Janar 24, 2024 18:39 CET

Para se gjithash, ekziston një fjali e shkruar mbi kopertinën e librit që tërheq vëmendjen në të cilën thuhet: "Gjërat për të cilat shumë njerëz mendojnë se janë të vërteta, por nuk janë". Ndoshta edhe vetëm kjo fjali mund të bëhet shkak që ne të hapim libri dhe ta lexojmë ose të paktën t'i hedhim një sy listës së përmbajtjes së këtij libri.

Palestina ka qenë një vend i zbrazët. Në këtë vend frynin vetëm erëra dhe kishte vetëm ferra dhe gjemba të cilat i dërgonte era nga njëra anë në tjetrën.

Përshëndetje miq të nderuar. Në këtë podkast do ta shqyrtojmë librin "Dhjetë gabimet e njohura në lidhje me Izraelin". Para se gjithash, ekziston një fjali e shkruar mbi kopertinën e librit që tërheq vëmendjen në të cilën thuhet: "Gjërat për të cilat shumë njerëz mendojnë se janë të vërteta, por nuk janë". Ndoshta edhe vetëm kjo fjali mund të bëhet shkak që ne të hapim libri dhe ta lexojmë ose të paktën t'i hedhim një sy listës së përmbajtjes së këtij libri.

Ekziston shumë thënie dhe shkrime në lidhje Palestinën dhe Izraelin, por çështja më interesante për të cilën ne e kemi zgjedhur këtë libër, është kjo se vetë autori i librit është një hebre dhe qytetar i regjimit sionist, pra i Izraelit. Ilan Pappé është autori i këtij librit dhe ai njihet në nivel botëror si një historian i famshëm. Ai konsiderohet si një nga shkrimtarët shumë të zellshëm dhe produktiv, veçanërisht për historinë e Palestinës, dhe më e rëndësishmja është kjo se ai përpiqet t'i shikojë ngjarjet dhe zhvillimet me një këndvështrim relativisht të hulumtuesit. Prandaj, veprat e tij historike ia vlen të lexohen dhe studiohen pavarësisht nga feja dhe kombësia e tij. Ky libër është një nga librat e fundit të botuar nga Ilan Pape, në fakt është një nga veprat e tij kërkimore dhe kritike.

Ilan Pape

Sigurisht, Ilan Pape thotë në hyrje të librit të tij, se sido që të jetë ai është një izraelit. Edhe pse e kritikon regjimin pushtues sionist, mirëpo si një çifut dhe sionist që është, ai beson në vazhdimësinë e regjimit sionist. Prandaj, në veprën e tij nuk vërehet asnjë shenjë në lidhje me shpërbërjen e regjimit pushtues sionist dhe kthimin e tokës palestineze tek palestinezët. Edhe pse Ilan Pepe ndonjëherë tregon edhe solidaritet me palestinezët dhe kritikon abuzimet dhe madje edhe krimet e këtij regjimi pushtues në formë të dokumentuar, por ai parashtron dy propozime si zgjidhje për këtë çështje:

Propozimi i grupit që mendon se Izraeli duhet t'u kthejë palestinezëve vetëm zonat e pushtuara nga viti 1967 dhe të krijohet një shtet palestinez në këto zona, që nënkupton vazhdimin e jetës së pavarur të regjimit pushtues sionist në pjesën më të madhe të territorit të Palestinës.

Dhe propozimi i grupit të dytë, është i atyre të cilët besojnë se palestinezët dhe hebrenjtë që jetojnë në ato zona, natyrisht, jo hebrenjtë e vjetër para vendosjes së regjimit, por emigrantët dhe brezat e mëvonshëm të kolonëve pushtues, duhet të formojnë një shtet të vetëm së bashku.

Libri i njohur i Ilan Pape

Siç mund ta shihni, në asnjërën prej këtyre teorive bazë të propozuara, nuk ekziston asnjë argument i fortë për shpërbërjen e plotë të regjimit pushtues izraelit që u krijua nga disa shtete perëndimore në territoret e Palestinës dhe në Lindjen e Mesme. Gjithashtu, ai nuk kërkon kthimin e hebrenjve emigrantë në vendet e tyre nga të cilat kanë ardhur ata. Megjithatë, materialet hulumtuese të tij ia vlen të lexohen.

