Turqia mohon shkatërrimin e anijes së saj në Portin e Tripolit
(last modified Tue, 18 Feb 2020 18:02:37 GMT )
Shkurt 18, 2020 19:02 Europe/Tirane
  • Turqia mohon shkatërrimin e anijes së saj në Portin e Tripolit

Ankaraja ka vendosur këshilltarë ushtarakë dhe instruktorë në Libi për të mbështetur Qeverinë e Unitetit Kombëtar (GNA) me bazë Tripoli kundër Ushtrisë Kombëtare Libiane (LNA), të udhëhequr nga Khalifa Haftar.

Ibrahim Kalin, zëdhënësi i Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan tha të martën se Ankaraja nuk mund të konfirmojë pretendimet se anija e saj është shkatërruar në portin e Tripolit. "Anija u qëllua, por nuk pati asnjë goditje. Shumë të shtëna u qëlluan si kthim. Mund të them që pas kësaj situata u qetësua", u tha Kalin gazetarëve. Deklarata erdhi disa orë pasi Ushtria Kombëtare Libiane (LNA) tha në një deklaratë zyrtare se forcat e saj kishin shkatërruar një anije turke të mbushur me armë dhe municione dhe që ishte ankoruar në portin e Tripolit. Sipas LNA, me këtë veprim Ankaraja ka shkelur një marrëveshje ndërkombëtare që ndalon shitjet e armëve në Libi. Ndërkohë, anijet në port u evakuuan pas sulmit, njoftoi Reuters, duke cituar zyrtarët e portit.

 

Tags