Janar 25, 2024 17:40 CET
  • Ejani me ne në Iran/Zona e mbrojtur “Arzhan dhe Parishan”

Në vazhdim të prezantimit të krahinës Fars u njohëm me pamjen e bukur të kësaj krahine dhe parkun kombëtar Bamu dhe liqenin Bahtegan. Në emisionin e sotëm do të njihemi akoma më shumë me bukuritë e maleve Zagras, zonën e mbrojtur “Arzhan dhe Parishan” në pjesë jugore të këtyre maleve.

Duke ju përshëndetur në emër të Zotit të gjithë ju të dashur dëgjues dhe miq të emisionit “Ejani me ne në Iran” ja ku jemi sërish me një tjetër seri të këtij emisioni. Në se ju kujtohet në emisionin e kaluar, në vazhdim të prezantimit të krahinës Fars u njohëm me pamjen e bukur të kësaj krahine dhe parkun kombëtar Bamu dhe liqenin Bahtegan. Në emisionin e sotëm do të njihemi akoma më shumë me bukuritë e maleve Zagras, zonën e mbrojtur “Arzhan dhe Parishan” në pjesë jugore të këtyre maleve.

Zona e mbrojtur “Arzhan dhe Parishan” ndodhet 60 kilometra në perëndim të Shirazit në rrugën kryesore që lidh këtë qytet me Khuzestanin dhe Bushehrin. Në vitin 1971 në konferencën ndërkombëtare të kënetave dhe zogjve shtegtarë, specialistë në organizatën ekologjike dhe grupe specialistësh nga bota që njihnin pozicionin e përshtatshëm të liqeneve në Iran e zgjodhën zonën “Arzhan dhe Parishan” si qendër ndërkombëtare kërkimore të kënetave nën menaxhimin special botëror pasi shqyrtuan liqenet dhe kënetat në Iran nga pikëpamja shumëllojshmërisë së shpendëve dhe bukurisë. Në këtë kontekst kjo sipërfaqe prej 191 hektarësh u zgjodh park ndërkombëtar ku në mes tyre ndodhen dy liqenet “Arzhan” dhe “Parishan”. Duke pasur parasysh se ky projekt ishte shumë i madh u përballë në realitet me probleme të shumta shoqërore dhe ekologjike. Problemi më i madh ishte shpërngulja e banorëve të fshatrave që banonin në këtë zonë. Për këtë arsye sipërfaqja e u reduktua fillimisht në 91 hektarë dhe më pas në 65 hektarë ku u njoh si parku ndërkombëtar i “Arzhan dhe Parishan” dhe në vitin 1974 u njoh nga UNESKO si “Rezervat Ndërkontinental”.

Zona e mbrojtur “Arzhan dhe Parishan”

Në pikën më të lartë të kësaj zone që është “Cah Barki” 2900 metra mbi nivelin e detit ekzistojnë selvi të egra. Disa qindra metra më poshtë fillojnë pyjet me gështenja që mbushin pjesën më të madhe të kësaj zone. Pjesa më e ulët janë zonat përreth liqenit “Parishan” që ndodhen në lartasin 800 metra ku përbërja e tyre pyjore në të kaluarën ka qenë pema Konar. Sot këto pemë dallohen të rralluara në disa pjesë të kësaj zone. Temperatura përreth liqenit “Parishan” në verë është e ngrohtë por nuk i kalon 45 gradë celsius. Në dimër shumë rrallë ngrin uji i këtij liqeni në një kohë kur klima përreth liqenit “Arzhan” që ndodhet në veri në lartësinë 2000 metra mbi nivelin e detit është shumë e ftohtë. Reshjet kryesore aty janë në formën e dëborës dhe për shkak të ngricave të gjata dëbore qëndron deri në pranverë. Në përgjithësi klima e liqenit “Arzhan” edhe pse ndodhet 15 kilometra larg liqenit “Parishan” është në çdo stinë 15 gradë celsius më ftohtë në krahasim me të.

Zona e mbrojtur “Arzhan dhe Parishan”

Liqeni “Parishan” është një nga liqenet më të bukura të Iranit. Ky liqen me një sipërfaqe prej 4000 hektarësh ka relativisht ujë të ëmbël dhe duke u ndodhur mes pyjesh ekzistenca e kallëmbave anash tij i jep një pamje tërheqëse kësaj zone. Po ashtu ardhja e zogjve të ndryshëm shtegtarë nga zonat e ftohta të Siberisë dhe veriu i Iranit e bëjnë edhe më të bukur pamjen e kësaj zone.