Në pjesën e parë të librit, Ilan Pepe shqyrton gjashtë legjenda që ekzistojnë për të kaluarën e Palestinës dhe paraqet dëshmi historike për secilën prej tyre. Legjenda të pavërteta të cilat i kanë përdorur dhe po i përdorin mediat kryesore dhe elitat politike e Perëndimit si fakte konkrete dhe justifikim për veprimet pushtuese dhe të dhunshme të Izraelit.

Pjesa e dytë e këtij libri shqyrton dy legjenda për të tashmen e Izraelit dhe në kapitujt e fundit, autori i këtij libri hedh një vështrim mbi të ardhmen dhe nxjerr konkludimet e tij.

Një. Palestina ka qenë një vend i zbrazët. Kishte vetëm erës dhe kishte vetëm ferra dhe gjemba të cilat e dërgonte era nga njëra anë në tjetrën.

Kjo legjendë ishte preteksti i parë me anë të të cilit Izraeli vendosi këmbën në tokën e Palestinës. Një tokë bosh dhe e zbrazët të cilën ai dëshiron ta zhvillojë dhe t'i japë jetë asaj. Një tokë që nuk i përket askujt dhe supozohet se i përket vetëm atij.

Rajoni që sot nga aspekti politik e quajnë "Izrael", ka qenë zyrtarisht një vend me kufi të caktuar që nga koha e lashtë romake. Ky vend ishte gjithashtu shumë i rëndësishëm edhe në epokën para Perandorisë Romake, për të cilën do të flasim në episodet e ardhshme. Por ka një konsensus të gjerë midis studiuesve dhe historianëve, dhe ai është se ishin romakët ata që i dhanë emrin "Palestinë" kësaj toke; dhe se burimet romake për emërtimin e këtij vendi me këtë emër janë më të vjetra se burimet e tjera të ngjashme. Burime të cilat e përmendin këtë tokë si Palestinë dhe jo si Izrael.

Gjatë periudhës së sundimit romak dhe më vonë në periudhën e Bizantit ose Perandorisë Romake Lindore, Palestina me popullatën e vet autoktone, konsiderohej një nga provincat e kësaj perandorie dhe kushtet dhe gjendja e saj jetësore varej kryesisht nga zhvillimet dhe fati i Perandorisë Bizantine.

Me shpalljen e Islamit dhe që nga mesi i shekullit të VII-të, historia e Palestinës dhe popullata vendase e Palestinës u lidhën me botën arabe dhe botën islame. Në ndërkohë dhe natyrisht gjatë periudhave të shkurtra, siç ishte periudha e luftërave të kryqëzatave, sundimi dhe administrimi i Palestinës dhe popullit të këtij vendi ra për një kohë në duart e të krishterëve.

Perandoritë dhe dinastitë e ndryshme myslimane dhe të krishtera, për shkak të pozitës së saj fetare dhe pozitës gjeografike strategjike të Palestinës, ishin të prirura ta lidhnin fatin e këtij vendi me fatin e territoreve dhe të vendeve nën sundimin e tyre. Palestina është vendi i kibles së parë dhe vendi i tretë më i shenjtë në fenë Islame pas Mekës dhe Medinës. Sidomos pasi që një pjesë e madhe e popullatës vendasve të Palestinës pranuan fenë Islame, ky vend fitoi një rëndësi të veçantë për fenë Islame. Në fund të fundit, Palestina që nga kohërat e lashta ka qenë tërheqëse edhe për shumë shtete të tjera për shkak të tokës së saj të pjellore. Mbetjet dhe gjurmët kulturore të disa prej këtyre shteteve mund të shihen akoma në pjesë të ndryshme të Palestinës. Një periudhë shumë e rëndësishme për të ta njohur dhe kuptuar gjendjen bashkëkohore të Palestinës, kosiderohet periudha e sundimit të Perandorisë Osmane mbi territorin e Palestinës.

Osmanët myslimanë e bënë Palestinën pjesë të territorit të tyre për katërqind vjet, dhe sot mbetjet e trashëgimisë së tyre mund të shihen ende në shumë aspekte në zona të ndryshme të këtij vendi.

Kur osmanët arritën në Palestinë, ata u ndeshën me një shoqëri që ishte kryesisht myslimane sunite, fshatare dhe arabishtfolëse. Përkrahë kësaj, ekzistonte një pakicë elitare urbane. Ajo që është e rëndësishme është se më pak se pesë përqind e popullsisë së Palestinës në atë kohë ishin hebrenj, dhe ndoshta disa përqind ishin të krishterë.

