Janar 02, 2021 06:52 Europe/Tirane
  • Nëndetësja “Fateh”, simbol i hyrjes së Iranit në grupin e prodhuesve të nëndetëseve në botë

Forcat detare të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit për realizimin e misioneve të tyre në garantimin e sigurisë së ujërave të Iranit dhe kryerjen e misioneve jashtë kufijve kanë nevojë për pajisje dhe armatimeve vendore dhe moderne.

Forcat detare të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit gjatë viteve të kaluara me natyralizimin e shumë mjeteve lundruese, raketave dhe pajisjeve të tjera detare dhe me bazë detare, janë përkushtuar në plotësimin e nevojave të tyre me prodhimet vendore. Duke marrë parasysh nevojat e pranisë me pajisje nënujore dhe ndërtimin e pajisjeve të nevojshme për këtë aktivitet siç janë nëndetëset e ndryshme, industria detare e Ministrisë së Mbrojtjes së Iranit ma anë të një veprimi të guximshëm, ka filluar projektimin dhe ndërtimin e llojeve të nëndetëseve të ndryshme të lehta, gjysmë të rënda dhe të rënda dhe në një hap më të rëndësishëm, ka arritur të projektojë dhe prodhojë nëndetësen gjysmë të rëndë të klasës Fateh duke u mbështetur në kapacitetin e ekspertëve dhe potencialeve të brendshme. Nëndetësja e klasës Fateh hynë në kategorinë e nëndetëseve shumë të vogla të Iranit, do të thotë konsiderohet në një shkallë më të ulët të nëndetëses së klasës Ghadir dhe nëndetëses së rëndë të klasës Tarik, por që është projektuar dhe ndërtuar veçanërisht për t’u vendosur në dispozicion të një lloji të nëndetëseve të cilat janë edhe të fuqishme edhe të lehta dhe më të shpejta në lëvizje. Revista amerikane “National Interest” në një raport të saj duke vë në dukje prodhimin e nëndetëses Fateh nga ana e Iranit, ka shkruar: “Pavarësisht presionit ekonomik dhe sanksioneve të Perëndimit, Irani po avancon dhe po shënon progres në modernizimin e programeve të forcave detare të ushtrisë së vet”.

Një vështrim i përgjithshëm

Ekspertët dhe industria ushtarake e Iranit në vitet e fundit në fushën e pajisjeve dhe mjeteve detare kanë shënuar suksese të mëdha dhe në suksesin e tyre të fundit detar, ata kanë përuruar nëndetësen e klasit Fateh më 18 shkurt të vitit 2019. Nëndetësja Fateh konsiderohet nëndetësja e parë gjysmë e rëndë iraniane dhe ka peshë 527 tonë dhe 412 pjesë të instaluara dhe është rezultat i 4 milionë e 202 mijë orë punë fuqi njerëzore të përpjekjeve të ekspertëve dhe shkencëtarëve të organizatës së industrisë detare të Ministrisë së Mbrojtjes së Iranit në bashkëpunim me forcat detare të ushtrisë, universiteteve dhe qendrave e kompanive me bazë shkencëtare. Kjo nëndetëse pas prodhimit dhe përurimit, është vendosur në dispozicion të flotës jugore të forcave detare të ushtrisë së Iranit. Specialistët dhe ekspertët iranianë gjatë një procesi 10 vjeçar të prodhimit të kësaj nëndetëse, kanë arritur të zhvillojnë 76 lloje të teknologjisë moderne të botës që tani tërësisht janë teknologji vendore dhe kjo nëndetëse është projektuar dhe prodhuar nga organizata e industrisë detare dhe nga kompanitë e varura nga Ministria e Mbrojtjes së Iranit si dhe në bashkëpunim me shumë kompani me bazë shkencore. Këto teknologji përfshinë sistemet e sofistikuara sonari, rënien elektronik, administrimin e betejës së kombinuar, sistemin dirigjues të raketave nga nën niveli i detit mbi nivelin e detit, drejtimin e raketave Ezhder, sistemet e luftës elektronike, sistemin e telekomunikimin e sigurt dhe të unifikuara si dhe me dhjetëra sisteme të tjera moderne dhe të sofistikuara. Rreth 75% e pajisjeve dhe sistemeve të përdorura në nëndetësen Fateh janë prodhuar brenda në vend dhe pjesa tjetër e pajisjeve është siguruar nga tregu i jashtëm dhe janë blerë nga shtetet e tjera. Kjo nëndetëse ka kapacitet që të qëndrojë në det për 35 ditë dhe në thellësi mbi 200 metra dhe mund të lëvizë me shpejtësi nga 11 deri në 14 kn në orë. Gjithashtu motori i kësaj nëndetëse është turbo-gjenerator. Shfrytëzimi i këtij lloj sistemi mund të ketë privilegje më shumë në krahasim me shfrytëzimin e motorit dizel për nëndetëse si për shembull krijimin e zhurmës më të vogël dhe më pak dridhje, qëndrueshmëri më të lartë përball tronditjeve të shkaktuara dhe shpenzime më të ulëta në vazhdimin e jetës së nëndetëses. Teknologjia e shtytjes elektronike, boshti dhe flutura dhe të gjitha mekanizmat e kësaj nëndetëse janë plotësisht prodhim vendor i Iranit. Kjo nëndetëse ka shpejtësi të lëvizjes në nivel të mirë dhe mund të arrijë në zonën operative në kohën më të shkurt të mundshme.

