Shtator 05, 2021 06:38 Europe/Tirane
  • Varka fluturuese Bavar, përvoja e parë e Iranit në fushën e fluturakeve sipërfaqësore

Marina e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit në vitet e fundit ka bërë hapa të mëdhenj në prodhimin e të gjitha llojeve dhe armëve efektive në fushën e luftës detare, veçanërisht në Gjirin Persik.

Marina e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit posedon qindra skafe, lëshues raketash, anije furnizimi dhe një sërë avionësh, helikopterë dhe dronë. Sidoqoftë, një nga asetet e saj unike është varka fluturuese "Bavar 2". Varkat fluturuese janë një nga pajisjet më të rëndësishme të Marinës së IRGC, sepse kjo pajisje është e aftë të kryejë një sërë misionesh në det. Kjo varkë fluturuese ka karakteristika unike në zbatimin e misioneve, si dhe manovrave dhe operacioneve ushtarake, të cilat e kanë rritur shumë hapësirën e përdorimit të saj. Bavar 2 është shumë e përshtatshme për mbrojtjen bregdetare dhe për patrullime të gjata dhe të shpejta për Iranin si një vend me më shumë se 1500 km bregdet në pjesën jugore. Në thelb, qëllimi i varkës fluturuese nuk është lartësia e madhe, sepse përparësia e efektit sipërfaqësor në përmirësimin e aftësive fluturuese dhe detare të kësaj pajisjeje ndodh në lartësi të ulët. Kjo varkë fluturuese është ndërtuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe Mbështetjes së Forcave të Armatosura të Iranit dhe është projektuar nga Organizatat e Industrive Ajrore dhe Detare dhe Universiteti i Teknologjisë Malik Ashtar. Ekzistenca e varkës fluturuese iraniane Bavar 2 u njoftua për herë të parë në ditën e pestë të manovrave të koduara Profeti i Shenjtë në Prill 2006. Edhe pse ky lajm pati një jehonë shumë të gjerë në atë kohë, dhe bota shprehu befasinë për aftësinë e Iranit për të ndërtuar këtë pajisje, por pas dorëzimit të 12 prej tyre në tetor 2010 nën drejtimin e pilotëve të trajnuar, gjë që tregoi funksionimin e plotë të Bavar 2 , u bë e qartë se Irani ka aftësinë e plotë për të prodhuar këto pajisje fluturuese detare. Sigurisht, një lloj i ri i varkave fluturuese Bavar është ndërtuar nën emrin Bavar 4, i cili ka aftësi më të larta se Bavar 2.

Avantazhet e varkës fluturuese

Varkat fluturuese ose pajisjet goditëse në sipërfaqe janë një lloj pajisje amfibe që, ndërsa janë në gjendje të ulen dhe fluturojnë mbi ujë, përdorin fenomenin e efektit sipërfaqësor dhe me modelin e tyre të veçantë rrisin aftësitë e tyre operacionale. Sipas projektimit të veçantë të këtyre pajisjeve, mund të thuhet se varka fluturuese nuk është një aeroplan të cilit i është dhënë aftësia për tu ulur në ujë, por sipas pritjeve operacionale, është një varkë të cilës i është dhënë aftësia për të fluturuar duke përdorur një fenomen të thjeshtë fizik. Një nga avantazhet e një varkë fluturuese është se çdo zonë në det mund të jetë pika fillestare e misionit të saj dhe nëse është e nevojshme, mund të ulet në çdo zonë dhe të fshihet në brigjet e saj. Këto lloje të pajisjeve u bënë të njohura pas Luftës së Dytë Botërore, dhe shembujt e parë të suksesshëm operacionalë u bënë në Bashkimin Sovjetik. Shpejtësia më e shpejtë sesa anijet konvencionale dhe madje edhe skafet, rezistenca më e ulët e ajrit ndaj ujit e cila kërkon një motor më të lehtë me më pak fuqi, konsum më të ulët të karburantit, rrezja dhe shpejtësia më e madhe janë përparësi të rëndësishme të modelit të varkës fluturuese. Gjithashtu, mundësia e fluturimit në dete të trazuara ku anijet nuk janë në gjendje të operojnë në mënyrë të sigurt për shkak të aftësisë për të fluturuar deri në disa metra mbi nivelin e ujit, shpejtësia e lartë në kryerjen e misioneve në krahasim me pajisjet e tjera të zakonshme detare janë përparësi të dukshme në performancën e këtij lloji të pajisjeve. Shpejtësia e lartë e varkës fluturuese krijon një raport të kombinuar midis fuqisë së ujit dhe të ajrit duke ndihmuar në mbajtjen e më shumë peshave dhe në përshkimin e trajektoreve më të gjata.

