Organizohet ceremonia zimbajtëse e imam Huseinit (as) në vende të ndryshme të botës
(last modified Sun, 30 Aug 2020 19:05:53 GMT )
Gusht 30, 2020 21:05 Europe/Tirane
  • Organizohet ceremonia zimbajtëse e imam Huseinit (as) në vende të ndryshme të botës

Ceremoni zimbajtje për imam Huseinin janë organizuar në shumë qytete të botës duke respektuar protokollet shëndetësore.

Në qytetin Johanesburg ceremonia e zisë për Ashuren e Imam Huseinit u organizua me pjesëmarrjen e disa iranianëve me banim në këtë qytet dhe në prani të Mehdi Aga’xhafari ambasador i Republikës Islamike të Iranit në Afrikën e jugut. Në Pekin gjithashtu ceremonia e zisë për imam Huseinin u organizua me pjesëmarrjen e dhjetëra iranianëve në ambientet e ambasadës së Republikës Islamike të Iranit dhe konsullatave të Iranit në qytetet Guanxho dhe Shangai. Ceremonia e zisë për martirizimin e imam Huseinit në qytetin Stamboll të Turqisë u organizua në formë madhështore nga dashamirësit e imam Huseinit(as). Me mijëra shiitë banues në Moskë, kryeqytetin e Rusisë gjithashtu janë mbledhur në qendrat islamike dhe në 7 huseinie dhe xhami për të organizuar zimbajtjen e Ashures së Imam Huseinit(as) duke respektuar plotësisht protokollet shëndetësore dhe duke përkujtuar martirizimin e atij imami dhe shokëve besnikë të tij. Shiitët dhe dashamirësit e Ehli Bejtit gjithashtu janë mbledhur në qendrat islamike të Berlinit në Gjermani ku kanë mbajtur zi për martirizimin e imam Huseinit(as) imamit të tretë të myslimanëve të botës. Me mijëra dashamirës të imam Huseinit në Pakistan gjithashtu kanë dalë në rrugë për të mbajtur zi për nder të atij imami. Ceremoni zie për Ashure janë mbajtur në qytete të mëdha të Pakistanit si Karaci, Pishovar, Lahor, Raulpindi, Kuite etj. Të pranishmit kanë vajtuar për martirizimin e imam Huseinit prijësit të dëshmorëve. Ceremoni zie për Ashuren janë organizuar edhe në shumë qytete të Afganistanit si Kabul, Navaz Sharif, Herat dhe në shumë baza ushtarake të këtij vendi. Shiitët e Bahrejnit ashtu si çdo vit, duke respektuar protokollet shëndetësore në rajone të ndryshme të vendit kanë mbajtur zi për martirizimin e imam Husienit. Në qytetin Sur të Libanit gjithashtu zimbajtësit huseinianë duke vendosur flamuj për imam Huseinin dhe në automjetet e tyre kanë organizuar ceremonitë e zisë për imam Huseinin(as). Ceremonia e zisë për Ashuren është organizuar në 300 zona të Nigerisë ku në disa prej tyre policia ka ndërhyrë kundër zimbajtësve duke plagosur dhe arrestuar disa prej tyre. Pas sulmit të forcave të policisë në Nigeri ndaj zimbajtësve Huseinianë(as) në qytetin Kaduna në veri të këtij vendi, 3 persona janë martirizuar dhe disa të tjerë janë plagosur. Në Kashmir gjithashtu zimbajtësit për imam Huseinin (as) që kishin dalë në rrugë janë sulmuar nga policia indiane kryesisht në lagjen Bamina në periferi të Seringarit kryeqytetit të kontrolluar nga India. Policia indiane ndaj zimbajtësve ka qëlluar me plumba plastike dhe gaz lotsjellës.

 


 

Tags