Kërkesa për liri në Revolucionin Islamik
Në episodin e gjashtë të podkastit "Procesi i formimit të Revolucionit Islamik të Iranit" do ta shqyrtojmë qëndrimin për liridashje në Revolucionin Islamik të Iranit të vitit 1979 në kuadër të lidhjes me Revolucionin e Kushtetutës së vitit 1905.
Përshëndetje miq të nderuar. Jemi pranë jush me episodin e gjashtë të podkasit "Procesi i formimit të Revolucionit Islamik të Iranit". Një podkast ky në të cilin do të shqyrtojmë dhe analizojmë procesin e formimit të Revolucionit Islamik të Iranit në vitin 1979 dhe do të krahasojmë aspektet e tij të dalluara me revolucionet e tjera të botës, ndërsa duke analizuar karakteristikat e veçanta të këtij revolucioni, do t'i japë përgjigje kësaj pyetje se pse Revolucioni Islamik i cili ka ndodhur në shkurt të vitit 1979, konsiderohet një përjashtim në mesin e të gjitha revolucioneve të botës. Në episodin e kaluar duke shpjeguar lidhjen e idealeve të Revolucionit Islamik të vitit 1979 dhe të Revolucionit të Kushtetutës së vitit 1905, i cili ka ndodhur rreth 70 vjet para revolucionit të vitit 1979, kemi folur për çështjen kërkesës për drejtësi dhe thamë se realizimi i drejtësisë mund të konsiderohet një prej idealeve të përbashkëta të Revolucionit të Kushtetutës dhe Revolucionit Islamik, koncept ky i cili ka një historik të gjatë në kulturën islame dhe shiite, madje edhe në Persinë e Lashtë. Në bazë të kësaj të kaluare ideologjike dhe fetare, gjatë zhvillimeve të Revolucionit të Kushtetutës, është paraqitur kërkesa për themelimin e institucionit të gjykatës e cila u shndërrua në kërkesën më të rëndësishëm të atij grupi të intelektualëve dhe veprimtarëve të cilët ishin futur në grevë në mauzoleun e Shah Abdulazim. Motivi kryesor i kryengritjes së përgjithshme në kohën e lëvizjes për themelimin e Kushtetutës, ishte kërkesa e popullit iranian për drejtësi dhe lodhja e popullit nga padrejtësia, tirania dhe despotizmi i mbretërve dhe oborrtarëve, mirëpo me shuarjen e Revolucionit të Kushtetutës dhe me reduktimin gradual të aspiratave dhe idealeve të lëvizjeve për Kushtetutë, edhe ideali për realizimin e drejtësisë u shua dhe në mënyrë graduale u shtyp nën çizmet e fuqive të huaja dhe despotizmit të brendshëm. Vendosja de zbatimi i drejtësisë sociale dhe politike në shoqëri edhe gjatë periudhës së sundimit të dinastisë Pahlavi, nuk ishte shumë në vëmendje të autoriteteve sunduese, për arsye se realizimi i këtij ideali ishte mishëruar me parimet dhe kornizat e lëvizjeve për kushtetutë deri në atë masë sa që ishin bërë pjesë të pandashme të njëra-tjetrës. Në periudhën e sundimit diktatorial të Reza Shah, shkëndijat për realizimin e drejtësisë u shuan dhe gjatë periudhës së sundimit të Muhamed Reza Shah u zhduket tërësisht. Në kushte të tilla, Imam Khomejni duke marrë në dorë flamurin e luftës politike kundër sundimit të Shahut, u bë thirrës për realizimin e drejtësisë në shoqëri. Ai beson se qëllimi kryesor i profetëve hyjnor është realizimi njëkohësisht i drejtësisë në sferën individuale dhe shoqërore dhe realizimi i drejtësisë sociale në shoqëri mund të bëhet vetëm nën dritën e udhëheqjes së një sunduesi të drejtë dhe në kohën e mungesës së Imamit të Kohës, kjo përgjegjësi bie mbi supe të një autoriteti fetar të drejtë.
