Janar 02, 2024 20:46 Europe/Tirane

Gjeneral Kasem Sulejmani deri para se të emërohej në postin e komandantit të forcës "Kuds" të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit, drejtonte luftën kundër bandave të trafikimit dhe kontrabandës së lëndëve narkotike në kufijtë e Iranit dhe Afganistanit.

Lufta e imponuar Iran-Irak përfundoi në vitin 1368 të kalendarit iranian që përkon me vitin 1988, dhe gjeneral Kasem Sulejmani u kthye në Kerman. Në vitet 1989-1990, përveç komandës së brigadës "Tharullah" në Kerman, gjeneral Kasem Sulejmani u emërua edhe komandant i forcave të Gardës Revolucionare në zonën juglindore të Iranit. Ai në këtë zonë në mënyrë të pandërprerë ishte i preokupuar me luftën kundër grupeve terroriste dhe destruktive të cilat drejtoheshin nga kufijtë lindorë të Iranit. Gjeneral Kasem Sulejmani deri para se të emërohej në postin e komandantit të forcës "Kuds" të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit, drejtonte luftën kundër bandave të trafikimit dhe kontrabandës së lëndëve narkotike në kufijtë e Iranit dhe Afganistanit.

Kasem Sulejmani

Pjesa juglindore e Iranit e cila kufizohet me Afganistanin dhe Pakistanin, nuk kishte nivelin e duhur të sigurisë në ato vite. Disa grupe merreshin me trafikimin e mallrave të ndryshme dhe me trafikimin e armëve. Grupet destruktive kishin një prani të madhe në këtë rajon dhe shpeshherë kryenin edhe veprime të armatosura kundër Republikës Islamike të Iranit. Rajoni juglindor dhe zonat shkretinore të gjera në juglindje të Iranit, kishin karakteristika dhe rrethana të veçanta. Stili i jetës së popullatës, kushtet e privimit dhe prapambetjes në nivel të gjerë që kishin sunduar për qindra vjet në këtë rajon dhe më e rëndësishme se të gjitha këto, komplotet e armikut amerikan dhe të grupeve takfiriste e ekstremiste; ishin tre kategori të çështjeve të këtij rajoni që gjeneral Kasem Sulejmani ka dëshmuar se kishte një zotërim të mirë mbi këta faktorë. Ai vetë ishte një njeri që ishte lindur dhe rritur në këtë rajon dhe i njihte shumë mirë karakteristikat e një ambienti jetësor të zonave shkretinore. Gjeneral Kasem Sulejmani ishte një personalitet i dhembshurisë i cili me thellësinë e shpirtit dhe trupit e kishte përjetuar dhimbjen e varfërisë dhe të privimit. Ai ishte një njeri i cili ishte rritur e pjekur për tetë vite në vatrat e luftës dhe nën dritën e besimit dhe vigjilencës, i njihte shumë mirë komplotet që bëheshin kundër popullit iranian. Këto tre veçori përkrah vendosmërisë dhe vullnetit të palëkundur të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit për të vendosur sigurinë në këtë rajon, u bënë shkak që gjeneral Kasem Sulejmani të futet në fushëbetejën e luftës kundër krerëve të bandave të kontrabandës dhe grupeve destriktive të tjera. Ata ishin krerët e bandave kriminale të cilët qarkullonin me nivelin më të lartë të pajisjeve dhe kushteve të luftës guerile dhe nuk kursenin kryerjen e çfarëdo krimi të mundshëm.

Gjeneral Kasem Sulejmani kur u fut në fushëbetejën e kësaj lufte, nuk ka vepruar në bazë të këndvështrimit të luftës kundër bandave kriminele, por këndvështrimi i tij ishte shpëtimit dhe rregullimi i gjendjes ekonomike të popullatës së këtij rajoni. Gjeneral Ali Kasemi, një prej komandantëve të Gardës Revolucionare, në lidhje me këtë thotë: "Në kohën kur grupet kriminele prishën sigurinë e këtyre zonave deri në atë masë sa që në aksin rrugor Birxhand-Ghain këto banda të krimit kishin rrëmbyer disa qytetarë dhe në aksin rrugor Birxhand-Zahedan, gjithashtu askush nuk guxonte të lëvizte natën, gjeneral Kasem Sulejmani pas një pune dhe veprimtarie të pandalshme gjashtëmujore, arriti ta vendosë sigurinë e plotë në këto akse rrugore dhe në këto zona. Në atë kohë kur e gjithë popullata e këtyre zonave i kishte frikën bandave kriminele, gjeneral Kasem Sulejmani shkoi nga kufiri i zonës Taibad e deri në Zabol dhe Zahedan dhe u takua me popullatën dhe qytetarët e këtyre zonave dhe u premtoi atyre të gjithëve se do ta vendosë sigurinë në këto zona".

