Janar 25, 2024 15:30 CET

Në emisionin e sotëm do të udhëtojmë në zona të ndryshme të Iranit ku do të njihemi me karakteristikat dhe bukuritë tërheqëse të këtij vendi. Këtë emision po e nisim me prezantimin e provincës Fars në jug të Iranit. Kjo është një nga provincat që me larminë klimatike dhe pasurinë e vlefshme historike, mund të konsiderohet si nga zonat më të vlefshme dhe më turistike në Iran.

Në emër të Zotit dhe me përshëndetje për ju të nderuar dëgjues po fillojmë një pjesë tjetër të emisionit “ Ejani me ne në Iran”. Nëse ju kujtohet në emisionin e kaluar folëm për pozicionin e veçantë dhe të pashoq gjeografik të Iranit një vend i përbërë nga një larmi gjerë ambientale me male, pyje, shkretëtirë, lumenj dhe burime të shumta uji mineral. Përveç kësaj ky vend dallohet për nga lashtësia historike dhe është vend me kulturë, civilizim, arkitekturë dhe pasuri të veçantë. Në emisionin e sotëm do të udhëtojmë në zona të ndryshme të Iranit ku do të njihemi me karakteristikat dhe bukuritë tërheqëse të këtij vendi. Këtë emision po e nisim me prezantimin e provincës Fars në jug të Iranit. Kjo është një nga provincat që me larminë klimatike dhe pasurinë e vlefshme historike, mund të konsiderohet si nga zonat më të vlefshme dhe më turistike në Iran.

Provinca Fars e Iranit

Provinca Fars për nga lashtësia është e njëjtë me lashtësinë e vetë Iranit dhe mund të thuhet se është epiqendra e formimit të civilizimit të lashtë iranian dhe të botës. Kjo zonë është çerdhja e dijes, kulturës dhe civilizimit, e cila zë një vend të veçantë në mendjen dhe gjuhën e iranianëve dhe të botës. Ky territor për pozicionin e veçantë dhe tërheqës në mesin e maleve dhe shkëmbinjve dhe për shkak të arkitekturës së bukur dhe të habitshme, gjithmonë ka tërhequr vëmendjen e historianëve dhe arkeologëve të botës. Hartat e rralla të Alameteve në zemër të maleve Fars me vjetërsi prej 4 mijë vitesh, ndërtesa madhështore e Fronit të Xhamshidit (Perspolis) dhe Pasargad të mbetura nga epoka e Akamenidëve në shekullin e 6 p.e.s., bashkë me objektet e epokës Sasanite të cilat janë të shpërndara në shumicën e qyteteve të provincës Fars, dëshmojnë për kulmin e civilizimit të lashtë në këtë territor.

Froni i Xhamshidit (Perspolis)

Përveç kësaj provinca Fars ka një përvojë të thellë dhe të lashtë kulturore. Komentues si Mulasadra, Hafezi, Sadiu, Sibuje, etj., kanë dalë nga kjo provincë të cilët u bënë burim i veprave kulturore, shkencore, filozofike, fetare dhe letrare. Mbi historinë e persëve thuhet se rreth 1100 vjet p.e.s., një  grup njerëzisht të etnisë ariane, pasi përshkoi një distancë të largët dhe plot peripeci, u fut nga veriu në territorin iranian. Ky grup i quajtur Pars u vendos në zonat jugore të Iranit të sotëm duke vendosur emrin e tij në këtë rajon. Në këtë mënyrë u formua një nga qendrat më të lashta të civilizimit iranian  e cila më pas u shndërrua në qendrën e pushtetit dhe kryeqytet i vendit. Persët kanë qenë banorët më të lashtë të territorit iranian dhe dy dinastitë Akamenide dhe Sasanite kanë dalë pikërisht nga kjo etni. Një fis i persëve i njohur me emrin Akamenid, në vitet 330-559 p.e.s. mori kontrollin e Persisë dhe gradualisht depërtoi edhe në zonat e tjera të botës. Në atë kohë në persi ishin përqendruar pushteti dhe shumica e industrisë së kohës dhe ky territor u kthye në qendrën më të lashtë të civilizimit iranian. Këtë fakt e dëshmon edhe ndërtesa historike Froni i Xhamshidit dhe Pasargad, të cilat kanë mbetur që nga ajo kohë.