Komunitetet hebraike në pjesë të ndryshme të botës, në atë kohë e konsideronin Palestinën si tokën e shenjtë të përmendur në librin e shenjtë Tevrat.  Pelegrinazhi nuk kishte të njëjtin rol në fenë hebraike siç kishte në fenë krishtere dhe Islame. Por disa hebrenj e konsideruan pelegrinazhin në Jerusalem si një detyrë fetare dhe shkuan në grupe të vogla në Palestinë si pelegrinë.

Pavarësisht këtij fakti, ju mund të mos e dini se çfarë tregimi i çuditshëm është paraqitur nga këndvështrimi i faqes zyrtare të ministrisë së punëve të jashtme të regjimit pushtues sionist në lidhje me katërqind vitet e historisë së Palestinës gjatë periudhës së sundimit të Perandorisë Osmane mbi këtë vend. Një tregim tërësisht i rrejshëm që thotë se në vitin 1800 Palestina ishte bërë një shkretëtirë. Por përsëri, ekzistonin disa bujq dhe fermerë që në fakt nuk i përkisnin atij vendi do të thotë Palestinës, por gjithsesi po punonin në një tokë të thatë dhe të nxehtë, në një tokë e cila nuk i përkiste atyre.

Në historinë e improvizuar të ministrisë së jashtme izraelite në lidhje me atë periudhë historike të vendit të Palestinës, ky vend përshkruhet si një ishull me një popullsi të konsiderueshme çifute, e cila ishte nën sundimin e osmanëve dhe vuajti nga planet e kushtueshme të Perandorisë Osmane dhe zhvillimi i këtij vendi u vodh dhe u plaçkit në mëyra të ndryshme. Çdo vit që kalonte, kjo tokë bëhej më e thatë dhe më e shkret, dhe tokat bujqësore ishin kthyer në shkretëtirë.

Ministri i jashtëm izraelit

Promovimi i një imazhi të tillë të rremë në një faqe zyrtare shtetërore është i paprecedentë në të gjithë botën. Është një ironi e hidhur që autorët e kësaj narrative të rreme nuk u mbështetën as edhe në vetë kërkimet akademike të Izraelit.

Sigurisht, disa studiues akademikë izraelitë e kanë sfiduar me sukses këtë tregim të rreme. Hulumtimi i tyre tregon se gjatë disa shekujve me radhë, Palestina jo vetëm që nuk ishte një vend shkretëtirë, por kishte edhe një shoqëri arabe mesdhetare të zhvilluar. Një shoqëri ku shumica e banorëve të saj ishin myslimanë dhe fshatarë. Sigurisht, ky vend kishte edhe një sërë qendrash të zhvilluara urbane.

Pavarësisht kësaj lufte narrativash, në çdo rast, kjo narrativë e rreme se Palestina ishte një tokë e zbrazët dhe boshe, ende mësohet përmes kurrikulës së shkollave dhe universiteteve izraelite. Kjo narrativ gjithashtu promovohet dhe përhapet edhe përmes mediave dhe qarqeve të ndryshme.

Mbështetësit e kësaj narrative të rreme janë studiues universitarë që kanë më pak rëndësi shkencore, por ndikimi i tyre në sistemin arsimor izraelit është më i madh.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kjo hipotezë se Toka e Premtuar, Palestina, ishte një tokë e pabanuar, e shkretë, shkretëtirë, e thatë dhe r djerrë përpara se sionizmi të arrinte atje, vazhdon të qarkullojë dhe të përhapet nga qarqe të ndryshme.

Këtu duam të shqyrtojmë të dhënat historike. Burimet historike thotë se Palestina ishte një shoqëri si shoqëritë e tjera arabe gjatë periudhës osmane. Populli i Palestinës jo vetëm që nuk ishte nën rrethim, por bashkëvepronte dhe tregtonte lehtësisht me kulturat e tjera si pjesë e Perandorisë së madhe Osmane.

Së dyti, Palestina ishte e hapur ndaj ndryshimeve dhe modernizimit. Ajo e kishte filluar lëvizjen për zhvillim dhe modernizim shumë kohë përpara ardhjes së lëvizjes sioniste.

