Bashkësia Ndërkombëtare u thotë “ JO” sanksioneve diplomatike kundër Zarif
(last modified Sat, 17 Aug 2019 08:14:54 GMT )
Gusht 17, 2019 10:14 Europe/Tirane
  • Bashkësia Ndërkombëtare u thotë “ JO” sanksioneve diplomatike kundër Zarif

Masa e Departamentit të Thesarit të SHBA për të përfshirë Ministrin e Jashtëm të Iranit në listën e saj të sanksioneve zbulon një vello tjetër të armiqësisë së qeverisë amerikane të Donald Trump ndaj Iranit, duke minuar pretendimet për dialogun e sinqertë dhe të pakushtëzuar të Uashingtonit me Teheranin.

Departamenti amerikan i Thesarit më 31 korrik 2019 e ka renditur Muhamed Xhavad Zarif në listën e tij të sanksioneve pasi Ministri i Jashtëm iranian refuzoi të takohej me Trump gjatë një vizitës së fundit të tij në New York. Në vazhdën e sanksionimit të Ministrit të Jashtëm të Iranit, Mike Pompeo, Sekretari i Shtetit i SHBA ka pretenduar se Ministria e Jashtme e Iranit është një mjet për të forcuar politikat shkatërruese të Iranit.

Absurditeti i pretendimeve të SH.B.A.

Sanksionimi i Ministrit të Jashtëm të Iranit ka treguar se që të gjitha pretendimet e SHBA për të negociuar me Iranin pa parakushte janë të rreme dhe se Shtetet e Bashkuara përpiqen që nëpërmjet dialogut të saj me Iranin të imponojnë kërkesat e tyre ndaj Iranit. Në lidhje me këtë, Ministri i Jashtëm iranian, Muhamed Xhavad  Zarif më 5 gusht 2019, rreth veprimit të SH.BA-së në sanksionimin e tij, tha: "Veprimi i SH.B.A.-së përfaqëson dy diskurse; një është dialogu dhe bashkërendimi dhe ekziston një dialog tjetër në të cilin SHBA-të janë të vetmuara dhe që ky dialog është imponues dhe forcues. Për më tepër, sanksionimi i ministrit të jashtëm iranian i cili është diplomati më i lartë i vendit është një shkelje e ligjit ndërkombëtar. "Sanksionimi i Ministrit të Jashtëm të Iranit është një shkelje e etikës diplomatike të pranuar nga të gjithë dhe që daton mijëra vjet në Greqinë e lashtë dhe gjithashtu shkel nenin 31 të Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike që rregullon se si vendet bien dakord mes tyre," tha diplomati veteran Robert Hunter. Maxhid Takht’revançi, i dërguari i Iranit në Kombet e Bashkuara, gjithashtu shkroi në një letër drejtuar Antonio Guterres, sekretarit të përgjithshëm të organizatës, shkroi se sanksionet amerikane ndaj ministrit të jashtëm të Iranit janë "shkelje e madhe e parimeve themelore të ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e nenit 105 të kartës së Kombeve të Bashkuara.

Pseja e sanksionimit të Zarif

Sanksionimi i ministrit të jashtëm të Iranit tregon se Muhamed Xhavad  Zarif ka pasur një ndikim  efikas në opinionin publik amerikan në kontekstin e diplomacisë publike. Sanksionet ndaj Zarif kanë treguar që diplomacia iraniane gjithashtu ka qenë me ndikim në arenën globale dhe ka sfiduar administratën Donald Trump në të gjitha fushat. Diplomacia e Zarif nga Lindja në Perëndim dhe nga Veriu në Jug ka përshkruar përulësinë e SHBA ndaj kombit iranian, si dhe pasojat e qasjes unilaterale të Trumpizmit ndaj botës. Duke pasur parasysh shumëllojshmërinë e mjeteve të mediave sociale dhe politike në dispozicion, sanksionet kundër Zarifit për ndalimin e diplomacisë efikase të tij si zëdhënës kryesor i Iranit nëpër botë nuk kanë asnjë efekt. Richard Nephew, ish i nominuari i ish presidentit amerikan Barack Obama për sanksionet ndaj Iranit, e quajti qesharake veprimin e dhomës ekonomike të administratës Trump në sanksionimin e ministrit të Iranit, duke thënë se kjo nuk do të ndikojë në diplomacinë e Zarif.  Politika e brendshme parimore dhe emblematike e Iranit dhe ndikimi i saj në ndërgjegjësimin e publikut mbi politikat shkatërruese dhe të njëanshme të administratës Trump, i kanë vendosur shtetarët amerikanë në qorrsokak kundër Iranit. Gjatë vizitës së tij të fundit në New York dhe bisedave të tij të ndryshme me median amerikane, diplomacia aktive e Ministrit të Jashtëm iranian përshkroi hipokrizinë e administratës Trump ndaj kombit iranian në botë dhe rezultoi me fitoren e Iranit në luftën mediatike kundër Shteteve të Bashkuara. Në përgjithësi, sanksionet e Amerikës kundër shumë personave në Iran kanë për qëllim përballjen me ndikimin dhe influencën e Republikës Islamike në fusha të ndryshme si një fuqi efektive në Azinë Perëndimore dhe në botë.

