May 04, 2021 12:25 CET

Ky program prezanton zakonet dhe traditat e Ramazanit në Afganistan. Qëndroni me ne.

Afganistani, zyrtarisht Republika Islamike e Afganistanit, është një vend i pozicionuar në Azinë Jugore. Afganistani ka një popullsi prej rreth dyzet milion banorësh. Kabuli është kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Afganistanit. Islami është fe zyrtare e Afganistanit dhe në fakt nëntëdhjetë e nëntë përqind e popullsisë së tij është myslimane.

Muaji i shenjtë i Ramazanit ka një rëndësi të veçantë në Afganistan dhe njerëzit e këtij vendi në këtë muaj shkojnë në festën e Zotit me zakonet e tyre të veçanta. Xhamitë e Afganistanit bëhen dëshmitare të një pranie të madhe të njerëzve gjatë Ramazanit. Populli i Afganistanit, me gjithë problemet e panumërta dhe varfërinë që u është imponuar, nuk heq dorë nga mikpritja e tij. Afganët e mirëpresin Ramazanin me një kombinim të bukur të unitetit multi-etnik dhe multi-fetar. Njerëzit e këtij vendi shkojnë për të përshëndetur këtë muaj duke pastruar pluhurin e xhamive disa ditë para fillimit të Ramazanit dhe dita e parë e Ramazanit në Afganistan është pushim. Këtë muaj leximi i Kuranit dhe përmendja e virtyteve dhe karakteristikave të Profetit të Shenjtë (paqja e Zotit qoftë mbi të dhe familjen e tij) kanë një vend të veçantë në mesin e myslimanëve të këtij vendi.

Folësi: Unë jam Simineh. Një vajzë afgane 18-vjeçare. Në vendin tim, ekzistojnë tradita dhe kultura të bukura që janë identiteti ynë dhe ne ruajmë origjinalitetin tonë duke i ndjekur ato. Gjatë Ramazanit, ne kemi shumë tradita kombëtare dhe fetare të cilat do t'ua them që të njiheni me vendin tim origjinal dhe lindor.

Rrëfyesi - Vazhdon: Ramazani sjell hare dhe gëzim në Afganistan. Në Afganistan, ne mezi presim të shohim gjysmëhënën çdo vit. Është zakon që në këtë kohë të ndezim një zjarr dhe të informojmë të tjerët për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Dhënia e lajmit të mirë për mbërritjen e Ramazanit është një kënaqësi e papërshkrueshme për ne. Të gjithë njerëzit fëmijët e vegjël dhe të moshuarit, e duan këtë moment. Edhe ata që nuk janë të detyruar të agjërojnë kanë një gëzim të veçantë për fillimin e Ramazanit. Njerëzit tanë të moshës së mesme nisin agjërimin një javë përpara muajit të Ramazanit d.m.th. në muajin Shaban dhe në këtë formë ata përgatiten për të festuar Ramazanin. Kur shohim gjysmë hënën e Ramazanit, ne e fillojmë këtë muaj me gëzim dhe urime për njëri-tjetrin. Gjyshi im shpjegon se në qytetin Bamyan të Afganistanit, dikush që sheh i pari hënën e nisjes së muajit të ri, d.m.th. natën e parë të Ramazanit, përcaktohet si fitimtari i fushës së betejës! Ai zbret me krenari nga mali dhe u shpjegon të tjerëve se si e kishte parë hënën dhe emri i tij përmendet në gjuhën e njerëzve për një vit tjetër. Menjëherë pas kësaj hareja përmbledh qytetet dhe fshatrat e Afganistanit pas shikimit të hënës në ditën e parë të muajit të Ramazanit. Të gjithë ne këtë natë e quajmë " Festa e të gjallëve" dhe e festojmë duke përgatitur "Qarooti", "Abxhoshak" dhe " pure me oriz".

