Tragjedia në Mina
(last modified Sat, 24 Sep 2016 08:45:32 GMT )
Shtator 24, 2016 10:45 Europe/Tirane

Vetëm vizitorët meshkuj edhe atë vetëm në një kohë të caktuar, mund të hyjnë në varrezat Baki'e të Medinës. Qëndrimi pranë varrezave dhe lutja pranë tyre, është e ndaluar dhe ky ndalim është edhe më i ashpër rreth qëndrimit pranë varrezave të imamëve të myslimanëve shiitë dhe shoqërohet me kërcënim dhe frikësim. Në Arabinë Saudite liria fetare nuk ka kuptim dhe vehabizmi në praktikë predikon dhe zbaton mendimet dhe bindjet e tij të devijuara.

Në edicionin e kaluar pasi shpjeguam shkurtimisht dy ngjarjet kryesore që ndodhen në Haxhin e vitit të kaluar, do të thotë rrëzimin e një vinçi në Masxhidul-Haram dhe mbytjen e një numri të madh të haxhinjve në tragjedinë e Minasë, transmetuam kujtimet e Muhamedit, një prej haxhinjve i cili vitin e kaluar kishte shkuar për ta kryer Haxhin dhe ishte i pranishëm në këto ngjarje, në këtë edicion do të vazhdojmë me kujtimet e tij.

"Arritëm në Medine, në qytetin e Profetit të fundit të Zotit. Të gjithë jemi të emocionuar për ta vizituar Xhaminë e Profetit s.a.v.s... Në oborrin e Xhamisë, udhëzuesi i karvanit shpjegon historikun, karakteristikat dhe mirësitë e kësaj xhamie. Mirëpo shumë shpejtë forcat saudite të sigurisë arrijnë në vendin e ngjarjes dhe shpërndajnë grupin tonë. Nuk dihet arsyeja për të cilën ata pengojnë tubimin tonë dhe fjalët e udhëzuesit të karvanit i cili ishte një klerik. Në ditët e tjera dhe gjatë vizitës së vendeve historike dhe fetare të Medinës dhe të zonave rreth saj, gjithashtu u bë një trajtim i tillë me tubimin e vizitorëve dhe forcat saudite të sigurisë vazhdimisht na pengonin neve gjatë këtyre vizitave. Sjellje të tilla tregojnë se atmosfera e Medinës, është një atmosferë plotësisht nën masa të ashpra të sigurisë.

Foto: Xhamia e Profetit

Spikeri...

Edhe brenda në ambientet e Xhamisë së Profetit s.a.v.s., forcat saudite të sigurisë nuk i lënë të qetë vizitorët. Forcat saudite me pretekst të vendosjes së rendit dhe sigurisë, pengojnë ceremonitë fetare dhe lutjet e besimtarëve të pasionuar të cilët pas shumë vite kishin ardhur për ta vizituar Xhaminë e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s.. Forcat saudite të sigurisë largojnë besimtarët nga muret që rrethojnë varrin e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s., ndërsa besimtarët të zhgënjyer dhe nga frika e forcave saudite, vetëm nga larg japin selam dhe përshëndesin Profetin e tyre të dashur, bëjnë ca lutje në vete dhe largohen. Këto masa janë edhe më të rrepta në varrezat Baki'e ku pushojnë eshtrat e shumë figurave dhe personaliteteve të mëdha të Islamit. Bashkëshortet, disa fëmijë, një prej xhaxhallarëve dhe dy djem të xhaxhallarëve të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s., si dhe shumë personalitete të tjera të mëdha islame janë të varrosur në këtë vend. Në këtë vend gjithashtu ndodhen varrezat e katër imamëve ma'sum (a.s.) që deri në vitin 1926 mbi këto varreza ekzistonin tyrbe dhe xhami. Mirëpo në vitin 1926, vehabistët në bazë të mendimeve të devijuara, kanë shkatërruar këto varreza.