Liqeni “Arzhan” është më i vogël por njësoj i bukur sa liqeni “Parishan” dhe sipërfaqja e tij ndryshon në varësi të reshjeve vjetore. Në vitet me reshje të mëdha sipërfaqja e tij i kalon 2 mijë hektarë. Në shtratin e tij dhe malet në lindje ekzistojnë të çara ku uji i rrjedhshëm hyn në këtë liqen. Në vitet me reshje të pakta sipërfaqja reduktohet në disa qindra hektarë me bimësi ujore.

Zona e mbrojtur “Arzhan dhe Parishan”

Zonat përreth këtyre dy liqeneve dhe pylli midis tyre qysh në të kaluarën kanë qenë një nga zonat më të mira për gjah në krahinën Fars. Kjo zonë nga pikëpamja pyjore zë një vend të rëndësishëm dhe po ashtu ka një bimësi të mirë për ushqimin e blegtorisë. Në librat e vjetër të gjeografisë dhe në kujtimet e turistëve të ndryshëm që kanë vizituar Iranin përmenden këta dy liqene dhe thuhet gjithashtu se kjo zonë ka pasur luanët iranian. Rreth 70 vjet më parë në këtë zonë jetonin luan por me vonë me dëmtimet ekologjike dhe shtimin e gjahut në këtë zonë u zhduk raca e luanëve iranian. Luani iranian ndryshon shumë nga luani afrikan por kjo racë mund të gjendet në Indi.

Edhe pse gjendja sot ka ndryshuar më atë në të kaluarën që përmendet edhe në librat e shkuara përsëri liqenet “Arzhan dhe Parishan” mbeten nga vendet me vlerë të kësaj zone të ruajtur. Të dy liqenet janë vende të shtimit dhe të qëndrimit dimëror të shumë zogjve si shumë lloje pelikanësh dhe rosash që janë drejt zhdukjes. Këta dy liqene përveç zogjve që janë drejt zhdukjes janë vende të përshtatshme edhe për shumë zogj të tjerë si pata dhe lejlekët e bardhë dhe të zinj. Të dy liqenet janë të njohur në shkallë ndërkombëtare dhe trajtohen nga qendrat kërkimore ndërkombëtare ku disa vjet më parë organizata ndërkombëtare e zogjve e zgjodhi këtë zonë si shumë të rëndësishme për zogjtë.  

Zona e mbrojtur “Arzhan dhe Parishan”

Bimësia përreth këtyre liqeneve që përbëhet nga kallamishte dhe shkurre është shumë e përshtatshme dhe sigurt për shtimin edhe jetën e pelikanëve. Specialistët kanë regjistruar qindra lloje shpendësh që jetojnë në këtë zonë. Zogj të rrallë si pata nuse, pata me xhufkë të vogël ta bardhë dhe selimi malor janë nga shpendët shtegtar të përhershëm në liqenin “Parishan”. Po ashtu përreth liqenit gjenden shumë zogj grabitqarë si lloje të ndryshme shqiponjash dhe skifterësh. Si përfundim mund të thuhet se si rezultat i klimës së larmishme aty ndodhen një shumëllojshmëri e madhe zogjsh. Aty jetojnë së bashku zogjtë e pyjeve me gështenja ata të liqeneve, zogjtë e zonave të ngrohta dhe zogjtë malor. Të paktën në këtë zonë të ruajtur numërohen 263 lloje zogjsh.

Zona e mbrojtur “Arzhan dhe Parishan”

Numri i gjitarëve është shumë i madh gjithashtu. Deri tani janë zbuluar më shumë se 50 lloje gjitarësh por në një studim më të hollësishëm numri i tyre është edhe më i madh. Aktualisht aty gjenden dendur ujku, çakalli, dhelpra lepuri, dhia e egër, hiena dhe derri i egër. Ndërsa gjitarë si macja e egër, ariu, tigri, dreri dhe dhia e butë gjenden në numër të kufizuar. Vlen të theksohet se gjatë viteve të fundit organizata për mbrojtjen e mjedisit në Iran ka bërë përpjekje të shumta për shpëtimin e drerit të verdhë iranian nga zhdukja dhe për këtë qëllim ka marrë nën ruajtje këtë racë në këtë zonë gjë që ja shton edhe më shumë vlerat kësaj zone.

Zona e mbrojtur “Arzhan dhe Parishan”

Zona e ruajtur “Arzhan dhe Parishan” ka edhe një shumëllojshmëri ta madhe bimore. Kjo zonë duke përfshirë reliev malor, fushor, klimë të shumëllojshme, liqene me ujë të ëmbël dhe të kripur, pyje gështenjash, bajamesh të egra dhe konare zotëron bimë të panumërta. Aty ekzistojnë një numër i madh bimësh që janë në zhdukje e sipër në zonën e Zagrasit dhe përbëjnë një investim të madh nga pikëpamja e gjenetikës për Iranin.

 

Tags