Reagimi i Damaskut për udhëtimin e paligjshëm të delegacionit amerikan në Idlib
Ministria e Jashtme Siriane e përshkroi vizitën e delegacionit amerikan në Idlib, në veri të Sirisë, si një veprim bandit dhe një hajdutëri.
Sipas Agjencisë Shtetërore të Lajmeve Siriane, SANA, Ministria e Jashtme Siriane reagoi ndaj vizitës së delegacionit amerikan në veri të Sirisë, duke përmendur faktin se qeveria amerikane e konsideron veten përtej ligjit ndërkombëtar dhe Kartës së OKB, e cila thekson respektimin e sovranitetit të vendeve dhe mosndërhyrjen në punët e tyre të brendshme. I dërguari amerikan në Siri James Jeffrey, ambasadorja amerikane në OKB Kelly Kraft dhe ambasadori amerikan në Turqi David Sutherfield, të Martën, më 3 Mars udhëtuan ilegalisht nga Turqia në Idlib. Ata shprehën përkrahjen e SHBA-së për operacionet e Turqisë në Idlib dhe premtuan ndihma ushtarake për Turqinë. Siria në nëntë vitet e fundit ka qenë arenë e luftës kundër grupeve terroriste të mbështetura nga vendet perëndimore dhe arabe, duke vrarë qindra mijëra dhe shpërngulur miliona brenda dhe jashtë vendit.