May 23, 2016 08:56 CET

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar! Jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit "Kritika e sekularizmit nga pikëpamja e mësimeve islame".

Në edicionet e kaluara thamë se sekularizmi në kuptim të përgjithshëm do të thotë ndarja e fesë nga sfera e jetës së njeriut dhe reduktimi i saj në dëshirën individuale dhe ky është produkt i kulturës perëndimore dhe i të menduarit të krishterë. Gjithashtu kemi folur edhe për shkaqet dhe rrethanat në të cilat është formuar sekularizmi në botën e krishterë, ndërsa kemi shpjeguar edhe dallimet e të menduarit islam në lidhje me këtë çështje. Pastaj kemi hyrë në trajtimin e bazave ideologjike të sekularizmit dhe humanizmin e kemi trajtuar si një prej këtyre bazave dhe në fund kemi bërë të qartë dallimet mes të menduarit islam me humanizmin. Aktualisht do të trajtojmë një tjetër bazë të sekularizmit do të thotë shkencën e jetës “Scientism”. Qëllimi nga shkenca në këtë term, është pikërisht shkenca ekzakte që është e lidhur plotësisht me pesë shqisat e njeriut. Përkrahësit e Scientismit besojnë se metoda ekzakte dhe përjetimet shqisore, përbëjnë të vetmen metodë për ta njohur botën dhe çdo gjë që nuk vërtetohet nëpërmjet kanalit të shkencës ekzakte, është jo shkencore e pakuptimtë dhe e papranueshme, prandaj çështjet si Zoti, shpirti dhe bota tjetër, pasi nuk mund të vërtetohen nëpërmjet eksperimentit shkencor dhe nëpërmjet shqisave, nuk konsiderohen shkencore dhe si të tilla janë të papranueshme dhe konsiderohen besëtytni dhe iluzione. Përkrahësit e Scientismit gjithashtu besojnë se çështjet spirituale dhe morale duhet të marrin ngjyrë materiale dhe eksperimentale në mënyrë që të jenë të pranueshme. Prandaj, edhe vlerat e jetës gjithashtu duhet të fitohen nëpërmjet eksperiencës dhe perceptimit shqisor. Morali i pranueshëm është ai i cili vërtetohet nëpërmjet shkencës ekzakte. Një moral i tillë duhet të sigurojë interesat materiale të njeriut dhe duhet të jetë i dobishëm për njeriun. Në këtë mënyrë, përkrahësit e Scientizmit për moralin nuk pranonin parime të qëndrueshme, por pranonin parime relative në moral. Shkenca ekzakte me një shpejtësi të madhe në fushat mjekësore, transport, në shkenca hapësinore dhe në sektorët industrial që i nevojiten njeriut, ka shënuar progres dhe së bashku me këtë progres, shoqëria njerëzore ka shkuar drejt një lloj “arrogance shkencore” e cila arriti kulmin e saj në shekullin 19. Ky ishte një progres që ishte i mundur të arrihet vetëm nëpërmjet shkencës ekzakte, mirëpo neglizhenca e treguar ndaj kufijve dhe kapaciteteve të shkencës ekzakte, si dhe përgjithësimi i metodës eksperimentale në të gjitha fushat e të menduarit të njeriut, konsiderohet gabimi më i madh i përkrahësve të Scientizmit. Përkrahësit e Scientizmit jo vetëm që nuk vlerësuan në asnjë mënyrë njohurit fetare të njeriut, por ata edhe mendjen e njeriut edhe të arriturat racionale të tij, i hodhën në humnerën e besëtytnive. Për këtë arsye, shumë shpejtë ata filluan të kritikohen dhe të mohohen nga mendimtarë të ndryshëm. Nëse do të pranojmë Scientizmin, atëherë edhe matematika dhe logjika duhet të hidhen jashtë sferës së të menduarit të njeriut. Kritikët e Scientizmit besojnë se shkenca ekzakte i ka shkelur kufijtë e territorit të saj dhe ka ndërhyrë në territorin e metafizikës dhe botës së kategorive, në territorin e filozofisë, moralit, antropologjisë, zanafillës së ekzistencës dhe eskatologjisë, si dhe në territorin e vështrimit të përgjithshëm mbi botën e ekzistencës.  

