Ekonomia rezistente, model për zhvillim dhe progres islamik
(last modified Fri, 03 Feb 2017 08:07:09 GMT )
Shkurt 03, 2017 09:07 Europe/Tirane

Në modelin e ekonomisë rezistente, politikat kulturore dhe arsimore përkrah politikave ekonomike, luajnë një rol të rëndësishëm dhe kyç. Ekonomia rezistente mundohet duke institucionalizuar vlerat kryesore fetare dhe morale, të arrijë një ekonomi të zhvilluar dhe dinamike së bashku me zhvillim dhe të krijojë rrethanat për krijimin e shoqërisë ideale islame.

Ekonomia rezistente

Dëgjues të nderuar jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit "Ekonomia Rezistente, model për zhvillim dhe progres islamik " ku do të shpjegojmë dimensione të tjera të kësaj çështje.

Në edicionin e kaluar thamë se zanafilla e ekonomisë rezistente, është vizioni dhe mendimi islamik. Ekonomia rezistente si një model për zhvillim dhe progres, nga dy aspekte është e lidhur me të menduarin islam. Në këtë model, nga njëra anë njohja e problemeve ekonomike bëhet nga pikëpamja e islamit dhe nga ana tjetër, planet dhe programet strategjike për ta bërë të sigurt ekonominë përballë krizave, gjithashtu merren nga mendimi islam. Kjo është për arsye se në mësimet islame, korrigjimi i marrëdhënieve ekonomike të shoqërisë është paraqitur përkrah çështjeve fetare dhe të adhurimit. Sipas mësimeve të Kur'anit të shenjtë, garantimi i lumturisë së vërtetë të njeriut bëhet nën hijen e monoteizmit, korrektësisë së çështjeve ekonomike dhe largimit nga korrupsioni. Prandaj, Zoti i madhëruar, kriter për shfrytëzimin e përhershëm dhe të qëndrueshëm të shoqërisë nga një ekonomi e shëndoshë dhe e lulëzuar, e prezanton pastërtinë e individit dhe të shoqërisë, devotshmërinë dhe zbatimin e drejtësisë. Në Kur'anin e shenjtë, surja A'raf, ajeti 96 thuhet: "Nëse banorët e qyteteve dhe të fshatrave besojnë dhe ndjekin devotshmërinë, ne hapim dyert e begative të qiellit dhe të tokës për ata...".

 

Kur të shtrohet çështja e ekonomisë rezistente, bëhet fjalë për një lloj të ekonomisë e cila ka rrënjë në vizionin monoteist dhe elementët materialistë ndjekin jetën në një interpretim dhe në një model të veçantë. Në vizionin monoteist, ai i cili e njeh filozofinë e jetës dhe kupton këtë çështje se për çfarë qëllimi është krijuar dhe ai i cili urdhëresat e jetës së tij i merr nga burimet e shpalljes, padyshim se çështjet e jetës dhe çështjet ekonomike të tij gjithashtu i rregullon në bazë të qëllimeve hyjnore dhe të shpalljes. Prandaj nëse njeriu arrin në mjete, teknologji dhe në industri dhe ka shfrytëzuar ato, padyshim se ato do t'i shfrytëzojë për realizimin e qëllimeve të tij fetare. Shkenca e ekonomisë është një prej mjeteve ndërsa kultura dhe bindjet islamike vendosin në dispozicion të njeriut rrugën dhe mënyrën se si duhet shfrytëzuar sa më mirë këtë mjet. Prandaj ekonomia rezistente është një komponim i principeve, kulturës dhe vlerave islame nga njëra anë dhe nga ana tjetër e strategjive dhe teknikave dhe e politikave të bazuara mbi ato vlera. Për shembull një prej çështjeve të rëndësishme në të cilën thekson ekonomia rezistente, është çështja e punës dhe e kulturës së punës "Xhihad". Sipas ajeteve kur'anore, puna (xhihadi) është një përpjekje e shenjtë e cila bëhet për Zotin dhe vetëm në rrugën e Zotit. Në xhihadin ekonomik që është një element shumë i rëndësishëm në ekonominë rezistente, të gjitha veprimtaritë ekonomike bëhen vetëm për Zotin. Kjo qasje ka rrënjë në vizionin dhe në antropologjinë e dalluar islame të njeriut. Sipas këtij vizioni, bota është si një korridor drejt botës tjetër dhe njeriu në betejën e kësaj bote është duke luftuar me armikun e brendshëm, do të thotë me ambiciet egoiste dhe me armiqtë e jashtëm. Xhihadi ekonomik është një koncept i nxjerr nga kultura islame që përkundër idesë së bazuar në përfitime në idetë e zakonshme ekonomike, ai është një aktivitet ekonomik në rrugën e Zotit dhe që bëhet vetëm për Zotin, garanton lumturinë e njerëzve në këtë botë dhe në botën tjetër. Në këtë ide, përkundër idesë së ekonomisë liberaliste e cila u jep përparësi interesave personale, merren parasysh interesat kolektive ndërsa interesat individuale derisa nuk rrezikohen interesat publike, i pranon në kuadër të standardeve të veçanta.