Sanksionimi mjet i përhershëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Sanksionet, presioni maksimal dhe frikësimi janë tre mjete të administratës Trump për t’iu kundërvënë Iranit që kanë qenë pjesë e axhendës së zyrtarëve amerikanë që prej tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja bërthamore. Administrata Trump pretendon se objektivi i presionit dhe sanksioneve është sistemi iranian, por sanksionet ekonomike që kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e popullit iranian, kanë zbuluar absurditetin e pretendimeve amerikane. Terrorizmi ekonomik që administrata Trump ka adoptuar me një qasje unilaterale për konsolidimin e të tjerëve kundër popullit iranian është një krim kundër njerëzimit dhe është një shkelje e qartë e ligjit humanitar. Sanksionimi ka qenë një mjet shumëvjeçar i qeverive të ndryshme në SHBA që nga fitorja e Revolucionit Islamik kundër kombit iranian. Qeveri të ndryshme në Shtetet e Bashkuara kanë provuar që përmes sanksioneve, të ndryshojnë parimet dhe politikat e kombit të pavarur iranian, një politikë që ka çuar në dështimin e përpjekjeve të  Shtetet e Bashkuara dhe bashkësisë ndërkombëtare gjatë 40 viteve të fundit. Qëndrimi dhe besnikëria e popullit iranian mbi parimet e Revolucionit Islamik e ka forcuar akoma më shumë këtë komb kundër armiqve të ashpër dhe kjo ka zemëruar qeveri të ndryshme në Shtetet e Bashkuara, në veçanti administratën Donald Trump.

Kundërshtimi global kundër sanksionimit të Zarif

Bojkoti i ministrit të jashtëm iranian ka marrë një reagim të ashpër nga bashkësia ndërkombëtare, dhe madje edhe nga vetë faktorët e brendshëm në Shtetet e Bashkuara, është kritikuar si një veprim politik, gjë që tregoi edhe njëherë izolimin e SHBA në sistemin ndërkombëtar.

Vendet evropiane, përfshirë Gjermaninë, Kinën dhe Rusinë, janë zotuar të vazhdojnë konsultimet  dhe të bashkëpunojnë me Ministrin e Jashtëm të Iranit Muhamed Xhavad  Zarif. Në një deklaratë, Ministria e Jashtme gjermane tha se masa e qeverisë amerikane për të sanksionuar Muhamed Xhavad  Zarif ishte e pasaktë dhe deklaroi se ajo do të vazhdojë bashkëpunimin diplomatik me Ministrin e Jashtëm të Iranit. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë Maria Zakharova gjithashtu iu përgjigj bojkotit të Ministrit të Jashtëm të Iranit, duke thënë se SH.B.A. mes mjeteve të shumta diplomatike ka përdorur vetëm bojkotimin dhe shtoi sanksionet dhe bojkotet e qeverisë amerikane kanë humbur efikasitetin e tyre. "Jo"-ja ndaj veprimeve të njëanshme, të jashtëligjshme dhe kundër ligjit ndërkombëtar të administratës së Presidentit Donald Trump është bërë një çështje e rëndësishme globale dhe diplomacia aktive dhe efektive iraniane është thelbësore në këtë çështje. Diplomacia aktive e Iranit në fusha të ndryshme ka sfiduar administratën Trump dhe vendosja e kufizimeve me sanksione ndaj Muhamed Xhavad Zarif, ka treguar efektivitetin e politikës globale të Iranit. Fuqia efikase dhe ndikuese e shprehjes, e mbizotëruar nga njohja e politikës dhe fuqia bindëse e Ministrit të Jashtëm të Iranit, ka bërë që politika dhe logjika e Republikës Islamike të Iranit të pranohet nga i gjithë opinioni publik botëror. Aparatura e diplomacisë iraniane me në krye të saj ministrin Zarif, me konsultime intensive, dialog efektiv me media të ndryshme, veçanërisht me aparatet mediatike amerikane dhe ndërkombëtare, i kanë bërë jo efekase politikat destruktive të administratës Trump kundër Iranit. Në lidhje me këtë, Uashington Post në përgjigje të bojkotit të administratës Trump kundër ministrit të jashtëm iranian shkruan: Nuk është e qartë se çfarë lidhje ka bojkotimi dhe sanksionimi i Zarif me qëllimet e SHBA. Arsyeja më e afërt mund të jetë zemërimi i qeverisë amerikane për intervistat e Zarif me mediat amerikane në New York. Maxhid Takht’revançi, i dërguari i Republikës Islamike në Kombet e Bashkuara, gjithashtu tha se sanksionimi i Ministrit të Jashtëm iranian nuk mund të fikë dritën e informimit dhe zbulimit të Zarif. Masa e qeverisë amerikane për të vendosur kufizime diplomatike dhe tani sanksione ndaj ministrit të jashtëm iranian, pasqyron dëshpërimin e Uashingtonit kundrejt Teheranit. Duke pasur parasysh shumëllojshmërinë e mjeteve të mundshme për të ndikuar në opinionin publik në të gjithë botën, e drejta i Iranit për diplomaci nuk mund të heshtet nga instrumente të tilla si sanksione. Mbështetja e bashkësisë ndërkombëtare për marrëveshjen bërthamore, kundërshtimi i sanksioneve të njëanshme të SH.B.A.-së kundër kombit iranian, refuzimi i politikës së Uashingtonit ndaj Teheranit dhe refuzimi i vendeve me potencial të madh për të bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara për të krijuar një aleancë detare të sigurisë në Gjirin Persik, të gjitha nënkuptojnë refuzimin dhe mospranimin e Trump  dhe politikat unilaterale të tij nga Bota.

 

Tags