Prill 22, 2024 08:35 Europe/Tirane
  • Pse Britania është kthyer në një fuqi të mesme?

Pars Today/sq- Ish-sekretari i Jashtëm britanik, David Miliband, së fundmi ka thënë se ky vend ka humbur ndikimin e tij pas Brexit dhe është kthyer në një nga grupet e fuqive të mesme në botë.

Miliband, i cili aktualisht është Drejtori i Përgjithhëm i Komitetit Ndërkombëtar të Shpëtimit, ka thënë se për të ndryshuar rrjedhën e kësaj rënieje, Britania duhet të krijojë struktura dhe të ndërmarrë angazhime të reja me Bashkimin Evropian në fushën e politikës së jashtme.

“Marrëdhëniet tona janë të forta në NATO, por me BE-në ne nuk kemi pothuajse asnjë lidhje”, tha ai. Miliband gjithashtu deklaroi se në rast të zgjedhjes sërish të Donald Trump në fund të këtij viti, trendi i rënies së Britanisë mund të përshpejtohet.

Ai pretendon se edhe nëse Joe Biden bëhet fituesi për mandatin e dytë, ekzistojnë shenjat alarmante për humbjen e synimit, durimit dhe aftësisë së SHBA për të paraqitur një udhëheqje strategjike aktive dhe të vazhdueshme të botës.

Siç ka raportuar Guardian, Miliband shtoi se BE-ja, krahas dërgimit të armëve në Ukrainë, po pret 6 milionë refugjatë ukrainas dhe po luan lojtarin kryesor në fushën e zhvillimit, ndërsa merr pjesë në takimet e G20 dhe vepron si një superfuqi mbikëqyrëse në tregti, klimë dhe fusha dixhitale. Në duhet të ndryshojmë mendësinë tonë. Duhet të dimë se politika britanike ndaj Rusisë e ndarë nga BE-ja është dobësuar dhe do të jetë më pak efektive. E njëjta gjë është edhe me Kinën.

Prandaj, ky vendim britanik i vitit 2019 për t'u përmbajtur nga marrëdhëniet politike dhe marrëdhëniet e politikës së jashtme me BE-në duhet të ndryshojë. Duhet të krijohen struktura dhe të ndërmerren angazhime për të avancuar bashkëpunimin dhe koordinimin në shumë fusha të përbashkëta të politikës së jashtme, mbrojtjes, sigurisë dhe interesave të politikës së zhvillimit.

David Miliband, i cili ishte Sekretar i Jashtëm nga viti 2007-2010 gjatë kryesisë së Tony Blair dhe Gordon Brown, thotë se një nga iluzionet e Brexit ishte se fati britanik varet nga vendimet e veta në vend të aftësisë për të ndër vepruar dhe bashkëpunar me vendet e tjera.

Ai tha: “Administrata e Johnson ka treguar rrezikun që ekziston për politikëbërësit britanikë: mendimin iluziv për fuqinë dhe situatën e Britanisë në botë, e cila është nën dominimin e rreziqeve globale në rritje dhe të fuqishme, dinake, të aftë dhe herë pas here grabitëse, vendet dhe lojtarët joqeveritare, të cilët të gjithë po rriten. Ne duhet t'i perceptojmë realitetet e fuqisë sonë ashtu siç janë, në vend të asaj që kanë qenë në të kaluarën.

Ne nuk kemi buxhetin e Arabisë Saudite, ankorën e BE-së në Francë, aktivitetin dhe rrezikun rajonal turk apo fuqinë popullore të Indisë apo Indonezisë. Ne jemi një nga grupi i "fuqive të mesme" në sistemin botëror.

Pasuria, pronat ushtarake dhe reputacioni ynë janë ulur në dekadën e fundit krahasuar me të tjerët. Qëndrimi ynë për interesat jetike nga ekonomia deri te kriza e motit, siguria kombëtare dhe zhvillimi ndërkombëtar do të përkeqësohet, nëse nuk bëjmë përpjekje. Arsyeja e thjeshtë është se: bota po shkon drejt mungesës së një ekuacioni të shëndetshëm dhe Britania qëndron në anën e gabuar të disa prej tendencave kryesore. "

Tags