May 04, 2021 12:58 CET

Në këtë program, ne do të njihemi me zakonet e Kazakistanit gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Kazakistani është një vend në Azinë Qendrore. Kryeqyteti i këtij është qyteti Nursultan. Kazakistani ka një popullsi prej rreth 20 milion banorësh. Shtatëdhjetë përqind e popullsisë së vendit, ose rreth njëmbëdhjetë milion njerëz janë myslimanë.

Historianët dhe studiuesit besojnë se arsyeja kryesore për përhapjen e Islamit në Azinë Qendrore ishte "Beteja Talas" në 751 pas Krishtit, kur fiset turke të feudalëve Turgash (një etni fisnore turke e feudalëve Perëndimorë) lidhën aleancë me forcat e Kalifatit Abasid duke iu kundërvënë dhe fituar kundër dinastisë Tang të Kinës. Kjo fitore parandaloi Perandorinë Kineze Tang të pushtonte tokat perëndimore dhe kjo çoi në rrënjosjen e Islamit midis popujve autokotnë të lumenjve Haft-rood dhe Seyhun (Deti Sir) në fund të shekullit të dhjetë pas Krishtit. Populli i Kazakistanit gradualisht pranoi Islamin dhe ky proces zgjati për disa shekuj. Së pari njerëzit e zona e rurale dhe pastaj fshatarët e Kazakistanit jugor u bashkuan në Islam.  Që nga shekulli i 19-të, Islami ka qenë pjesë e identitetit kombëtar të kazakëve që vullnetarisht u bashkuan në Islam. Statistikat nga Administrata Shpirtërore Myslimane e Kazakistanit tregojnë se 11 milion myslimanë 70% e popullsisë përfaqësojnë 24 kombësi, përfshirë Kazakët, Uzbekët, Ujgurët, Dunganët, Taxhikët, Kirgizët, Turkmenët, Tatarët, Bashkir, kazakët e veriut dhe Azerbajxhanasit. Në vitet e fundit, duke iu drejtuar shamive dhe duke ndjekur programe besimi masiv si lutjet me xhemat, lutjet e xhumasë, festat dhe respektimi i zakoneve fetare në jetën e tyre personale, ata janë përpjekur të ruajnë traditat dhe zakonet e tyre fetare më shumë se më parë.

Unë jam një djalë i ri nga Kazakistani dhe jetoj në qytetin Nursultan. Një emër tjetër për qytetin tim është Astana. Gjatë Ramazanit, unë jam dëshmitar i pranisë së gjerë të bashkatdhetarëve të mi myslimanë në xhami. Këtë muaj, dëshira e njerëzve për të organizuar ceremonitë e Iftarit shumëfishohet. Ekspertët fetarë thonë: Në vendin tonë, numri i agjëruesve rritet me katër deri në pesë për qind çdo vit dhe kjo rritje nuk përfshin vetëm të rinjtë dhe adoleshentë, përkundrazi, numri i personave të moshës së mesme që nuk kanë agjëruar në të kaluarën, për që tani janë duke agjëruar, po rritet nga viti në vit.

Agjërimi i parë i të moshuarve është një term që përdoret shpesh në Kazakistan. Në vitet e fundit, ka pasur shumë njerëz të moshës së mesme në të 60-at, që kanë nisur të agjërojnë për herë të parë. Në vendet e tjera, termi "agjërimi i parë" u referohet fëmijëve dhe adoleshentëve dhe mund të jetë interesante për ju ta dëgjoni, por fakti është se Kazakistani dhe vendet myslimane të Azisë Qendrore u kolonizuan nga komunistët për shtatëdhjetë vjet dhe agjërimi u konsiderua i paligjshëm dhe çdokush që agjëronte u dënua me vdekje. Miliona njerëz në këto vende u masakruan për bindjet e tyre islamike dhe mijëra xhami u shkatërruan.

