Nevoja për njohjen e faktorëve që prishin sigurinë në rajon
Pas fitores së Revolucionit Islamik të Iranit janë shtuar veprimet dhe ndërhyrjet destruktive të Amerikës në rajonin e Azisë Perëndimore të cilat kanë rezultuar me dobësimin e sigurisë dhe stabilitetit kolektiv në këtë rajon.
Në emër të Zotit dhe përshëndetje për shumë miq të nderuar. Jemi me edicionin e parë të programit “Elementët e sigurisë së qëndrueshme në rajon nga pikëpamja e liderit suprem të Revolucionit Islamik” gjatë të cilit do të shqyrtojmë dhe analizojmë rrënjët e pasigurisë në rajon.
Pas fitores së Revolucionit Islamik të Iranit janë shtuar veprimet dhe ndërhyrjet destruktive të Amerikës në rajonin e Azisë Perëndimore të cilat kanë rezultuar me dobësimin e sigurisë dhe stabilitetit kolektiv në këtë rajon.
Ndërhyrjet ushtarake të Amerikës në rajonin e Azisë Perëndimore nga njëra anë janë bërë shkak për depërtimin dhe rritjen e pranisë ushtarake të faktorëve të haj në rajon dhe nga ana tjetër, këto ndërhyrje e kanë përballur sigurinë e rajonit me ndryshimin e marrëdhënieve përtej rajonale dhe shtimin e rivaliteteve jokonstruktive. Për këtë arsye një prej çështjeve të rëndësishme në pikëpamjet e paraqitura nga ana e liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit në lidhje me elementët e sigurisë së qëndrueshme në rajon, janë bërë theksime të përsëritshme mbi rëndësinë dhe nevojën për rinjohjen e rrënjëve të pasigurisë në rajon. Në bazë të kësaj, njohja e armikut në përgjithësi dhe roli i Amerikë në këtë çështje në veçanti, janë prej çështjeve më të përsëritshme në fjalimet dhe deklaratat e liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit. Në lidhje me këto çështje, është prodhuar material shumë gjerë nga ana e tij dhe kjo temë ka tërhequr vëmendjen dhe është shpjeguar nga dre aspekte në tre nivele:
Niveli i parë, është vështrimi historik ndaj këtyre ndërhyrjeve dhe gjurmët negative mbi fatin e popujve të rajonit në bazë të eksperiencave dhe dokumenteve të ndryshme.
Niveli i dytë, është analizimi dhe shpjegimi i shtresave politike-ekonomike dhe shkatërrimi kulturor i shkaktuar nga ndërhyrjet dhe qëllimet e Amerikës në rajonin Azisë Perëndimore që është përjetuar gjatë disa dekadave të fundit.
Niveli i tretë, është shqyrtimi dhe gjurmimi i rrënjëve të shkaqeve dhe qëllimeve të Amerikës nga prishja e sigurisë së rajonit dhe sidomos armiqësia me sistemin e Republikës Islamike të Iranit.
Vështrimi gjithëpërfshirës i liderit suprem të Revolucionit Islamik ndaj këtyre çështjeve tregon rëndësinë e njohjes së saktë të kërcënimeve dhe dëmeve të cilat kanë vënë në shënjestër sigurinë kolektive. Dëmet më të rëndësishme në këtë drejtim janë: zgjerimi i territorit të depërtimit dhe ndikimit ushtarak-politik të Amerikës dhe Bashkimit Evropian dhe Aleancës Veriore-Atlantike (NATO) në Azinë Perëndimore, në botën islame, në Azinë Qendrore dhe në rajonin Kaukazit Verior, sidomos në vendet fqinjë të Iranit.
Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit ka theksuar realitetet dhe të vërtetat në këtë drejtim në raste dhe takime të ndryshme diplomatike si në takim me Sheik Tamim bin Hamad Ale thani, emirin e Katarit tre vite më parë dhe duke vë në dukje kushtet dhe rrethanat e papërshtatshme të rajonit, ka thënë: “Shkaku i kësaj situate kaotike është Amerika dhe aleatët e saj dhe e vetmja rrugë për t’u përballur me atë është theksimi mbi bashkëpunimet brenda rajonale. Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit gjithashtu ka theksuar: “Natyrisht se disa faktorë sidomos ata të cilët nga matanë botës kanë ardhur në këtë rajon, nuk dëshirojnë të shikojnë zgjerimin e bashkëpunimeve të vendeve të rajonit, mirëpo kjo çështje nuk ka lidhje me ata dhe vendet dhe popujt e rajonit më nuk pranojnë hegjemoni dhe ndërhyrje të tilla”.
Ajetullah Khamenei ka thënë: “Rrethanat aktuale të rajonit më shumë se në të kaluarën kanë nevojë për forcimin e marrëdhënieve të vendeve të rajonit dhe të mos ndikohen nga politikat e induktuara nga faktorët e huaj”.
