified Fri, 10 Jan 2020 15:28:52 GMT )
Janar 10, 2020 16:28 Europe/Tirane
  • Forcat e Haftar kundërshtojnë kërkesën e Rusisë dhe Turqisë për ndaljen e luftimeve

Forcat e ashtuquajtura “Ushtria Kombëtare e Libisë” kanë refuzuar kërkesën e Rusisë dhe Turqisë për t’i dhënë fund luftimeve në këtë vend.  

Kanali televiziv Sky News në gjuhën arabe njoftoi se gjeneral Ahmed Al-Mesmari, zëdhënësi i forcave të ashtuquajtura “Ushtria Kombëtare e Libisë” që drejtohen nga gjenerali Khalifa Haftar, të enjten me anë të një deklarate, theksoi se edhe pse mirëpresim iniciativën e Vladimir Putin, presidentit të Rusisë, për armëpushim, por do të vazhdojmë luftën tonë.

Al-Mesmari e quajti qeverinë e pajtimit kombëtar të Libisë “grup terrorist” dhe pretendoi se Tripoli është nën kontrollin e terroristëve.

Vladimir Putin dhe Rexhep Taip Erdogan, presidentët e Rusisë dhe Turqisë, ditën e mërkurë kërkuan nga palët e përfshira në konfliktin e Libisë që të bien dakord për vendosjen e armëpushimit nga dita e diele.

 

Tags