May 04, 2021 12:52 CET

Në këtë program, ne do të njihemi me muajin e shenjtë të Ramazanit në Pakistan. Qëndroni me ne.

Pakistani, zyrtarisht Republika Islamike e Pakistanit, është një vend në Azinë Jugore. Feja zyrtare e Pakistanit është Islami dhe popullsia e këtij vendi të madh është rreth dyqind e tridhjetë milion njerëz.

Pakistani feston një nga Ramazanët më të apasionuar çdo vit, me myslimanë të lidhur fort me traditat fetare. Të shohësh Ramazanin dhe fillimin e këtij muaji të shenjtë është një nga momentet më të lumtura dhe më të vlefshme në Pakistan. Komiteti i Vëzhgimit të Gjysmëhënës për të përcaktuar festat fetare dhe fillimin e muajit të Ramazanit në Pakistan, i cili është vendi i dytë islamik më i populluar, mban një takim pas shikimit të hënës për të njoftuar fillimin e Ramazanit. Njëkohësisht me këtë njoftim, krijohet një ndjenjë lumturie dhe gëzimi shpirtëror për pakistanezët. Pas këtij njoftimi zyrtar, rreth dyqind milion Pakistanezë presin Ramazanin me shumë entuziazëm.

Unë jam Bahram Khan. Unë jam nga Pakistani dhe jetoj në Islamabad dhe do t'ju tregoj për stilin e jetës së njerëzve të vendit tim gjatë Ramazanit. Me fillimin e Ramazanit, populli i Pakistanit pastron dhe dekoron xhamitë dhe vendet e shenjta me ujë dhe fshesa.

Këtë muaj, xhamitë tona janë shumë të begata dhe njerëzit përpiqen të forcojnë lidhjen e tyre shpirtërore me Zotin e tyre duke marrë pjesë në programet e leximit të Kur'anit dhe lutjeve, për të mos u privuar nga shpërblimi i Tij i pafund.

Në Pakistan, muaji i Ramazanit festohet veçanërisht me lutjet e rekomanduara, leximin e përditshëm të Kuranit dhe traditat e ndryshme. Shumë myslimanë në Pakistan, pavarësisht nga feja, etnia apo sekti, i kthejnë mendjet dhe zemrat e tyre në Kur'an më shumë se kurdoherë dhe përdorin këtë libër hyjnor për t'i ndihmuar ata që të përmirësojnë punët e tyre të kësaj bote dhe të botës tjetër. Veçanërisht burrat myslimanë priren të frekuentojnë xhaminë çdo ditë për lutje me xhemat dhe më pas të mblidhen në tryezat e Iftarit, ndërsa gratë bëjnë lutje në shtëpi.

Mbledhja e banorëve të Islamabadit në grupe për të siguruar pajisjet e nevojshme për Iftar në orët para të Iftarit, është spektakolare. Një skenë interesante që shihet në rrugët e qyteteve të mëdha si Karaçi, Lahore, etj. Zakonisht 20-30 minuta para Iftarit, lëviz një vëllim shumë i madh i automjeteve, i cili papritmas bllokohet dhe si rezultat krijohet një trafik i madh. Por në të njëjtën kohë mund të shihet se pothuajse të gjitha rrugët janë bosh pak para ezanit sepse të gjithë njerëzit janë në tryezën e Iftarit në atë moment.

Në Pakistan gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit orët zyrtare të punës ndryshojnë dhe zyra të tilla si bankat dhe zyrat qeveritare zakonisht hapen më herët se zakonisht, në tetë të mëngjesit e deri në orën 3 pasdite. Po kështu, tregjet hapen vonë, zakonisht gjatë lutjeve të Iftarit dhe maghribit, pas së cilës ato qëndrojnë të hapura deri në mesnatë. Dyqanet ushqimore dhe madje restorantet janë të hapura në agim dhe njerëzit shkojnë të hanë në restorante. Në të kundërt, gjatë ditës, të gjithë restorantet, fastfudet dhe tezgat e ushqimit në rrugë janë të mbyllura, përveç se disa dyqane ushqimore që mund të jenë të hapura për udhëtarët. Të hash në rrugë është e paligjshme. Megjithëse nuk ka ligj në këtë drejtim, njerëzit e respektojnë atë mes tyre dhe për të respektuar agjëruesit.

Në vendin tonë, gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, rriten vizitat tek të afërmit, dashamirësia dhe ftesa e fqinjëve për Iftar. Në fillim të Ramazanit, ne burrat pakistanezë nga pazari blejmë tespia dhe një kapelë tradicionale të quajtur djersë-kulluese dhe e festojmë këtë muaj të dashur duke hapur tryezat e Iftarit në rrugë. Ne besojmë se dhënia e iftarit në shtëpi nuk është një favor, kështu që kushdo që dëshiron të fitojë një shpërblim duhet të shtrijë tryezën e iftarit nëpër rrugica ose xhami në mënyrë që të gjithë agjëruesit, madje edhe pasuesit e feve të tjera, të mund ta përdorin këtë tryezë. Gratë pakistaneze gjithashtu i kushtojnë një rëndësi të madhe tryezës së Iftarit, e cila është arsyeja pse ato gjatë këtyre ditëve përgatisin ushqim special për Ramazan në familjet e tyre.