Për fat të mirë, sot në qytete të ndryshme të Kazakistanit ne shohim se tendenca për zakonet e Islamit po rritet. Të gjithë ne, të rinj dhe të moshuar, burra dhe gra kazakë, marrim pjesë në ceremonitë fetare me të gjitha forcat tona dhe promovojmë fenë Islame duke lexuar Kuranin në kremtime fetare dhe ceremoni të vajtimit, si Ramazani, Bajrami i Madh, Bajrami I vogël dhe festat e tjera fetare. Ne po forcojmë themelet e kësaj feje në të gjithë vendin tonë. Aktualisht ka rreth 2,570 xhami në Kazakistan, nga 63 që kanë qenë gjatë epokës Sovjetike.

Muaji i shenjtë i Ramazanit është shumë i njohur në Kazakistan. Ky muaj njihet si muaji i mirësisë, bekimit, miqësisë, afrimitetit, dashurisë dhe ndihmës ndaj të tjerëve. Falja për njëri-tjetrin dhe largimi i hidhërimit dhe vuajtjeve, pajtimi dhe paqja janë tiparet e denja të këtij muaji midis kazakëve. Këtë muaj, të gjitha xhamitë në Kazakistan ofrojnë iftar. Edhe të krishterët e Kazakistanit ofrojnë iftar për agjëruesit. Një tjetër ngjarje interesante për popullin e Kazakistanit, e cila tregon miqësi dhe respekt për muajin e Ramazanit, është ndihma e njëri-tjetrit. Disa qytete në Kazakistan, për shembull, ofrojnë shërbime falas me autobus për besimtarët, veçanërisht në natën e Kadrit. Klerikët e vendit u kërkojnë gjithashtu biznesmenëve dhe tregtarëve të vendit të ulin çmimin e produkteve ushqimore bazë gjatë këtij muaji.

Një nga traditat tona në Ramazan është Ja Ramazan, sipas të cilit fëmijët dhe adoleshentët në mbrëmje këndojnë për mbërritjen e Ramazanit disa ditë para dhe pas fillimit të Ramazanit recitojnë poezi për mbërritjen e muajit. Xh Ramazan vjen nga fraza Jar Salo në gjuhën kazake dhe turke që do të thotë të informosh. Duke vepruar kështu, ne u shpallim njerëzve mbërritjen e këtij muaji të shenjtë. Ja Ramazan këndohet para shtëpisë nga grupe fëmijësh ose adoleshentësh në formën e këngëve të veçanta me instrumente kombëtarë si dembra ose fizarmonika dhe pronari i shtëpisë me dëshirë u jep fëmijëve ëmbëlsira, çokollata ose një dhuratë.

Mezi e kam pritur Ramazanin që kur isha fëmijë, sepse Ja Ramazan ishte shumë i këndshëm për mua dhe bashkëmoshatarët e mi. Ne formuam grupe të vogla dhe shkuam tek dera e shtëpive dhe kënduam Ja Ramazan. Disa kazakë gjithashtu e quajnë Ja Ramaznin si Japarazan. Pronarët e shtëpive na presin me ushqime të këndshme ndërsa shprehin kënaqësinë e tyre për recitimin e traditës. Pleqtë na thërrisnin me zë të lartë dhe na ftonin në krye të tryezës së Ramazanit. Ata na inkurajonin shumë për të kënduar Ja Ramazanin me zë të lartë dhe nuk hezituan të jepnin ëmbëlsira. Në fëmijërinë tonë, Ramazani ishte një muaj lumturie, bekimi, paqeje dhe prosperiteti. Për këtë muaj, Ramazani është regjistruar bukur në kujtimet e të gjithë neve; Tani që jemi rritur dhe kemi krijuar një familje, ne i edukojmë fëmijët tanë me të njëjtën kulturë dhe zakone në mënyrë që kujtimet e lumtura të mund të regjistrohen për ta si fëmijë dhe ata të mësohen me kulturën dhe zakonet e Islamit dhe muajin e Ramazanit.