Karakteristikat

Nëndetësja e klasës së mesme Fateh është projektuar në atë mënyrë që njëkohësisht të ketë kapacitetin e duhur për sulm dhe mbrojtje kundër lundruesve mbi sipërfaqen e ujit dhe nën sipërfaqen e ujit. Nëndetësja Fateh duke poseduar 12 lloje sonar të ndryshëm duke përfshirë llojet aktive dhe jo aktive, ka kapacitetin e nevojshëm për vëzhgimin dhe kalimin e ambientit rreth e rrotull saj dhe mund të përcaktojë me shpejtësi thellësinë, shpejtësinë dhe zërin dhe të veprojë në mënyrë efikase edhe kundër forcave zhytëse të armikut. Nëndetësja Fateh me sistemin e mbështetjes së veprimeve elektronike ESM që është përdorur në këtë nëndetëse, mund të kryejë veprimin e përcaktimit, identifikimit dhe gjetjes së drejtimit të llojeve të ndryshme të valëve të radarit dhe sinjaleve komunikuese që lëshohen nga anijet, mjetet fluturuese, nëndetëset dhe nga burimet e tjera dhe me ndihmën e këtij sistemi të përgatitet për vetëmbrojtje ose për organizimin e një lufte ose për mbështetjen inteligjente ndaj lundruesve të veta në skenën e betejës së luftës. Me ndihmën e këtij sistemi, shtohet niveli i informimit të kësaj nëndetëse në lidhje me pozitën e vet dhe të zonës rreth saj me qëllim të vetëmbrojtjes, organizimit të një beteje ose mbështetje inteligjente ndaj lundrueseve të veta në skenën e luftës. Sistemi i mbështetjes së veprimeve elektronike përfshinë mekanizmin e pranimit të valëve dhe sinjaleve, monitorët dhe pajisjet për analizimin dhe zbërthimin e informacioneve të koduara dhe mikroprocesorin. Lidhja e këtij sistemi në aspektin e të dhënave me sistemin e administrimit të skenës së luftës dhe me sistemin e kontrollit të zjarrit, është hallka plotësuese e funksionimit të tij. Sistemi komunikues shumë funksional i nëndetëses Fateh gjithashtu është një lloj i sistemit me bosht në rrjet dhe një sistem i kombinuar i cili mund të futet në skenën e betejës edhe në mënyrë individuale edhe në kuadër të një grupi të anijeve luftarake. Prej kapaciteteve të këtij sistemi është vendosja e lidhjeve komunikuese në të njëjtën kohë me nëndetësen, lundruesen mbi sipërfaqen e ujit, zhytësin dhe mjetet fluturuese.

Një prej karakteristikave të rëndësishme të nëndetëses Fateh mund të përmendet pajisja e kësaj nëndetëse me sistemin për lëshimin dhe dirigjimin e raketave Cruise nga nën sipërfaqja e ujit në mbi sipërfaqen e ujit, për arsye se me këtë kapacitet nuk do të ekzistojë asnjë objektiv mbi sipërfaqen e ujit që do të mund të ikë nga shënjestra e kësaj nëndetëse iraniane. Në çështjeje e rëndësishme është kjo që ky kapacitet i cili ka nevojë për një shkencë dhe teknologji të veçantë, për herë të parë është instaluar në nëndetëset e klasës Ghadir të forcave detare të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit. Sipas admiral Rastgari, shefi i organizatës së industrisë detare të Ministrisë së Mbrojtjes së Iranit, “nëndetësja Fateh mund përdoret si një prej elementëve superiore në skenën e fushëbetejës së luftës. Azhderët, raketat dhe minat që janë përdorur në këtë nëndetëse, janë plotësisht të prodhimit vendor dhe forca shkatërruese e azhderëve tanë është e barabartë me gjashtë raketa Cruise kundër anijeve, do të thotë këto azhderë mund ta shkatërrojnë një anije 1000 tonelata brenda 10 sekondave dhe ta zhysin atë në fund të detit. Industria detare ka arritur të projektojë sistemin për lëshimin e raketave nga nën niveli i detit kapaciteti sulmues i Iranit në fushën detare është shtuar në masë shumë të madhe. Në këtë proces, raketa brenda në një kafaz mbrojtës e kalon rrugën drejt objektivit dhe kafazi mbrojtës sapo të dalë mbi sipërfaqen e ujit, hapet kapaku i tij dhe ndezët motori i raketës dhe pastaj raketa e shqyen nivelin e ujit dhe niset në drejtim të objektivit”.