Unë gjithashtu shkoj në xhami me nënën time dhe të gjitha gratë e tjera të Kabulit dhe pastrojmë pluhurin prej tyre. Gjatë Ramazanit, xhamitë shohin ditët më të ngarkuara. Në muajin e Ramazanit, falja, bërja mirë dhe sjellja e mirë midis bashkatdhetarëve të mi rriten dhe ne mundohemi të ushqejmë të varfrit. Tavolinat tona të Iftarit dhe syfyrit janë shumëngjyrëshe. Fëmijët që kanë agjëruar janë të ngazëllyer kur shohin tavolinat të mbushura me bekime.

Gjatë Ezanit, adhuruesit marrin iftar me vete në xhami dhe pasi falin namazin e Maghribit dhe Isha-s, ata kryejnë Iftarin. Gratë afgane përgatisin turshi para Ramazanit. Hurmat nuk hiqen nga tryezat e iftarit të popullit afgan. Përveç turshive, ëmbëlsirat afgane janë të shijshme dhe të paharrueshme. Sidomos ëmbëlsira e famshme afgane e quajtur "Xhalebi".

Folësi: Për të gatuar Jalbi, së pari përziejmë brumin me miell, sheqer dhe vezë dhe më pas e skuqim në vaj të nxehtë. Vendosim një turshi afgane në tryezë të quajtur "Canti". Nuk ka asnjë mënyrë që të mund të refuzojmë së ngrëni Cantinë. Edhe tryeza e Ramazanit të familjeve të varfra nuk është e zbrazët nga Cantia.

Gjatë Ezanit të Maghribit dhe darkës së Iftarit, fëmijë dhe adoleshentë afganë në rrugët e Kabulit i ofrojnë kalimtarët duke u dhënë hurma, halva dhe bukë të nxehtë. Bolani është një lloj i veçantë i bukës afgane që bëhet me perime dhe vaj.

Rrëfyesi: Unë dhe motra ime Zarina në shtëpinë tonë jemi përgjegjës për gatimin e Bolanit. Nga shtëpitë e Kabulit, aroma e bukës Bolani mund të ndjehet kudo. Jo vetëm unë dhe motra ime, por të gjitha vajzat në Kabul kemi kujtime të ëmbla të gatimit të Bolanit gjatë Ramazanit. Djemtë afganë gjithashtu kanë kujtime në ceremoninë e "Ramazanit".

Rrëfyesi: Ramezani është një nga traditat e adoleshentëve dhe të rinjve në Afganistan, të cilët, pas datës së dhjetë të Ramazanit, pas iftarit shkojnë nëpër shtëpi në grupe me tetë persona dhe luten dhe recitojnë poezi të këndshme në grupe. Ata trokasin nëpër shtëpi dhe këndojnë një këngë të quajtur "Ramezani". Në fund të ceremonisë, ata marrin para, ëmbëlsira dhe arra nga pronarët e shtëpive.

Mirza Saber është një banor i Heratit i cili është shtatëdhjetë vjeç dhe të gjithë e njohin atë. Ai kujton se ka recituar gjithmonë për Ramazanin që nga ditët e para të fëmijërisë së tij dhe na e shpjegon atë.

Afganët i quajnë netët e njëzet e shtatë, njëzet e tetë dhe njëzet e nëntë të Ramazanit  si "Nata e të Vdekurve" ose "Festa e të Vdekurve". Të gjithë vizitojnë varret dhe përveçse kërkojnë falje për të vdekurit, ata japin lëmoshë. Ashtu si populli iranian të Premten e fundit të këtij muaji, ata të dalin në rrugë për të mbështetur popullin Palestinez.

Rrëfyesi-Vazhdon: Është muaji i Ramazanit dhe e mikpritjes së popullit afgan ...

Dyert e shtëpive tona janë të hapura dhe tavolinat tona janë gjithmonë të hapura për mysafirët. Fiter Bajrami po vjen dhe ne po festojmë këtë festë të madhe në të gjitha qytetet dhe fshatrat e Afganistanit. Nëna ime është nga provinca Mazar-e-Sharif. Gjatë Ramazanit, ata festojnë Fiter bajramin me gjellë lokale si "pilaf Qabili", i cili bëhet nga orizi, mishi i deles, me karota dhe rrush të thatë. Në vend të ëmbëlsirave, arrave dhe turshive, banorët e Mazar-e-Sharif janë më të interesuar për ushqimet lokale si pilaf qabili, mento dhe ashk.