Në mes kundërshtarëve të Scientizmit, janë ateistët të cilët këto fusha i konsiderojnë fusha të veprimtarisë së mendjes, ndërsa në anën tjetër besimtarët e feve këto fusha i konsiderojnë fusha të veprimtarisë së mendjes dhe të fesë. Sidoqoftë, asnjëri prej këtyre grupeve, si ateistët dhe si besimtarët e feve, çështjet si përcaktimin e qëllimit për jetën, njohjen e botës, antropologjinë dhe botën e kategorive, nuk i konsideronin besëtytni për shkak se këto çështje nuk mund të vërtetohen me eksperimente shkencore, por ato i konsideronin në nivele më të larta dhe më të thella se sa të menduarit e njeriut dhe shkenca ekzakte nuk ka kapacitet për trajtimin e këtyre çështjeve. Në periudhën e sundimit të shkencave ekzakte, mënyra e trajtimit të Kishës me zhvillimin e shkencave ishte një prej shkaqeve të rëndësishme për largimin e fesë nga sfera e jetës së njeriut. Si në periudhën e rënies së shkencës gjatë shekujve të mesjetës dhe si në periudhat e zhvillimit të shkencës gjatë renesancës, Kisha kishte një përballje të shoqëruar me ekstremitet ndaj shkencës ekzakte. Gjatë shekujve të Mesjetës, Kisha ka paraqitur një interpretim të shtrembëruar dhe jo shkencor në lidhje me fenomenet e botës dhe nuk lejonte askënd të hulumtojë dhe të kundërshtojë qëndrimin e Kishës. Kisha duke shenjtëruar dhe duke i quajtur "fetare" disa parime dhe ligje natyrore dhe shkencore, i induksionojë ato si pjesë të çështjeve të padiskutueshme fetare të saj. Mirëpo zhvillimi i shkencës në mënyrë të qartë deklaroi të pavërtetat. Shembulli i qartë në këtë drejtim ishte rrotullimi i diellit rreth tokës që ishte motivi fetar i Kishës dhe shkencëtari Galile e vërtetoi të kundërtën e këtij qëndrimi. Reagimi i Kishës përballë këtyre zbulimeve dhe shpikjeve të shkencëtarëve, ishte plotësisht negativ. Kisha për këtë arsye nuk i quajti të shenjta shkencat e reja dhe i shpalli jo besimtarë shkencëtarët dhe i dënoi ata në gjykatat e saj për shkak të bindjeve të tyre të ndryshme. Kisha nuk pranonte sistemin e shkaqeve në fenomenet materiale të botës dhe të gjitha çështjet i lidhte drejtpërdrejt me Zotin. Përveç fenomeneve natyrore si shiu dhe stuhitë, Kisha edhe çështjet si mrekullia, përcaktimi hyjnor dhe mbështetja në Zotin, gjithashtu i shpjegonte mbi këtë bazë, do të thotë me ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të Zotit dhe pa ndonjë shkak dhe mjet. Me zbulimin dhe njohjen e marrëdhënieve të fenomeneve të botës nga shkenca, u vendosen në dilemë këto vështrime dhe qëndrime fetare të Kishës. Shkenca ekzakte për çdo fenomen material, prezantonte një shkak material. Ky proces hap pas hapi i shtynte mbrapa mësimet e Kishës. Në këtë mes, Kisha nuk kishte zgjidhje tjetër përveçse të pranonte se është e ndarë sfera e shkencës dhe e fesë dhe feja duhet të izolohet vetëm në qoshe të kishës. Reagimi pasiv i Kishës u bë shkak të induksionet ky qëndrim tek shkencëtarët dhe populli i thjesht se feja nuk është në harmoni me shkencën dhe për hir të shkencës, duhet hequr dorë nga feja.

