Speciale për zgjedhjet e 13-ta presidenciale (15)
Zgjedhjet e 13-ta presidenciale të Iranit do të mbahen më 18 qershor 1400. Në këto zgjedhje, do të zgjidhet presidenti i tetë i Iranit.
Tani ka mbetur pak kohë deri në datën e këtyre zgjedhjeve. Me fillimin e fushatës zgjedhore menjëherë pas shpalljes zyrtare të kandidatëve të kësaj periudhe zgjedhjesh, partitë dhe grupet politike rritën aktivitetet e tyre elektorale për të bërë atmosferën e zgjedhjeve sa më tërheqëse.
Kjo konkurrencë, ashtu si zakonisht shoqërohen me analizimin e performancës dhe prezantimin e ideve dhe programeve, të cilat në mënyra të ndryshme mund të ndihmojnë për të zgjedhur kandidatin më të mirë nga njëra anë dhe nga ana tjetër, për të paraqitur plane dhe programe më të forta për t'iu përgjigjur kërkesave të njerëzve.
Për këtë arsye, arena e zgjedhjeve sidomos e zgjedhjeve presidenciale, është një nga skenat më entuziaste për tërheqjen e njerëzve në kutitë e votimit.
Zgjedhjet në Iran organizohen për pothuajse të gjitha pushtetet kryesore dhe të ndjeshme të shtetit, duke përfshirë këtu presidencën, Parlamentin Islamik dhe Asamblenë e Ekspertëve të Lidershipit, i cili është përgjegjës për zgjedhjen e udhëheqjes në rast nevoje, si dhe për formimin e këshillave islamikë të qyteteve dhe fshatrave.
Në sistemin e demokracisë fetare, vullneti i njerëzve ka një dinjitet dhe status të veçantë dhe ai rezulton me vazhdimin dhe forcimin e shtetit të Republikës Islamike. Në sistemin islamik, njerëzit zgjedhin, vendosin dhe përcaktojnë fatin e drejtimit të vendit përmes përfaqësuesve të tyre të zgjedhur. Prandaj, duke marrë parasysh rolin e njerëzve në sistemin islamik, shkalla e pjesëmarrjes së tyre në periudha të ndryshme të zgjedhjeve gjithmonë ka qenë e rëndësishme dhe është theksuar.
Lidhur me nevojën për pjesëmarrje sa më të gjerë të njerëzve në zgjedhje dhe pozicionin e tyre, Lideri Suprem thotë: "Vendi ynë mbështetet tek vota e njerëzve. Arsyeja pse armiqtë e kombit dhe lakmitarët nuk kanë qenë në gjendje të kafshojnë ndonjë pjesë të kësaj toke dhe ujin gjatë viteve të fundit, ka qenë prania, vullneti dhe pjesëmarrja e njerëzve në arena të ndryshme. Pjesëmarrja në përcaktimin e fatit të vendit, përveçse luan një rol në qeverisjen dhe përcaktimin e menaxhimit të vendit, gjithashtu luan rolin më të madh në neutralizimin e armiqësisë së armiqve.
Kjo tregon se modeli i demokracisë i shpjeguar në sistemin e Republikës Islamike të Iranit, i cili është i rrënjosur në fenë Islame, nuk ka një pikëpamje instrumentale ndaj njerëzve, sepse në të gjitha fazat e politikës dhe jetës shoqërore ai ndaj tyre ka një pikëpamje njerëzore dhe hyjnore.
Eksperti politik Saleh Eskandari thotë:
Në zgjedhjet presidenciale, motivet politike dhe motivet ekonomike të bazuara në një qasje të së drejtës dhe përgjegjësisë, bëjnë që votuesit të marrin pjesë masivisht në kutinë e votimit.
Prandaj, në modelin e demokracisë fetare në Iran, njerëzit në arenën politike dhe vendosjen e legjitimitetit për Republikën Islamike duke marrë pjesë në zgjedhje janë plotësisht të lirë dhe thonë fjalën e parë dhe të fundit.
Meysam Mohammad Joshi, një shkrimtar dhe aktivist mediatik në Kuvajt, në këtë drejtim i referohet një pike interesante dhe thotë: "Demokracia e Republikës Islamike përballë demokracisë së vendeve arabe është e papërshkrueshme dhe iranianët mund të kritikojnë zyrtarët e tyre lirisht dhe pa ndonjë problem. Por fatkeqësisht, popujt e vendeve arabe mund të hapin gojën vetëm në stomatologji dhe nuk kanë të drejtë të protestojnë apo kritikojnë shtetin e tyre".