Ekonomia rezistente dhe xhihadi ekonomik

Në modelin e ekonomisë rezistente, politikat kulturore dhe arsimi e edukimi, përkrah politikave ekonomike, luajnë një rol të rëndësishëm dhe kyç. Ekonomia rezistente mundohet që duke institucionalizuar vlerat burimore fetare dhe morale, të arrijë në një ekonomi të zhvilluar dhe dinamike, si dhe të krijojë rrethanat për krijimin e një shoqërie ideale islame. Është interesat fakti se edhe ekonomistët perëndimorë gjithashtu kanë kuptuar rëndësinë e arsimimit dhe edukimit në çështjet ekonomike. Për shembull në një raport të vitit 1983 me titull "Populli në rrezik"  i cili është hartuar duke iu drejtuar presidentit të Amerikës, thuhet: "Lidershipi i Amerikës në ekonomi, industri, shkencë dhe teknologji në botë për herë të parë po përballet me rrezikun e konkurrenteve të fuqishëm si me cilësinë dhe prodhimin japonez dhe me qëndrueshmërinë e ekonomisë gjermane për shkak të sistemit të zhvilluar arsimor të tyre. Ky proces bëhet shkak që të dëmtohet siguria dhe pozita e shoqërisë së Amerikës". Pas paraqitjes së këtij raporti, është bërë një programim serioz për arsimim dhe edukim ekonomik në nivele të ndryshme të arsimit publik të Amerikës. Sipas këtij plani, sistemit të arsimit publik të Amerikës i është dhënë një përgjegjësi për të forcuar dimensionet e njohjes dhe aftësive të nxënësve amerikanë në shkallë të ndryshme të shkollës fillore dhe të mesme.

Kjo është pikërisht ajo çështje për të cilën ka theksuar feja e shenjtë islame 1400 vite më parë. Theksimet e përsëritshme të prijësve të islamit mbi nevojën e mësimit të dispozitave të shkëmbimeve dhe gjithashtu përhapjen e kulturës së kafshatës dhe pasurisë hallall, tregojnë përkushtimin e madh të islamit në arsimimin dhe edukimin në ekonominë islame. Arritja e një ekonomie të shëndoshë dhe efikase ka nevojë për vizion të drejtë dhe arsimim ekonomik, prandaj ekonomia rezistente nga njëra anë synon vendosjen e vlerave islame dhe nga ana tjetër përballjen me kulturat e papërshtatshme si konsumizmi, shpërdorimi dhe lakmia. Prandaj lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, Ajetullah Khamenei në prezantimin e modelit të ekonomisë rezistente, ka theksuar mbi patologjinë e çështjeve kulturore dhe ekonomike. Ekonomia rezistente është një ide islame dhe kjo ide islame mund të zbatohet në shoqëri atëherë kur së pari të përcaktohen kriteret dhe elementet e saj, atëherë kur të njihen bazat dhe parimet e saj dhe atëherë kur analizat të komentohen mbi këto baza. Ekonomia rezistente bëhet alternativë për zhvillim dhe progres në shoqëritë, sidomos në shoqëritë islame atëherë kur në shoqëri të vendoset kultura dhe vlerat përkatëse me aktivitetet ekonomike të krijuara nga vizioni monoteist dhe ideologjik islam.  Në këtë mënyrë çdo individë i shoqërisë duke filluar nga qytetarët e thjeshtë e deri tek funksionarët shtetëror dhe drejtuesit e prodhimit dhe të aktiviteteve ekonomike, ta konsiderojnë vetën të zotuar në kryerjen e aktiviteteve të tyre