Ja Ramazani kryhet edhe nga vajzat, ashtu si dhe djemtë. Sa më i fortë të ishte zëri i recituesve, aq më i kënaqur ishte pronari i shtëpisë dhe aq më shumë ai e argëtonte grupin. Me këtë reagim, të moshuarit tregonin dashurinë e tyre për muajin e Ramazanit. Fëmijët tanë hyjnë në botën e poezisë dhe leximit të poezisë me Ja Ramazan. Kjo ceremoni ka një rol të madh në zbulimin e talenteve të fëmijëve.

Interesimi im për poezinë dhe letërsinë daton që nga fëmijëria ime dhe pjesëmarrja në këtë eveniment. Ja Ramazan duhet të recitohet në të paktën shtatë shtëpi. Pas Ramazanit, disa burra të moshuar dhe njerëz të moshës së mesme luten dhe i mbledhin fëmijët rreth vetes, duke treguar për mitet e lashta të Kazakistanit të cilët promovojnë guximin, ndershmëri dhe shëndet. E gjithë kjo shton lavdinë dhe popullaritetin e Ramazanit. Ja Ramazan është një nga perlat e artit tonë kombëtar kazak.

Tavolinat e iftarit të kazakëve kanë patjetër hurma, bukë, sallatë, çaj, ujë dhe pije të tilla si qimiz, shubat dhe meze të lehtë si basharmaq, qurdagh shurpa, manti dhe supa të ndryshme.

Ne dhe kazakët e tjerë fetarë numërojmë ditët deri në Ramazan dhe Natën e Kadrit. Ne besojmë se në Natën e Kadrit të gjitha mëkatet tona falen nga Zoti. Në Natën e Kadrit, ne nuk flemë deri në mëngjes dhe lutemi për faljen e mëkateve tona. Në qytetin tim, Nursultan, ne festojmë natën e Ghadrit në shtëpi duke argëtuar mysafirët, duke u lutur në grupe dhe duke lexuar Kuranin.

Dita e Fitër Bajramit po vjen. Në ditën e Fiter Bajramit, kazakët urojnë njëri-tjetrin për festën. Ata veshin rroba të reja, përgatisinbukën tradicionale Baorsak dhe pjekin Shalikun për lumturinë e të vdekurve të tyre. Disa njerëz të tjerë bëjnë ushqim karakteristik të quajtur qurdagh. Në festën e Fiter Bajramit, ne në tryezë vendosim një shumëllojshmëri ushqimesh si ëmbëlsira, arra, çokollatë, sallata dhe mjalt. Ne e kemi si zakon që pasi mysafirët të vijnë, në një qese të vendosim disa ëmbëlsira, arra dhe bukë tradicionale të tryezës dhe t'ua japim të ftuarve për t'ua dhënë pjesës tjetër të familjes së tyre; Sidomos nga buka tradicionale Baorsak dhe Shaliku. Ne kazakët besojmë se sa më shumë njerëz që hanë këto bukë, aq më të lumtur janë shpirtrat e të vdekurve tanë. Ne gjithashtu kemi një zakon që të vizitojmë shtatë shtëpi në ditën e Fiter Bajramit dhe t'i urojmë ato për festën. Ne shkojmë në jetimore këtë muaj dhe dërgojmë rroba dhe lodra për fëmijët.  

Kazakët myslimanë, ashtu si myslimanët e tjerë, paguajnë pjesën  e tyre të festës para se të bëjnë lutjen. Sasia e pagës përcaktohet nga Këshilli i Ulemave të Kazakistanit. Muaji i shenjtë i Ramazanit njihet si muaji i bamirësisë dhe ndihmës së njëri-tjetrit. Populli kazak përpiqet të japë më shumë pagë këtë muaj dhe të paktën të ftojë të njohur dhe familjarë në Iftar sa më shumë që të jetë e mundur.

Tags