Foto: Varrezat Baki'e para shkatërrimit

Vetëm vizitorët meshkuj, edhe atë vetëm në një kohë të caktuar, mund të hyjnë në varrezat Baki'e të Medinës. Qëndrimi pranë varrezave dhe lutja pranë tyre, është e ndaluar dhe ky ndalim është edhe më i ashpër rreth qëndrimit pranë varrezave të imamëve të myslimanëve shiitë dhe shoqërohet me kërcënim dhe frikësim. Në Arabinë Saudite liria fetare nuk ka kuptim dhe vehabizmi në praktikë predikon dhe zbaton mendimet dhe bindjet e tij të devijuara.

Foto: Varrezat Beki'e

Spikeri...

Pas qëndrimit disa ditor në Medine ku patëm kujtime jo edhe aq të bukura për shkak të sabotimeve të sauditëve gjatë vizitës në Xhaminë e Profetit s.a.v.s. dhe në vendet e tjera të shenjta dhe në varrezat e personaliteteve të shquara islame, tani po largohemi nga ky qytet në drejtim të Mekës së shenjtë. Ne, pasi arritëm në këtë qytet të cilin Zoti i madhëruar në Kur'anin e shenjtë e ka quajtur "vend të sigurt", po përgatitemi për të shkuar në Masxhidul-Haram. Sëbashku me anëtarët e tjerë të karvanit me entuziazëm të madh, po nisemi drejt xhamisë më të shenjtë të myslimanëve në të cilën ndodhet Qabja (Shtëpia e Zotit). Në fillim të hyrjes në oborrin e Masxhidul-Haram, madhështia dhe shenjtëria e Qabes magjeps të gjithë. Mirëpo pas disa çasteve, pamja e ndërtesave dhe kullave të mëdha rreth Masxhidul-Haramit të cilat i kanë ndërtuar sauditët disa vite më parë, na humb mendjen të gjithëve. Këto janë ndërtesa të larta që nuk dihet për çfarë arsye janë ndërtuar deri në këtë masë afër dhe me fytyrë drejt Masxhidul-Haramit.

Foto: Qabja e rrethuar me kulla dhe ndërtesa të larta

Pas tavafit, namazit dhe lutjeve, nga xhamia nisemi në drejtim të hotelit. Pa u larguar shumë nga Masxhidul-Harami, një zë i madh dhe i tmerrshëm i shtangu të gjithë njerëzit.

Foto: Rrëzimi i vinçi në Masxhidul-Haram

Zëri erdhi nga brenda Masxhidul-Haramit. Të gjithë të brengosur vrapuan drejt Masxhidul-Haramit kur papritur u përballen me një skenë të pabesueshme. Një vinç shumë i madh dhe i rëndë që kishte qenë mbi oborrin e xhamisë, ishte rrëzuar në pjesën lindore dhe prapa vendit të Ibrahimit duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e një numri të madh të vizitorëve të Shtëpisë së Zotit. Ngjarje ishte aq shumë tragjike saqë disa prej viktimave ishin shtypur nën vinç dhe ishin këputur duart ose këmbët e disa të tjerëve. Menjëherë vrapuam për të ndihmuar të lënduarit, mirëpo nuk kishim shumë mundësi. Forcat saudite të sigurisë të gjithë vizitorët larguan jashtë xhamisë dhe nuk lejonin askënd të fotografojë ose të filmojë ngjarjen. Nga trauma që pësove nga ajo skenë, për disa ditë nuk isha në gjendje të mirë shëndetësore. Qeveria saudite deklaroi se numri i personave që humbën jetën në këtë tragjedi, është 107 persona dhe mbi 200 persona të tjerë janë të plagosur. Ashtu si zakonisht, autoritetet e shtetit fshehën dhe mohuan neglizhencën e tyre dhe shkaktar të kësaj tragjedie e quajtën erën ose dëshirën e Zotit!"

Foto: Masxhidul-Haram pas rrëzimit të vinçit

 

Tags