Të dhënat dhe veçoritë

Shpejtësia e varkës fluturuese Bavar 2 është midis 185 km në orë dhe më shumë se 190 km në orë dhe lartësia e saj e zakonshme e fluturimit është 1 deri në 5 metra dhe mund të arrijë deri në disa dhjetëra metra. Motori i Bavar 2 është montuar pas kabinës së pilotit, pak më mbrapa dhe mbi trupin e avionit për ta mbrojtur atë nga uji. Ky motor me helikë me tre tehe dhe pistoni i tij është i instaluar në një kënd pozitiv kundrejt horizontit për të pasur gjithmonë një përbërës të forcës në drejtimin lart dhe për të ndihmuar forcën e ngritjes për ta bërë më të lehtë ngritjen nga uji dhe gjatë fluturimit sipas lartësisë kjo ndihmon në ruajtjen e sigurisë.

Versioni me dy persona i Bavar 2 është bërë për përdorim trajnimi.  Në llojin me vetëm një person, pesha e personit të dytë dhe pajisjet e përdorura prej tij, të tilla si sedilja, pajisjet elektronike të kabinës dhe sistemet e drejtimit dhe kontrollit janë hequr dhe tek Bavar 2 i shtohen ngarkesës portative, e cila mund vlerësohet në 90 deri në 110 kg.  Prandaj, Bavar 2 është i aftë të mbajë të paktën një raketë cruise anti-anije Kousar. Në fushën e pajisjeve dhe armëve, ai është pajisur me kamera të ndryshme shikimi gjatë ditës dhe natës me aftësinë për të dërguar informacione në kohë reale, si dhe municione të ndryshme. Gjithashtu thuhet se në të ardhmen e afërt raketa cruise dhe raketa anti-nëndetëse mund t'i shtohen kësaj varke fluturuese. Bavar 2 është një fluturues me krahë të montuar në trup.  Krahu ka formën e deltës me një përmasa të madha, ka një kënd të madh, me lakim në sipërfaqen e poshtme të krahut, ndërsa bazamenti i krahut është i gjatë dhe shtrihet deri në bisht. Trashësia e krahut të Bavar 2 është në proporcion me gjendjen e fluturimit dhe me shpejtësinë e ulët. Në të njëjtën kohë, kjo strukturë ka krijuar një hapësirë ​​të përshtatshme për mbartjen e më shumë karburanti. Fundi i bishtit është në formën T dhe një pjesë e bishtit si timoni vertikal i varkës, është i lëvizshëm dhe futet në ujë, kur varka fluturuese noton për të vepruar. Pjesa e poshtme e trupit, e cila është në kontakt me ujin, ka modelin e  skafave të shpejta, e cila përsëri ndihmon për të lëvizur Bavarin në mënyrë optimale kur ai lundron. Në dy skajet e krahëve të Bavar 2, ka krahë mbi të cilat ka një pjesë lëvizëse. Kjo pjesë lëvizëse vepron si një "radar" dhe si një kontrollues shtesë i nivelit, duke rritur manovrueshmërinë e Bavar 2.

Një pikë tjetër këtu është se krahu është nga jashtë ka aftësinë e lëkundjes, kështu që forma e përgjithshme e Bavar 2 nga përpara është e ngjashme me shkronjën Ë. Ky projektim është përdorur si një dizajn i zakonshëm në disa anije të vogla dhe të mëdha fluturuese të huaja. Kjo prirje e krahut zvogëlon reflektimin e tij në radar, veçanërisht nga anët, në vend që ai të instalohet thjesht në një kënd prej 90 gradësh në fund të krahut. Nën të njëjtin krah është një pjesë e madhe e quajtur ski ose lundrues ndihmës, e cila është në kontakt me sipërfaqen e ujit dhe është e instaluar për të ndihmuar në një lundrim më të mirë dhe që Bavar 2 të ruajë ekuilibrin, si për dhe  uljen më të lehtë në ujë. Edhe pse ky objekt është një pajisje hidrodinamike, efekti i tij në aerodinamikën e varkës fluturuese është gjithashtu pozitiv sepse kufizon lëvizjen e ajrit me presion të lartë nga krahu në krah. Për shkak të aftësisë së lartë të vrake fluturuese si një automjet i tipit ajror me një natyrë amfibe në kryerjen e misioneve në mjedisin detar, zbatimi i disa modifikimeve në Bavar 2 mund të shtojë edhe më shumë efikasitetin e tij në të ardhmen. Më e rëndësishmja është se Bavar 2 do të pajiset me raketa kundër anijeve. Gjithashtu, nëse është e mundur të mbartë raketa ajër-ajër, atëherë krijohet mundësia që ai të përballet me dronët e shumtë të armikut duke treguar një aftësi të jashtëzakonshme.  Ndërthurja e këtyre pajisjeve me njësi të tjera sipërfaqësore dhe ajrore, gjithashtu do të përmirësojë aftësinë operacionale të Bavar 2 në betejat e sotme moderne.

 

Tags