Në përgjithësi, nëndetësja Fateh ka kapacitet për bartjen e raketave nën sipërfaqe të ujit, raketave det-ajër dhe ka katër vende për lëshimin e azhderëve 533 milimetër dhe dy azhderë rezervë si dhe ka kapacitet për bartjen e 8 minave detare. Kjo nëndetëse e prodhimit iranian ka kapacitet të madh në zbatimin e operacioneve speciale dhe për shkak të dimensioneve të trupit dhe fluturës, inteligjencës së aparateve dhe sistemeve, mund të hyjë në porte dhe në zona të kufizuara bregdetare dhe të bëjë transferimin e forcave speciale dhe dërgimin e tyre në zonën e përcaktuar. Përkrah kësaj karakteristike, nëndetësja Fateh ka edhe kapacitetin për vendosjen e minave në det dhe në rast të ndonjë agresioni ujor-tokësor kundër brigjeve të Iranit, ky lloj i nëndetëses ka mundësi që në një distancë të përshtatshme nga bregdeti si një njësi e avancuar, të luftojë kundër armikut. Në kohën e paqes, detyrë e kësaj nëndetëse Fateh është kryerja e operacioneve vëzhguese dhe mbledhja e informacioneve në fusha të ndryshme.

Nëndetësja e klasës së mesme Fateh është projektuar në atë mënyrë që të ketë kapacitet të sulmit dhe mbrojtjes në të njëjtën kohë në përballje me lundrueset e armikut mbi sipërfaqen e ujit dhe nën sipërfaqen e ujit. Kjo nëndetëse ka kapacitet për bartjen e llojeve të ndryshme të sistemeve dhe armatimeve detare siç janë minat, azhderët dhe raketat nga nën sipërfaqja e ujit në mbi sipërfaqen e ujit që shtojnë forcën e sulmit dhe veprimeve befasuese të kësaj nëndetëse në skenën e luftës. Kjo nëndetëse mund përdoret si një prej elementeve superiore në fushëbetejën e luftës dhe duke marrë parasysh madhësinë dhe peshën e saj, ajo mund të zhytet në ujërat e thella dhe të me thellësi të paktë dhe të kryer operacione të caktuara. Teknologjia Sonar e nëndetëses Fateh është prodhuar nga industria elektronike e Ministrisë së Mbrojtjes së Iranit dhe sistemet e saj të radarit, komunikimit dhe administrimit të luftës mund të marrin të dhënat dhe informacionet në lidhje me ambientin që e rrethon dhe në lidhje me operacionet dhe sistemet optike dhe elektronike të saj gjithashtu pamjet e i incizojnë në formën e videos dhe pa pasur nevojë për operator, mund t’i dërgojë informacionet nga sipërfaqja e ujit në dhomën e kontrollit.  

Karakteristikat e nëndetëses Fateh:

Prodhues: Organizata e industrisë detare të Ministrisë së Mbrojtjes së Iranit

Përdoruesit: Forcat detare të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit

Tërësia e nëndetëseve të prodhuara të klasës Fateh: 2 nëndetëse, të përfunduara 1 nëndetëse, aktive: 1 nëndetëse.

Lloj: Nëndetëse e kategorisë gjysmë të rëndë

Pesha: 527 tonelata (në sipërfaqe) 593 (në thellësi të ujit)

Gjatësia: 48 metra

Motori: dizel-elektronik

Shpejtësia 11 kn (20.35 kilometra) në sipërfaqe; 14 kn (25.9 km) në thellësi

Rrezet e veprimit: 6700 kilometra (3600 milje detare” me shpejtësi mesatare 8 kn.

Qëndrueshmëria operative e nëndetëses: 35 ditë, thellësia më e madhe e arritshme: 250 m.

Armatimet: 6 azhder ose raketa Cruise kundër objektivave mbi sipërfaqe të ujit dhe 8 mina detare.

Tags