Tahiri: BE marrë masa kundër Serbisë
(last modified Thu, 29 Dec 2016 09:01:50 GMT )
Dhjetor 29, 2016 10:01 Europe/Tirane
  • Tahiri: BE marrë masa kundër Serbisë

Edita Tahiri, ministrja për Dialog ka thënë Bashkimi Evropian duhet të merret seriozisht me Serbinë pas tentim-sulmi me bombë afër zyrave të reja të Qeverisë së Kosovës në Veri.

Tentim-sulmi, ka ndodh pikërisht në afërsi të objektit të Qeverisë që e kemi inauguruar sot. Sot aty kanë filluar punën mbi 20 ministri dhe agjencione. Ky sulm tregon se Serbia po i kundërvihet marrëveshjeve me bomba e mure. Këto komente Tahiri i ka bërë në emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova, pasi është bërë e ditur se afër zyrave të Qeverisë që janë inauguruar sot është gjetur një bombë. Serbia me këto akte po tregon se nuk i zbatojnë marrëveshjet. Bashkimi Evropian si garantuese e marrëveshjeve duhet të merret seriozisht me Serbinë, sepse ky sulm është kundër krejt këtij procesi. Telegrafi/

 

Tags