Përleshjet e armatosura, kurthet dhe operacionet e mëdha të forcave të Gardës Revolucionare vazhdonin përkrah veprimeve themelore të njësive të inteligjencës dhe forcave të tjera të sigurisë kundër bandave destruktive dhe kriminele. Operacione të vazhdueshme dhe të gjera që nga njëherë janë shoqëruar edhe me bombardimin e vendstrehimeve të bandave kriminele. Mirëpo gjeneral Kasem Sulejmani ishte në kërkim të një rrugëzgjidhje më të mirë për këtë çështje. Dhënia e garancisë së shkruar në letër për pjesëtarët e bandave kriminele dhe destruktive të cilët ishin të gatshëm të dorëzojnë armët; ishte një rrugëzgjidhje të cilën e ka ndjek gjenerali trim dhe komandanti i brigadës "Tharullah" gjatë viteve 1990-ta. Një plan ky i cili arriti të marrë edhe konfirmimin dhe lejen e autoriteteve më të larta shtetërore të Iranit dhe gjeneral Kasem Sulejmani u bë lajmëtari dhe përgjegjësi për zbatimin e këtij plani në provincat Kerman dhe Siristan-Baluçistan.

Kasem Sulejmani

Haxh Kasem Sulejmani ishte një komandant klasik. Në frontin e luftës ishte më përpara se forcat e zbulimit dhe forcat e inteligjencës. Forcat e zbulimit dhe forcat e inteligjencës zakonisht shkojnë përpara vijës së parë të frontit të tyre dhe kalojnë prapa vijës së parë të frontit të armikut për të zbuluar dhe identifikuar pozicionet dhe kushtet e forcave të armikut. Haxh Kasem në zonat juglindore të Iranit gjithashtu ishte kaq përpara forcave të tjera. Pjesëtarët e grupeve destruktive dhe kriminele nuk mund të besonin se është komandanti ai i cili ka dalë në ballë të grupit dhe po thotë: "Unë kam ardhur që të zgjidh problemin tuaj, të hapi puse dhe të rregullojmë ujësjellësin në mënyrë që ju të merreni me bujqësi dhe të dorëzoni armët".

Në të vërtetë, propozimi i Haxh Kasem Sulejmani për dhënien e garancisë së sigurisë për pjesëtarët e grupeve të armatosur destruktive kishte edhe mbështetje ekonomike. Ai gjatë takimeve dhe mbledhjeve me pjesëtarët e penduar të grupeve kriminale të armatosura kishte folur për dhënien e ndihmave dhe krijimin e kushteve për zhvillimin e bujqësisë, për dhënien e makinerisë për punë në fusha bujqësore, për hapjen e puseve të ujit, madje edhe për krijimin e kompanisë së kooperativës për prodhim, të cilat vendoseshin në dispozicion të tyre me pëlqimin dhe mbështetjen e autoriteteve shtetërore në mënyrë që ata duke punuar dhe zhvilluar biznesin, të siguronin kushte më të mira për jetë.

Planet dhe masat ushtarake të gjeneral Kasem Sulejmani nuk ishin të bazuar në detyrim dhe dhunë. Ai nuk shikonte afër, por shikonte në horizonte më të largëta. Nga këndvështrimi i tij, korrigjimi i pjesëtarëve të bandave dhe grupeve destruktive ishte një dimension i veçantë i çështjes kurse vendosja e sigurisë së qëndrueshme në këto zona, ishte një dimension tjetër. Haxh Kasem Sulejmani kishte aq shumë autoritet sa që brenda asaj periudhe kohore të cilën e kishte caktuar vetë, të gjitha fiset e popullatës vendase dorëzuan identifikuan dhe dorëzuan pjesëtarët e grupeve rebele dhe të armatosura të cilët përbënin një shifër me disa qindra persona. Pjesëtarët e grupeve të armatosur dhe destruktive vinin dhe duke mbajtur armët e tyre lartë mbi kokë, lëshoheshin nga bjeshkët dhe deklaronin se "ne po iu dorëzohemi pranë gjeneral Sulejmani". Ky proces shkoi deri në atë masë sa që vetëm një person i armatosur në rajonin Kahnuxh u dorëzua me vonesë që Haxh Kasem për këtë arsye ndali dhënien e të gjitha kushteve dhe ndihmave e lehtësimeve derisa u dorëzuan edhe pjesëtarët e fundit të grupeve të armatosura dhe destruktive. Në këtë mënyrë u vendos siguria dhe qetësia në rajonin juglindor të Iranit. Gjeneral Kasem Sulejmani pasi u dha letrën për garantimin e sigurisë pjesëtarëve të grupeve të armatosura kriminele dhe ata në shkëmbim dorëzuan armët, vetë ai së bashku me forcat e tij filloi të hapë puse dhe të përgatisë fusha bujqësore në mënyrë që të përmirësohet gjendja ekonomike e popullatës së atyre zonave.

