Sejful-Islam Ghadafi nuk është larguar nga Libia, Turqia në kërkim të djalit të Ghadafit
(last modified Fri, 15 May 2020 13:47:34 GMT )
May 15, 2020 15:47 Europe/Tirane
  • Sejful-Islam Ghadafi nuk është larguar nga Libia, Turqia në kërkim të djalit të Ghadafit

Një burim politik libian ka deklaruar se Sejful-Islam Ghadafi ndodhet në Libi dhe së shpejti do të deklarojë qëndrimet e veta në lidhje me ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në këtë vend.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Muhamed Al-Abanij, një politikan i njohur në Libi, ka thënë: “Sejful-Ghadafi, djali i ish-diktatorit të Libisë Moamar Ghadafi, ndodhet në gjendje fizike të mirë dhe së shpejti do të dal në mënyrë publike për të deklaruar qëndrimet e tij në lidhje me zhvillimet aktuale në Libi”.

Ai i cili është edhe kryetar i Komitetit për përgatitjen e Kongresit Kombëtar të Libisë, nuk ka zbuluar vendin ku ndodhet Sejful-Islam Ghadafi, mirëpo ka thënë se ai është në një vend të sigurt dhe nën masa të rrepta të sigurisë.  

Kjo është në kohën kur militantët dhe strukturat e shërbimit inteligjent të Libisë janë në kërkim të Sejful-Islam Ghadafit, i cili që nga qershori i vitit 2017, kur Parlamenti i Libisë ka lëshuar vendimin për lirimin e tij, nuk është paraqitur asnjëherë në mënyrë publike.

Ndërkohë Fatou Bensouda, prokurorja e përgjithshme e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, në nëntorin e vitit të kaluar ka informuar Këshillin e Sigurimit të OKB se posedon informacione të cilat tregojnë se Sejful-Islam Ghadafi nuk është larguar nga qyteti Al-Zentan në jugperëndim të Libisë dhe akoma qëndron në këtë rajon.

Forcat e qeverisë së pajtimit kombëtar të Libisë aktualisht nëpërmjet strukturave të inteligjencës dhe sigurisë, janë në kërkim të Sejful-Islam Ghadafi. Këto struktura thuhet se kanë vendosur edhe antena të ndryshme për të përgjuar bisedat e mundshme të individëve me Sejful-Islam Ghadafi.

 

Tags