Sa’dullah Zare’ij, ekspert dhe analist i çështjeve të rajonit, duke analizuar rëndësinë e çështjeve të paraqitura në fjalën e liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, thotë: “Siguria nuk është një element i cili mund të jetë i pëlqyer për një grup dhe i papëlqyer për një grup tjetër. Prandaj, pezullimi i një sistemi politik para se të krijohet dhe të ekzistojë një plan zëvendësues dhe i pranueshëm për atë, nuk do të ketë kurrfarë dobie për askënd. Eksperienca ka treguar se shpjegimi i këtyre realiteteve në lidhje me shumë çështje të ndërlikuara dhe në kulmin e krizave, ka arritur të reduktojë shpenzimet njerëzore dhe financiare të popujve dhe shteteve në përballje me komplotet e armiqve të popujve të rajonit. Kjo zgjuarsi politike në mënyrë të ndërsjellët ka shtuar në masë të madhe shpenzimet e armiqve dhe i ka detyruar ata të pranojnë humbjen dhe disfatën”.
Ajetullah Khamenei gjithashtu në takim me kryeministrin e Irakut, ka deklaruar: “Amerikanët përkundër deklaratave që bëjnë me gojën e tyre, demokracinë dhe strukturat aktive politike aktuale të Irakut i konsiderojnë në dëm të tyre... Amerikanët dhe agjentët e tyre në rajon, janë kundër kësaj që Irakut të shndërrohet në një vend me struktura demokratike aktuale dhe personalitetet dhe subjektet politike aktuale të qëndrojnë në krye të shtetit, sepse e konsiderojnë këtë në dëm të interesave të tyre”.
Ky është ai realitet në të cilin ka theksuar lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit pesë vite më parë në një mesazh dërguar për të rinjtë në Evropë dhe e ka shpjeguar këtë situatë. Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në vitin 2015, ka shkruar dy letra për të rinjtë perëndimorë në të cilat ka theksuar nevojën e domosdoshme për rinjohjen dhe hulumtimin e ri të arsyes së krizave dhe vështirësive njerëzore të krijuara si pasojë e dhunës dhe ekstremizmit.
Ajetullah Khamenei në këto letra në mënyrë të drejtë dhe të qartë ka vë në dukje politikat kontradiktore të Amerikës dhe Perëndimit ndaj terrorizmit, sulmeve ushtarake ndaj botës islame, gjakderdhjen në Palestinë dhe ka theksuar nevojën e përballjes dhe kundërshtimit të ideve të dhunshme.
Noam Chamsky, analisti dhe mendimtari i dalluar politik amerikan, në analizat e tij gjithashtu ka vë në dukje këtë çështje. Ai në kohën kur Parisi u bë objektiv i sulmeve terroriste, duke shtruar këtë pyetje se a është qëllimi i Amerikës inkurajimi i terrorizmit ose dhënia fund e terrorizmit?, ka shkruar: “Nëse dëshironi t’i jepni fund terrorizmit, së pari duhet pyetur se për çfarë arsye ka ndodhur terrorizmi? Çfarë ishin arsyet e tij kryesore dhe çfarë ishin rrënjët e tij më të thella? Dhe pastaj, duhet të mundoheni t’i përgjigjeni këtyre pyetjeve?”.
Kamal Kharazi, kryetari i këshillit strategjik të marrëdhënieve të jashtme të Iranit, në një fjalim të tij me titull “Roli rajonal i Iranit stabilizues ose destabilizues?” që ka mbajtur në qershor të vitit 2017 në institutin “Chatm Hous”, ka deklaruar:
“... Duhet të bëhet e qartë se cilët janë ata faktorë të cilët përfitojnë nga destabilizimi dhe cilët janë ata faktorë që synojnë të destabilizojnë gjendjen aktuale? ... Nëse Irani nuk do të ndihmonte këto vende (Irakut dhe Sirinë) dhe Bagdadi e Damasku do të binte në duart e terroristëve të ISIS, çfarë do të ishte fati i rajonit përball një terrorizmi të egër dhe barbarë si ISIS? Nëse Bagdadi e Damasku do të binte në duart e terroristëve, ju a do të kishit sot një Evropë më të sigurt?”
Sipas raporteve të dokumentuara, rrjeti i spiunazhit të Amerikë me qendër Drejtorinë e Inteligjencës Qendrore të Amerikës (CIA) në koordinim me Mossad gjatë viteve të fundit kanë shtuar në masë të madhe aktivitetet e tyre për realizimin e qëllimeve të veta për rrëzimin e qeverive të shteteve dhe për krijimin e mosmarrëveshjeve mes grupeve etnike dhe fetare në rajon, madje edhe brenda kufijve të Republikës Islamike të Iranit.
Veprimet destruktive dhe spiunazhe dhe kundër sigurisë nga Amerika dhe Izraeli kryhen në mënyra të ndryshme siç është depërtimi i drejtpërdrejtë i agjentëve dhe elementëve spiunazh, dhënia e ndihmave financiare me qëllim të përdorimit të grupeve armiqësore dhe shfrytëzimi i personave të mashtruar për krijimin e trazirave nëpër rrugët e qyteteve dhe publikimin e spekulimeve dhe për të shtuar luftën psikologjike. Një çështje e rëndësishme në vështrim ndaj këtyre realiteteve është kjo që për të luftuar pasigurinë, duhet të thahen rrënjët e pasigurisë dhe trazirave.