Në edicionet e kaluara thamë se Islami që nga fillimi i shpalljes i ka ftuar njerëzit për mësim dhe arsimim. Islami në disa raste e ka bërë obligim nxënien e diturisë dhe shkencës për besimtarët myslimanë. Prandaj, nuk kishte përballje mes shkencave ekzakte dhe mësimeve islame. Çështje e rëndësishme është kjo që Islami kurrë nuk e ka mohuar sistemin e shkaqeve dhe arsyeve, por përkundër vështrimeve të vjetra të përhapura mes ndjekësve të feve të mëparshme, feja islame e konsideron sistemin e botës të bazuar në shkaqe dhe arsye (pasoja). Mirëpo kjo nuk do të thotë reduktim ose mohim i rolit të Zotit, sepse sistemi i shkaqeve dhe pasojave në botën materiale është nën strukturën e rolit veprues të Zotit të madhëruar. Në realitet ajo çfarë paraqitet në terminologjinë e filozofisë me emrin "sistemi i botës dhe ligji i pasojave", në terminologjinë fetare quhet "tradita hyjnore" që do të thotë ligji hyjnor. Sipas mësimeve të Islamit, ashtu sikur që qeniet nuk janë të pavarura nga Zoti në ekzistencën e tyre, nuk janë të pavarura as edhe në ndikimet e tyre. Prandaj, feja islame nuk është në kundërthënie me hipotezat e shkencave ekzakte, do të thotë me ekzistimin e sistemit kauzal dhe e pranon atë. Mirëpo sipas Islamit nuk ekziston nevoja për gjithë këtë aventurë. Çështja më kyçe në diskutimin rreth Scientizmit është kjo që çështja e diskutimit në shkencat ekzakte, përfshinë vetëm shqisat dhe gjurmët. Diskutimi rreth vet qenies dhe llojeve të saj, është një çështje plotësisht racionale dhe ajo duhet t’i dorëzohet filozofisë. Gjithashtu, çështjet që lidhen me moralin dhe njohjen e botës dhe ontologjisë si dhe shkencat e tjera racionale, janë jashtë fushës së eksperimentit. Filozofë dhe mendimtarë të shumtë edhe pa u bazuar në mësimet e feve dhe vetëm duke përdoruar mendjen, kanë vërtetuar ekzistimin e botës metafizike e cila posedon ligje dhe sisteme të veçanta. Bota jo materiale dhe materiale nuk janë pa marrëdhënie mes njëra-tjetrës dhe kenë ndikim reciprok të natyrës së shkaqeve dhe pasojave mbi njëra-tjetrën. Kjo do të thotë se bota jo materiale mund të ushtrojë ndikim mbi materien dhe ky lloj ndikimi gjithashtu, është pjesë e sistemit të shkaqeve dhe pasojave të vërteta, pavarësisht se metoda e eksperiencës nuk e njeh atë. Mirëpo për njeriun ekzistojnë rrugë të tjera siç është mendja dhe shpallja hyjnore të cilat qartësojnë mënyrën e këtyre ndikimeve. Prandaj “qenia” nuk është vetëm materiale dhe sistemi i shkaqeve dhe pasojave, gjithashtu nuk kufizohet vetëm në botën materiale. Kjo çështje është një prej mësimeve themelore islame. Mendimtari i njohur iranian Morteza Motahari thotë: “Materialistët kanë bërë këtë gabim të tillë dhe disa ligje natyrore të botës të cilat janë zbuluar nga shkenca, i kanë konsideruar si ligje të vërteta dhe të veçanta dhe pastaj mrekullitë i kanë konsideruar si shkelje të ligjit. Ne themi se atë çfarë kanë paraqitur shkencat është e vërtetë në kushte të veçanta dhe të kufizuara, ndërsa në kohën kur me vullnetin e një profeti ose të dashuri të Zotit kryhet një veprim i jashtëzakonshëm, kjo është rezultat i ndërhyrjes në skenë të një faktori dhe elementi të veçantë (të llojit shkak dhe pasojë jo materiale)”. Prandaj, mrekulli nuk është ndodhja ose kryerja e një veprimi pa shkak në mënyrë që të themi është e pakuptimtë dhe e papranueshme. Ky argumentim përdoret jo vetëm për shpjegimin e mrekullive, por gjithashtu është i vlefshëm edhe për shpjegimin e mënyrës së ndikimit të lutjes, mbështetjes në Zotin dhe përcaktimit hyjnor në jetën e njeriut. Morteza Motahari gjithashtu thotë: “Tani shumica e kanë kuptuar se Scientismi dhe edukimi shkencor është i paaftë për ndërtimin e njeriut të përkryer. Edukimi vetëm shkencor, ndërton gjysmën e njeriut dhe jo njeriun e plotë”. Si përfundim mund të themi se Scientismi në kuptimin e kufizimit të njohjes së njeriut në metodën ekzakte dhe refuzimi i metodave të tjera të njohjes, është i papranuar jo vetëm nga mësimet islame, por edhe nga pikëpamjet e mendimtarëve perëndimorë. Prandaj, një prej bazave të rëndësishme mendore mbi të cilën është bazuar sekularizmi shekuj më parë, u njoh e pavlefshme.