Turqia lehtëson transferimin e terroristëve në Libi
Zv/ministri i punëve të jashtme të Rusisë ka konfirmuar raportet e Këshillit të Sigurimit të OKB në lidhje me transferimin e terroristëve të huaj në Libi me ndihmën e Turqisë.
Agjencia e lajmeve Russia Today njoftoi se Mikhail Bogdanov, zv/ministri i punëve të jashtme të Rusisë, të mërkurën ka deklaruar: “Pavarësisht faktit se një grup i ekspertëve të Këshillit të Sigurimit të OKB në mënyrë të rregullt kanë raportuar për transferimin e terroristëve të huaj në Libi, mirëpo projektrezoluta e KS të OKB nuk ka përmendur fare terroristët. Ne po vëzhgojmë nga afër këtë çështjeje dhe ky proces po zhvillohet me ndihmën e Turqisë”.
Ai ka thënë: “Nuk ekzistojnë kurrfarë kritere që do të tregonin gatishmërinë e gjeneralit Khalifa Hafta, komandantit të forcave “Ushtria Kombëtare e Libisë” dhe Faez Saraxh, kryeministrit të qeverisë së pajtimit kombëtar të Libisë, për zbatimin e vendimeve ushtarake dhe politike të konferencës së Berlinit”.
Bogdanov shtoi: “Armëpushimin të cilin e kanë deklaruar gjenerali Haftar dhe kryeministri Saraxh më 12 janar, ekziston në mënyrë të përgjithshëm, mirëpo nuk ekziston kurrfarë kriteri për konfirmimin e parimeve për zgjidhjen e krizës në lidhje me zhvillimet ushtarake dhe politike nga ana e të dy palëve”.