Tryezat e Iftarit në Pakistan janë të ndryshme nga e gjithë bota dhe në to mund të vihen re lehtë zakonet, si dhe kuzhina tradicionale. Për shkak të motit të nxehtë në Pakistan, pirja e shurupit gjatë iftarit dhe ngrënia e mollëve, bananeve dhe mangos konsiderohen të vlefshme për iftar, kështu që çdo vakt i ushqimit, i cili është oriz me erëza të veçanta, zbukurohet me një nga këto fruta. Zakonisht, ushqimi i parë që hahet është hurma, sepse thuhet se ishte ushqimi i preferuar i Profetit të Shenjtë (paqja e Zotit qoftë mbi të) dhe ai e prishte agjërimin me një hurmë. Disa njerëz gjithashtu preferojnë ta prishin agjërimin me pak kripë.

Gratë përgatisin gjellë të veçanta për këtë muaj të shenjtë dhe për tryezat e Iftarit. Pjekja e ëmbëlsirave dhe ushqimeve të veçanta për Ramazanin është e zakonshme në Pakistan dhe në shumicën e tregjeve tona, përgatiten një shumëllojshmëri ushqimesh të Ramazanit, veçanërisht ëmbëlsira e veçantë Zolbia e njohur si "Kohjaleh Pahni". Në Pakistan, Zolbia ('Jalibi' në gjuhën Urdu) është një simbol i ëmbëlsirave të Iftarit dhe Ramazanit dhe pjata e famshme Pakistaneze e njohur si 'Pakura' shihet gjithashtu në shumicën e tryezave tona të Iftarit. Pije të veçanta me aromë limoni dhe trëndafili, si dhe një larmi ushqimesh të skuqura që janë të pasura me lëndë ushqyese për t'i dhënë energji njerëzve qëmbajnë agjërime të gjata, shërbehen gjithashtu zakonisht në iftarin tonë në Pakistan. Por për syfyr, parata, çaji jeshil, halva pure, pure chani ose cholai dhe kos janë disa nga ushqimet e famshme të Pakistanit.

Prania e madhe e pakistanezëve në xhami është spektakolare, veçanërisht gjatë Ramazanit. Xhamitë presin adhuruesit gjatë gjithë kohës. Pakistanezët ashtu si myslimanët e tjerë në botë në këtë muaj të bekuar, ndjekin xhamitë, qendra fetare dhe hoxhallarë dhe ndërsa ndjekin lutjet me xhemat dhe marrin pjesë në leximin dhe komentimin e Kuranit, ata ndjekin fjalët e udhëzuesit për Ramazanin dhe virtytet e këtij muaji.  Këta qendra me imamë janë të mbushur me shiitë të Pakistanit në netët e Ghadrit dhe ditët e goditjes dhe martirizimit të Imam Aliut (as).

Ditët më spektakolare të Ramazanit në Pakistan janë ditët e fundit të Festës Hyjnore. Fiter Bajrami është festa më e madhe myslimane në këtë vend.

Kur gjysmëhëna e Hënës së Re shihet në qiell dhe Ramazani ka mbaruar dhe afron festa e Fiter Bajramit, në Pakistan fillojnë festimet Chand Rat.  Pas iftarit të fundit, gratë dhe vajzat dynden në tregjet lokale për të blerë byzylykë shumëngjyrësh dhe për t'i ngjyrosur duart dhe këmbët me hana. Për shkak të këtij zakoni, shitësit zbukurojnë dyqanet e tyre dhe i mbajnë të hapura deri në agim. Gratë lokale vendosin tezga për hana pranë dyqaneve të argjendarisë për të tërhequr klientë dhe për të bërë biznes me modelet e tyre të pikturimit me hana. Hana  gjendet pothuajse në çdo cep të rrugës. Ne pakistanezët hananë e quajmë, Mohandi. Atmosfera e këtyre tregjeve të mbushura me njerëz, në festimin e "Chand Rat", është fryma e gjallë dhe e lumtur e komunitetit që pret festën e Fiter Bajramit.

Në fund të këtij muaji të bekuar, banorët e Pakistanit, pasi venë re hënën e muajit Shaval, të nesërmen në mëngjes qëndrojnë në radhë të mbushura me njerëz për të kryer lutjen e festës  dhe pastaj shkojnë të shohin të afërmit dhe të njohurit duke u veshur me rroba të reja. Fiter Bajrami është një nga festat kryesore të muslimanëve pakistanezë dhe vizitat tek të afërmit në këtë festë janë më shumë se çdo festë tjetër dhe njerëzit zakonisht i shërbejnë mysafirët e tyre me fruta dhe ëmbëlsira. Gratë gatuajnë ushqim të shijshëm në ditën e Fiter Bajramit, i cili njihet si hurma të ëmbla. Fëmijëve u jepen gjithashtu dhurata për festë dhe lutjet e festës së Fiter Bajramit në të gjithë vendin mbahen nëpër xhami.  Ritualet dhe traditat e muajit të shenjtë të Ramazanit festohen në nivelin më të lartë në Pakistan dhe OJQ-të dhe biznesmenët shtrojnë tryezën e Iftarit në xhami dhe rrugë. Në disa prej lagjeve të varfra të vendit, pilafi me mish, i quajtur 'biryani', shpërndahet së bashku me bukë. Fiter Bajrami në Pakistan është shpallur një festë zyrtare për tre ditë. Gjatë ditëve të Fiter Bajramit lulëzon shtimi i vizitave të të afërmve, dhënia dhe marrja e dhuratës së festës, si dhe udhëtimi në të gjithë vendin.

Muzika tradicionale e vendit tim luhet në çdo rrugë dhe pazar gjatë festës së Fiter Bajramit, duke njoftuar gëzimin e zemrave të të gjithë myslimanëve pakistanezë pas një muaji bindjeje të sinqertë.

Tags