May 05, 2024 09:39 Europe/Tirane

Protestat e studentëve pro-palestinezë vazhdojnë të shtypen nga policia amerikane ndërsa vala e këtyre protestave po përhapet edhe në universitete të tjera jashtë Shteteve të Bashkuara.

Që nga fillimi i protestave kundër luftës së Izraelit në Gaza më 17 prill nën emrin "Lëvizja e Solidaritetit me Gazën" nga Universiteti Columbia në Nju Jork dhe përhapja e saj në universitete të tjera në këtë vend, sipas raportimeve, më shumë se dy mijë njerëz janë arrestuar. Në këtë drejtim, sipas agjencisë së lajmeve IRIB, policia amerikane duke ndjekur politikën e dëbimit dhe shtypjes së studentëve arrestoi 43 studentë pjesëmarrës në protestën antisioniste në Neë School University në Nju Jork. Në Universitetin e Çikagos, me gjithë rrethimin e policisë dhe kërcënimet ndaj universitetit, mbështetësit palestinezë vazhdojnë protestën kundër krimeve të Izraelit. Në Universitetin Princeton, policia bastisi vendin e ndenjjes së studentëve në bibliotekën e universitetit dhe arrestoi 15 studentë. Në Universitetin e Portlandit, policia amerikane arrestoi 12 studentë që morën pjesë në tubimin në mbështetje të Palestinës. Policia gjithashtu arrestoi 13 studentë në Universitetin e Nju Jorkut. Numri i studentëve të arrestuar nga policia në universitete të ndryshme amerikane ka kaluar dy mijë e dyqind persona dhe protestat antisioniste të studentëve vijojnë të zgjerohen.

Tags