Rrjeti bregdetar i porteve dhe i qyteteve kishte lulëzuar dhe ishte zhvilluar shumë për shkak të tregtisë së tyre me Evropën, dhe në të njëjtën kohë, tregtia e brendshme me rajonet e afërta zhvillohej edhe nga rrugët tokësore nëpër fusha dhe rajone të ndryshme të këtij vendi.

Krejtësisht përkundër imazhit të Palestinës si "rajon shkretinor" të paraqitur nga mediat sioniste dhe amerikane, ky vend konsiderohej një nga zonat më të gjelbëruara të rajonit Sham (Levant) dhe një nga zonat më të gjelbëruara të Lindjes së Mesme në atë kohë. Pikërisht në të njëjtën kohë, Palestina kishte gjithashtu një industri bujqësore të pasur dhe shumë produktive. Qytetet e vogla dhe historike si Kudsi dhe Bejt Lahm plotësuan nevojat e popullsisë së rreth gjysmë milioni banoresh të vet në periudhën e mbërritjes së sionizmit në Palestinë.

Nga fundi i shekullit të 19-të, kjo popullsi ishte e konsiderueshme, dhe siç u përmend më parë, vetëm një përqindje e vogël e popullsisë së Palestinës i përkiste fesë hebraike. Është interesante se ky grup hebrenjsh që jetonin në Palestinë në atë kohë po u rezistonin vetë ideve të promovuara nga lëvizja sioniste.

Populli i Palestinës në fillim të kolonizimit dhe emigrimit të sionistëve në Palestinës, e përkufizoi veten me konceptin e kombit. Një koncept i fuqishëm që ishte i përhapur në shekujt 19 dhe 20.

Promovimi i konceptit të kombit dhe nacionalizmit në atë periudhë kohore po ndodhte edhe në pjesë të tjera të botës. Idetë nacionaliste kishin hyrë në Lindjen e Mesme pjesërisht përmes misionarëve fetarë amerikanë. Këta misionarë fetarë e zhvilluan këtë propagandë me shpresën për të ndryshuar fenë e njerëzve dhe për të promovuar fenë krishtere, si dhe me dëshirën për të përhapur koncepte të reja lidhur me pavarësinë dhe identitetin kombëtar. Elitat e arsimuara të Palestinës, së bashku me elitat e tjera të botës arabe, i pranuan këto ide dhe formuluan një doktrinë autentike nacionaliste. Këto qenë ide të cilat i shtynë ata që së pari të kërkonin më shumë autonomi të brendshme për arabët brenda Perandorisë Osmane dhe në fund të fitonin pavarësinë nga Perandoria e Osmane.

Në Palestinë, të krishterët të cilët ishin përfshirë në diskursin për zhvillimin e nacionalizmit gjetën aleatë entuziastë në mesin e elitave myslimane dhe ndërsa i afroheshim fundit të Luftës së Parë Botërore, shumë grupe myslimano-kristiane u formuan shpejt dhe u zhvilluan në të gjithë Palestinën duke vepruar në kuadër të nacionalizmit arab. Grupet myslimano-kristiane ishin pikërisht ato që promovuan nacionalizmin arab në Palestinë.

Në tërë botën arabe, edhe hebrenjtë iu bashkuan edhe aleancave të tilla, të cilat u krijuan nga aktivistë socialë dhe politikë të feve të ndryshme dhe nuk i përkisnin vetëm ndonjë feje apo vetëm ndonjë shkolle fetare të veçantë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Palestinë. Sigurisht, sekti i sionizmit në atë kohë akoma nuk kishte kërkuar nënshtrimin absolut të komunitetit të vjetër hebre atje. Shumë historianë gjithashtu kanë folur dhe diskutuar gjerësisht për zhvillimin e nacionalizmit në Palestinez para ardhjes së sionistëve.

Edhe pse në atë kohë palestinezët ende nuk e quanin vendin e tyre me emrin Palestinë, mirëpo pozita kulturore e Palestinës ishte plotësisht e qartë. Në atë periudhë kohore, ishte e dukshme një ndjenjë unifikuese e banorëve të këtij vendi në lidhje me këtë se ata i përkisnin kësaj toke. Në fillim të shekullit të 20-të, një gazetë e quajtur "Palestine" pasqyronte emrin me të cilin populli i këtij vendi e quajti vetën "Palestinë".

Palestinezët, duke përfshirë shumicën myslimane dhe pakicën e krishterë dhe hebreje, flisnin dialektin e tyre të gjuhës arabe, kishin zakonet dhe traditat e tyre dhe shfaqeshin në hartat botërore si popull që jetojnë në një shoqëri të quajtur Palestinë.