Në festën e Fiter Bajramit , qytetet dhe fshatrat e Afganistanit përjetojnë kohën më të gjallëruar. Kudo ku shikoni, shihni ngjyra pa fund ... Gratë, burrat dhe fëmijët veshin rrobat e tyre më të bukura dhe me ngjyra të ndryshme dhe festojnë lavdinë e ardhjes së Fiter Bajramit. Sipas zakoneve afgane, natën e fundit të Ramazanit, familjet nuk e prishin agjërimin me iftar derisa të paguajnë ose të lënë mënjanë lëmoshën e tyre. Fiter Bajrami në Afganistan zgjat tre ditë dhe njerëzit zakonisht shërbejnë mysafirët e tyre me ëmbëlsira dhe arra lokale, dhe vizitat tek njëri-tjetri në këtë festë janë më të shumta se kurrë.

Në mëngjesin e Fitër Bajramit, ne të gjithë falim namazin e Bajramit. Pas kryerjes së lutjeve të Bajramit dhe vizitimit të varreve, ne puthim dorën e pleqve dhe i përgëzojmë të gjithë për Bajramin.

Në qytetet Badghis, Herat, Ghor dhe Farah, natën e Fiter Bajramit organizohen festa martese. Dhënia e dhuratave për porsa të martuarit gjatë Fiter Bajrami është një nga ceremonitë më të rëndësishme të festës, për të cilën nuset dhe dhëndrit mezi presin duke numëruar sekondar. Enët e ëmbëlsirave dhe pecetat e qëndisura mund të shihen në shtëpinë e nuses. Një nga ritualet e bukura në këtë festë është organizimi i garave të mundjes dhe i luftës Gale.

Rrëfyesi: Gale është veza. Përveç dhurimit të rrobave dhe këpucëve, familja e nuses i jep dhëndrit një numër të madh Gale të ziera dhe të dekoruar për të marrë pjesë në garat e luftës.

Rrëfyesi: Lufta gale është një garë në të cilën dy pjesëmarrës thyejnë dy kokrra veze tek koka e njëri-tjetrit dhe në këtë rast poseduesi i vezës së shëndetshme shpallet fitues. Dhëndri pasi të ketë marrë pjesë në ceremoninë e luftës duhet të kthehet në shtëpinë e nuses si fitues dhe atyre tu dorëzojë vezën e thyer.

Sipas zakoneve të Bamiyan, nata e parë e Ramazanit është "Festa e të Gjallëve" dhe një natë para Fiter Bajramit është "Festa e të Vdekurve". Në Fiter Bajramin, gratë përgatisin halva, "samanak" ose "semano", "bukë të fërkuar", "zaleh gag", "deldeh" dhe pilaf dhe i shpërndajnë ato si nazar.

Ceremonia e festës të të vdekurve është e tillë që gjatë ezanit, ata e vendosin hallvën në tokë dhe ulen para saj me fytyrë nga kibla. Pastaj, duke kërkuar falje për të vdekurit, ata dëshirojnë bollëk dhe bekime. Babai im dhe burra të tjerë afganë gjithashtu mblidhen me fëmijët natën e festës me disa ushqime në një shtëpi të madhe në qytet ose fshat. Pasi hanë, ata lexojnë suren Jasin dhe luten. Festa e Ramazanit shton kulturën e pasur të Afganistanit dhe e ka bërë vendin tonë, të moshuarit dhe të rinjtë të varur prej saj. Ne e dimë që jemi të ftuar në këtë muaj të festës së Zotit. Zoti është mikpritësi dhe ne jemi mysafirët ... Ne, njerëzit e Afganistanit, e dimë vlerën e këtij muaji në të cilin dyert e mëshirës hyjnore janë të hapura për të gjithë.

Tags