Dorëzimi i armëve nga grupet e armatosura

Në vitin 1997, me vendosjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajon, Haxh Kasem Sulejmani i shkroi një letër liderit suprem të Revolucionit Islamik me këtë përmbajtje: "Puna ime në zonat juglindore të vendit mbaroi. Nëse ju e konsideroni të nevojshme, mund të marrë punët tjetër". Po at vit, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit e emëroi gjeneral Kasem Sulejmanin në postin e komandantit të forcës "Kuds" të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit. Gjatë atyre ditëve edhe në Kerman u përhap lajmi se gjeneral Kasem Sulejmani do të largohet nga Kermani. Një mërzi e madhe kaploi të gjithë veteranët e luftës, invalidët, luftëtarët dhe ish-robërve të luftës që sapo ishin kthyer atje. Nga lajmi për largimin e gjeneral Kasem Sulejmani të gjithë ishin jo të shqetësuar, por të zemëruar e nervozuar. Secili në mënyrën e vet bënte përpjekje për qëndrimin e tij.

Njëri prej bashkëluftëtarëve të tij e përshkruan në këtë mënyrë mërzinë dhe pikëllimin e qytetarëve të Kermanit nga largimi i Haxh Kasem Sulejmani duke transmetuar një kujtim dhe shkruan: "Ishe ulur prapa një tavoline me ngjyrë të gjelbër, me rroba të rregulluara ushtarake dhe me dy sytë që shkëlqenin sikur agimi i mëngjesit dhe nën vetullat e tua të trasha dukeshin si dy dete të bashkuara. Valët e dashurisë dhe mirësisë e bujarisë tuaj gjithmonë ishte të njohura. Një burrë plak me një tabak të mbushur me gota çaji, hyri në zyrë. Ai vendosi nga një gotë me çaji para secilit prej nesh dhe në fund vendosi një çaji edhe para juve. Nuk fliste fasë. Dukej se e kishte një të dridhur në duart e tij, jo nga pleqëria, por nga trazimi. Ai vendosi gotën me çaji para dorës tënde dhe i nguli sytë në fytyrën tënde. Dukej i pakënaqur dhe ankues që nuk i hiqte sytë nga sytë e tuaj. Ishte sikur një baba që dëshironte ta qortonte djalin e tij të ri. Ai e kishte përqendruar shikimin e tij të rëndë në sytë tuaj. Ti vetëm buzëqeshe, thuajse e dije se çfarë dëshiron të thotë plaku. Unë mendova se ndoshta dikush ka treguar mosrespekt ndaj tij ose ka ndonjë problem persona për të cilin është duke menduar që ta thotë apo të mos e thotë. I kape dorën atij dhe e vendose në mes të duarve tua të ngrohta dhe i shtrëngove dorën. Pikëllimi i plakut shpërtheu. Nga sytë e tij filluan të pikonin kokrra loti të mëdha. Unë isha duke vështruar me vëmendje skenën e përmallimit dhe dashurisë së atij burri plakë i cili me siguri që një ditë ka qenë një prej forcave tua luftarake. Burri plak filloi të flasë dhe me dialektin lokal të Kermanit në mesin e gulçimave të vajit, tha: "Do të shkosh, Haxhi?" Ti u ngrite dhe more në përqafim plakun dhe i the atij: "Të marrsha të keqen, unë jam një ushtar, një ushtar duhet të shkojë në çdo vend ku e urdhëron komandanti". Plaku në përqafimin tënd çau e derdhi lot derisa u shfry dhe pranoi se një ushtar duhet të shkojë çdo kund që e urdhëron komandanti. E mori tabakun, lëshoi një ofshamë të thellë dhe shkoi...".

Kasem Sulejmani prezantohet në krye të forcës Kuds të Gardës Revolucionare

Në vitin 1389 të kalendarit iranian që përkon me vitin 2010, gjeneral Kasem Sulejmani nga ana e Ajetullah Khamenei, komandantit suprem të forcave të armatosura të Iranit, u ngri me një gradë ushtarake dhe arriti gradën e Gjeneral-Major dhe lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit e quajti atë "Martir i Gjallë". Ai në shkurt të vitit 2011, zyrtarisht mori gradën ushtarake "Gjeneral-Major" që është grada më e lartë ushtarake në Iran.

Kasem Sulejmani merr gradën "Gjeneral-Major"

Sa më shumë kohë që kalonte, forca "Kuds" e Gardës Revolucionare bëhej më e fuqishme. Në atë kohë, forcat tokësore të Gardës Revolucionare duke marrë parasysh eksperiencën dhe të kaluarën që kishte gjatë luftës së imponuar, njihej si shtylla kryesore e Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit. Njerëzit i njihnin edhe forcat vullnetare "Basixh". Deri në një masë të vogël i njihnin edhe forcat detare dhe forcat ajrore të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit, por askush nuk e njihte forcën "Kuds" të Sepahut, kjo gjendje ka vazhduar deri në vitin 2017, kur mund të thuhet se forca "Kuds" e Sepahut manifestoi kulmin e fuqisë dhe madhështisë së vet në Iran dhe në rajonin e Azisë Perëndimore. Haxh Kasem Sulejmani ka vepruar me sukses edhe në Afganistan, Bosnjë dhe Hercegovinë, Irak, Siri, Liban etj., dhe në çdo fushëbetejë ka krijuar epope.

Tags