Ekonomia rezistente

Ekonomia rezistente në këtë mënyrë nuk është një politikë afatshkurte negative dhe një veprim vetëm mbrojtës, por ajo është një lloj ekonomie pozitive dhe një politikë largpamëse. Në këtë politikë, synohet një ekonomi ideale e cila të jetë edhe islame edhe ta çojë vendin në një pozitë të përshtatshme ekonomike. Do të thotë një ekonomi që të bëhet inspiruese dhe efikase për botën islame dhe të krijojë rrethanat për krijimin e civilizimit të madh islam.

Një prej çështjeve shumë të rëndësishme që duhet paraqitur në lidhje me ekonominë rezistente, është dallimi në mes ekonomisë së qëndrueshme dhe ekonomisë mbrojtëse. Rezistenca do të thotë mbrojtja. Pra, hartimi i programeve për asgjësimin e goditjeve të mundshme, mirëpo qëndrueshmëria është një temë më e gjerë se sa rezistenca. Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, i ka kushtuar vëmendje të madhe kësaj çështje. Ai ka thënë: "Ekonomia rezistente nuk ka vetëm aspektin e mohimit, do të thotë që ekonomia rezistente nuk është ajo që të ndërtohen mure rreth vetes dhe e gjithë forca të përqendrohet vetëm në veprimin mbrojtëse". Kjo tregon një fushë më të gjerë të veprimit të ekonomisë rezistente në krahasim me ekonominë mbrojtëse. Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në lidhje me këtë ka thënë: "Në ekonominë rezistente, një shtyllë e rëndësishme dhe themelore, është qëndrueshmëria e ekonomisë. Ekonomia duhet të jetë e qëndrueshme".

Ekonomia e qëndrueshme në dy mënyra përballet me kërcënime dhe presione: së pari për shkak se ajo është e qëndrueshme, armiqve të jashtëm më pak u jep rast për të krijuar presione, së dyti edhe në rast të krijimit të presionit dhe kërcënimit, ajo do ta neutralizojë atë për shkak se ka themele të forta dhe strukturë të fuqishme dhe program të caktuar. Prandaj Ajetullah Khamenei në lidhje me këtë ka thënë: "Ekonomia duhet të jetë e qëndrueshme, duhet të posedojë kapacitetin e duhur për tu përballur me atë që quhet komplot i armikut. Detyrë e të gjithë neve është kjo që ta forcojmë vendin në mënyrë që armiku të mos mund të depërtojë dhe të ushtrojë ndikim. Kjo është një prej nevojave të ekonomisë rezistente që kemi paraqitur ne". Ai në një rast tjetër gjithashtu ka thënë: "Një ekonomi e qëndrueshme duhet të jetë ajo ekonomi e cila në strukturën e saj të brendshme të jetë e qëndrueshme, të ketë kapacitet për të rezistuar dhe të mos lëkundet me ndryshime në këtë kënd dhe në atë kënd të botës".

Ekonomia rezistente

Këto fjalë të liderit suprem tregojnë se vet ekonomia duhet të ketë kapacitetin të atillë që duke poseduar një lloj strukture, të asgjësojë presionet e krijuara ndaj saj. Kjo është në kohën kur ekonomia mbrojtëse vetëm mbrohet përball presioneve dhe kërcënimeve të krijuara dhe në këtë rrugë ajo pëson dëme të konsiderueshme për shkak se nuk ka qëndrueshmëri ekonomike, themele të forta, strukturë të qëndrueshme dhe program të caktuar. Ekonomia ndoshta mund të mbrohet përballë presioneve, por dëmet e shkaktuar do të jenë shumë më të mëdha se sa ato të ekonomisë së qëndrueshme.

Prandaj ekonomia rezistente është një ekonomi progresiste dhe që krijon raste për zhvillim. Kjo do të thotë se ajo nuk mjaftohet vetëm me posedimet ekzistuese, por ajo synon krijimin e rrethanave të reja.

Tags