Përkundër këtij fakti real, në çdo zgjedhje të mbajtur në Iran, media kundërshtare fillon të krijojë një atmosferë të rreme kundër zgjedhjeve. Sidoqoftë, këto media e dinë se pjesëmarrja e gjerë e popullit iranian në zgjedhjet është e pashembullt në rajonin e Azisë Perëndimore, si dhe e pashembullt në botë.
Angazhimet e gjera dhe të ndryshme në fakt janë një "rezervë strategjike" për imunitetin e shtetit kundrejt komploteve të armiqve dhe keqdashësve. Prandaj, niveli i pjesëmarrjes së njerëzve në zgjedhje është bërë një komponent i rëndësishëm i shtetit në Iran dhe me fjalë të tjera, duhet thënë më qartë se; "Pjesëmarrja maksimale" në zgjedhje në Iran, mbart me vete dy kategori të rëndësishme atë të "sigurisë" dhe "autoritetit" duke i rritur dhe forcuar ato në krahasim me nivelin aktual.
Gholamreza Mesbahi-Moghaddam, zëdhënës i Shoqërisë Klerike, thotë: "Ne fuqimisht kundërshtojmë pjesëmarrjen e kufizuar në zgjedhje. Unë e kam theksuar këtë pozicion shumë herë dhe kam deklaruar se Shoqëria e Klerikëve Rezistencë pajtohet me pjesëmarrjen maksimale të njerëzve. Në fakt, pikëpamja e shoqërisë nuk është partiake dhe fraksionale, por është pikëpamje kombëtare". Naxhafgholi Habibi, profesor universiteti dhe aktivist politik, gjithashtu beson se zgjedhjet në Iran janë një element kryesor në drejtimin e vendit dhe se janë njerëzit ata që vlerësojnë të ardhmen e tyre duke marrë pjesë në zgjedhje. Në çdo rast, janë njerëzit që nëpërmjet pikëpamjeve të tyre intelektuale, ekonomike dhe politike, shprehin vullnetin për të ardhmen duke marrë pjesë në zgjedhje. Për popullin iranian është shumë e rëndësishme çështja se cilat figura politike do të marrin në dorë të ardhmen e vendit.
Përvoja e zgjedhjeve në Iran tregon se themeli i Republikës së Republikës Islamike që në fillim është bazuar në zgjedhje dhe pjesëmarrjen e njerëzve në këtë ngjarje të rëndësishme. Rëndësia e kësaj pranie, edhe nëse shoqërohet me dështimin e një rryme të veçantë politike, është në krye të çdo strategjie tjetër zgjedhore. Respekti dhe vlera që sistemi i bazuar në demokracinë fetare në Iran tregon për njerëzit dhe partitë, është një lidhje e përhershme në afrimin e njerëzve me sistemin e Republikës Islamike. Prandaj zgjedhjet në sistemin e Republikës Islamike për shkak të ndjeshmërisë së brendshme dhe të jashtme, nuk janë vetëm një votë për një individ, grup apo fraksion politik, por një votë për të gjithë sistemin politik në vend.
Rendi politik demokratik në Republikën Islamike ka qenë në gjendje tu bëjë ballë të gjitha llojeve të konspiracioneve, luftërave, vrasjeve dhe sanksioneve, duke u mbështetur tek votat e njerëzve dhe me anë të pjesëmarrjes masive, në mënyrë inteligjente dhe me vetëdije të njerëzve në kutitë e votimit. Përvoja ka treguar gjithashtu se pavarësisht se cili kandidat zgjidhet, sa herë që niveli i pjesëmarrjes është ulur aq më shumë janë shtuar presionet.
Sic thekson Ajetollah Khamenei, Lideri Suprem i Revolucionit Islamik, të gjithë njerëzit, kandidatët, qeveria dhe palët e interesuara duhet të vlerësojnë zgjedhjet, sepse mbajtja e zgjedhjeve me pjesëmarrje të gjerë, entuziaste, të shëndetshme dhe të sigurt, është një rezervë për Republikën Islamike dhe kjo do t'i japë asaj më shumë imunitet.
Në fakt, pjesëmarrja në zgjedhje rrit fuqinë dhe autoritetin politik të Iranit në sistemin ndërkombëtar, sepse zgjedhjet janë një vend objektiv dhe real që njerëzit të jenë të pranishëm në skenën politike të vendit dhe kjo prani, kjo pjesëmarrje e gjerë dhe roli i popullit në përcaktimin e fatit të vet dhe të sistemit islamik, është një bazë e fortë për tu rezistuar hegjemonistëve dhe imponuesve.