Vriten 10 pjesëtarë të forcave të Khalifa Haftar në luftimet në Libi
(last modified Sun, 29 Mar 2020 14:08:04 GMT )
Mars 29, 2020 16:08 Europe/Tirane
  • Vriten 10 pjesëtarë të forcave të Khalifa Haftar në luftimet në Libi

Qeveria e Pajtimit Kombëtar të Libisë ka njoftuar për vrasjen e 10 pjesëtarëve të në mesin e tyre edhe disa komandantë të lartë të forcave të ushtrisë kombëtare në afërsi të qytetit Sirt.

Agjencia e lajmeve Anatoly njoftoi se forcat Qeverisë së Pajtimit Kombëtare ditën e diele deklaroi se Salem Derjak, shefi i operacioneve në qytetin Sirt dhe Al-Ghadhafi Al-Sanaij, zëvendësi i tij së bashku me tetë persona të tjerë të forcave të gjeneralit Khalifa Haftar janë vrarë gjatë sulmeve ajrore të kryera kundër selisë komanduese të grupit të ashtuquajtur “Ushtria Kombëtare e Libisë” që drejtohet nga gjenerali Khalifa Haftar në rajonin Al-Vashka në afërsi të qytetit Sirt.

Sipas këtij burimi, artileria e forcave të qeverisë së pajtimit kombëtar të Libisë ka sulmuar gjithashtu disa objektiva të forcave të gjeneralit Khalifa Haftar në rajonin Kasr bin Ghashir në jug të Tripolit.

Luftimet mes forcave të qeverisë së pajtimit kombëtar dhe forcave të gjeneralit Khalifa Haftar kanë rifilluar përsëri të martën e kaluar në jug të qytetit Tripoli të Libisë.

 

Tags