Pallati i mbretërve të dinastisë Akamenide

Pas zgjerimit të Islamit në Iran provinca Farasi përsëri ka qenë qendër e Atabakut pers, të parët Inxhu, Al Muzafar dhe Zandie. Dinastia Zandie i dha një zhvillim të veçantë kësaj zone të cilën do të trajtojmë më gjerësisht në analizimin e objekteve historike të provincës Fars. Provinca Fars me një sipërfaqe prej 133 km2 ndodhet në jug të Iranit dhe për nga ndarja topografike përbëhet nga 29 qyteza. Provinca Fars nga  veriu kufizohet me provincën Esfahan, nga lindja me provincën Jazd dhe Kerman, nga jugu me provincën Hormuzgan, ndërsa nga perëndimi me provincat Kahkiluje, Bujer Ahmad dhe Bushehr. Qendra e provincës Fars është qyteti Shiraz, i cili për nga rëndësia historike dhe pozicioni i lartë kulturor është ndër qytetet e zgjedhura në Iran. Në përgjithësi kjo provincë karakterizohet nga relievi malor dhe malet e kësaj provincë janë vazhdimësi e vargmaleve Zagros të cilat shtrihen nga veriperëndimi i Iranit deri në jug të vendit. Kjo provincë gjithashtu ka një klimë të larmishme për shkak të afrimitetit me gjirin Persik nga jugu dhe shkretëtirën në zonat verilindore të Iranit. Provinca Fars në përgjithësi karakterizohet nga tre lloj klimash, veriu dhe veriperëndimi malor me një dimër relativisht të ftohtë dhe verë të balancuar, zonat qendrore me dimër relativisht me reshje dhe të balancuar dhe verë të nxehtë e të thatë. Jugu dhe juglindja e provincës Fars kryesisht është e balancuar me verë shumë të nxehtë.

Pozita gjeografike e provincës Fars

Burimet ujore të provincës Fars ndahen në dy grupe. Ujërat e rrjedhshëm dhe ujërat nëntokësorë të cilat krijojnë burime të shumta uji, ujëvara, lumenj, liqene. Lumi Kor është lumi më i rëndësishëm i provincës Fars i cili buron nga malet veriore të kësaj provincë dhe derdhet në liqenin Bakhtegan. Lumenjtë Firuzabadi, Gare Amaxh, Fahlian, janë lumenj që burojnë nga lartësitë e maleve të kësaj province dhe derdhen në gjirin Persik. Në provincën Fars gjenden edhe shumë liqene. Bakhtegan, Maralu dhe Prishan janë tre lumenjtë më të mëdhenj të kësaj province.

liqenin Bakhtegan

Ekzistenca e ujëvarave të ndryshme dhe e burimeve ujore, bashkë me shtratin e lumenjve ka krijuar gryka mjaft të përshtatshme për gjueti dhe dëfrim mbi të cilat do t’ju flasim emisionin e ardhshëm. Duke qenë se në këtë zonë gjenden burime të shumta uji, provinca Fars konsiderohet si një ndër rajonet më të rëndësishme për bujqësinë në Iran. Elbi, gruri dhe misri, janë drithërat kryesore të prodhuara në këtë zonë, e cila njihet edhe për orizin e saj.

Lumi Kor

Përveç bujqësisë në provincën Fars është shumë e përhapur edhe blegtoria dhe një pjesë e mirë e nevojave të Iranit për mish dhe bulmet, plotësohet nga kjo provincë. Në bazë të të dhënave statistikore popullsia e kësaj province është 4.5 milion banor. Gjuha më e përdorur është persishtja por për shkak të larmisë etnike, vërehen edhe gjuhë të tjera si lore, turke dhe arabe. Për nga besimi fetar kjo zonë gjithashtu ka një larmi të përbërë nga ndjekës të fesë islame, krishtere, zorastriane dhe hebreje të cilët krijojnë dhe një larmi kulturore në provincën Fars.

Vlen të theksohet se provinca Fars është një prej zonave më të frekuentuara nga fiset endacake. Fiset endacake të provincës Fars përbëhen nga fiset Kashkai, Khamse, Mamuseni dhe Alvear Kahkiluje, të cilët në vetvete janë të ndarë në fise dhe etni të ndryshme. Fiset endacake të Fars në histori janë themeluesit e kulturës së pasur të territorit persian dhe një pjesë e kulturës së provinciale në jetën e tyre përbën faktor tepër turistik në Iran.

Fiset endacake në provincën Fars

Provinca Fars në sektorin e industrisë artizanale si tapete, qilima dhe rrugica, ka rëndësi tepër të veçantë. Në qyteza të ndryshme të kësaj province dallohen edhe punimet artizanale me dru. Zona Fars dallohet edhe për mjeshtërit e punimit me hekur, ku dallohen punimet me argjend dhe shkrimet apo zbukurimet mbi to.

Industria e hekurit në Fars

Sektori bimor në provincën Fars dallohet nga pyjet, bimët industriale dhe farmaceutike. Pemët kryesore të kësaj province janë lajthia, gështenja dhe disa bimë mjekësore dhe farmaceutike. Provinca Fars për shkak të larmisë klimatike ka dhe një larmi të gjerë gjallesash, si kafshë shpendë dhe gjallesa nënujore. Shumë nga këto gjallesa gjenden në zonët e mbrojtura natyrore të provincës Fars.

 

 

Tags