Më vonë, elitat palestineze filluan të kërkonin pavarësi nga Perandoria Osmane brenda kuadrit të Unionit Federal Sirian apo edhe të Shteteve të Bashkuara Arabe. Si rezultat i këtyre përpjekjeve, palestinezët gradualisht e panë veten si një shtet i pavarur arab.

Nëse sionistët nuk do të ishin shfaqur në Palestinë me emigrimin e detyruar të disa milionë hebrenjve nga Evropa, Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut, ky vend ndoshta do të kishte ndjekur të njëjtën rrugë si Libani, Jordania apo Siria dhe do të kishte nisur procesin e modernizimit dhe zhvillimit normal. Megjithatë, Palestina vazhdoi fuqishëm rrugën e zhvillimit të nacionalizmit. Në vitin 1918, Palestina konsiderohej më e integruar dhe më e unifikuar se sa ishte gjatë periudhës së sundimit osman.

Në vitin 1923, me emigrimin e detyruar të miliona hebrenjve në Palestinë, qeveria e Britanisë hyri në negociata në lidhje me kufijtë e territorit të Palestinës. Ndërsa kufijtë e kësaj toke u bënë më të saktë, ndodhi një hapësirë ​​gjeografike e përcaktuar më mirë për zhvillimin e lëvizjeve nacionaliste. Lëvizje këto të cilat tani po vepronin për një vend që luftonte për pavarësinë e tij. Kjo ngjarje u bë shkak që populli vendas dhe autokton i Palestinës të ketë një ndjenjë më të fortë se më parë se i përket këtij vendi.

Në hartimin e traktatit të britanikëve qëllimisht nuk u përmend se kujt i përket Palestina: ajo i përket palestinezëve vendas dhe autokton apo emigrantëve të rinj hebrenj? Kontradikta dhe pika e fundit e ironisë së kësaj strukture të re administrative ishte se rihartimi i kufijve të Palestinës i ndihmoi ndjekësit e sektit dhe lëvizjes sioniste të merrnin një imazh të qartë gjeografik të "Tokës së Izraelit" ose të po atij "Vendit të Izraelit", pikërisht ai vend ku, nga këndvështrimi i sionistëve, vetëm hebrenjtë kishin të drejta mbi të dhe mbi burimet e tij.

Po! Palestina me të vërtetë nuk ishte një tokë bosh dhe e zbrazët. Palestina ishte pjesë e botës së pasur dhe pjellore të Mesdheut Lindor në shekullin e 19-të dhe ky vend ishte në rrugën e modernizimit dhe zhvillimit të nacionalizmit. Palestina nuk ishte një shkretëtirë në pritje të zhvillimit. Palestina nga aspekti konceptual ishte një vend dhe po përgatitej të hynte në shekullin e 20-të si një shoqëri moderne. Por kolonizimi dhe pushtimi i këtij vendi nga lëvizja sioniste e dështoi këtë proces dhe e ktheu atë në një tragjedi të tmerrshme për të gjithë banorët autoktonë të Palestinës.

Kjo është përgjigja e mitit të parë, që do të thotë se Palestina nuk ka qenë kurrë një tokë bosh. Por lind një pyetje. Nëse lëvizja dhe sekti i sionizmit nuk do ta verbonin procesin e zhvillimit të Palestinës, atëherë ky vend drejt cilit nivel të zhvillimit do të ecte përpara? Bashkohuni me ne në episodin tjetër të këtij podkasti (për shembull diku javën e ardhshme) për të sfiduar një tjetër mit të pavërtetë mbi të cilin u themelua shteti fals i Izraelit.

Ju mund të na ndiqni neve dhe të dëgjoni podkastin tonë në kanalin e radios, ndërsa pas disa ditësh, teksti i podcast-it do të postohet në faqen e radios në adresën https://parstoday.ir/sq Gjithashtu, të dashur miq, pyetjet, sugjerimet dhe kritikat tuaja mund të na dërgoni përmes adresës https://www.facebook.com/mahdi.dehrooye.3/  në Facebook.

Ne i mirëpresim mendimet dhe sugjerimet tuaja në lidhje me programet tona. Nëse iu pëlqen përmbajtja e këtij podkasti, iu lutemi shpërndajeni atë me miqtë tuaj.

Tags