Një tjetër prej koncepteve dhe idealeve të përbashkëta të Revolucionit të Kushtetutës dhe Revolucionit Islamik, është kërkesa për liri. Liria përkrah drejtësisë, është një prej idealeve të të gjithë luftëtarëve dhe veprimtarëve politikë të botës, prandaj për këtë arsye këto dy koncepte kanë një pozitë shumë të çmuar dhe të lartë në fjalorin politik të botës. Liria aq sa ka rëndësi dhe vlerë në filozofinë politike dhe në luftërat politike, aq shumë është e ndërlikuar dhe polemizuese edhe nga aspekti konceptual dhe kuptimor. Secila prej shkollave politike ka paraqitur interpretime dhe kuptime të ndryshme për lirinë, por ndoshta pa polemika mund të pranohet pohimi se ndër të gjitha shkollat intelektuale dhe politike, liberalizmi ka qenë mbrojtësi më i rëndësishëm dhe më serioz i lirisë, megjithëse ka shumë dallime të mendimeve në mesin e filozofëve të kësaj shkolle në lidhje me justifikimin e lirisë dhe në lidhje me shpjegimin e kufijve dhe zbrazëtirave të saj. Revolucioni i Kushtetutës ishte përvoja e parë e popullit iranian për realizimin e idealit të lirisë dhe demokracisë dhe konsiderohet një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë bashkëkohore të Iranit, por edhe të rajonit të Azisë Perëndimore njëqind vjet më parë. Realizimi i lirisë nën hijen e shndërrimit të monarkisë absolute autokratike në një sistem kushtetues në një kohë kur shumica e vendeve në botë, me përjashtim të disa vendeve evropiane, kishin një qeverisje autokratike, konsiderohet një zhvillim dhe ndryshim i madh që populli iranian u bë flamurtar në këtë drejtim. Në këtë periudhë, liria në të gjitha dimensionet e saj, pra liria e mendimit, besimit, shprehjes dhe liritë politike e shoqërore, realizohej nën flamurin e kushtëzimit të pushtetit të pushtetarëve me ligj. Për shembull, në fushën e lirisë së shkrimit dhe të shprehjes, historianët e kanë quajtur periudhën e sundimit kushtetues në Iran, si pikë kthese të gazetarisë së pavarur dhe joshtetërore në këtë vend. Me fjalë të tjera, arritja në fitore e Revolucionit të Kushtetutës mundi të sigurojë lirinë e fjalës dhe lirinë e lapsit dhe si rrjedhojë zhvillimin e gazetarisë së pavarur dhe joshtetërore në Iran. Formimi i partive dhe organizatave të ndryshme politike ishte një tjetër aspekt dhe dimension i realizimit të lirisë në Revolucionin e Kushtetutës. Në fakt, me fitoren e Revolucionit të Kushtetutës kundër despotizmit mbretëror në pushtet në vitin 1905, në Iran filloi procesi i zhvillimeve dhe ndryshimeve politike dhe një nga rezultatet e tij ishte formimi i partive politike, por dështimi i Revolucionit të Kushtetutës dhe ardhja në pushtet e dinastisë Pahlavi, praktikisht i dha fund çështjes së lirisë në atmosferën politike të vendit. Autoritarizmi i këtij sistemi politik, centralizmi dhe kundërshtimi i shtetit ndaj ndarjes së pushtetit dhe formimi i partive të urdhëruara dhe të shtetit; ishin ndër faktorët më të rëndësishëm të joefektivitetit të partive politike në Iran gjatë sundimit mbretëror Pahlavi. Gjatë kësaj periudhe, gjendja e mjeteve të informimit dhe e partive politike në Iran ishte në funksion dhe në shërbim të tiranisë së brendshme që sundonte vendin. Veçanërisht gjatë kësaj periudhe kulmoi mungesa e lirive politike për njerëzit dhe mungesa e lirisë së veprimtarisë për grupet politike, si dhe ndërhyrjet e huaja.
Pas një periudhe të gjatë sundimi tiranik mbi shoqërinë iraniane, i cili zhduki të gjitha liritë politike dhe shoqërore të popullit iranian, me fitoren e Revolucionit Islamik në shkurt të vitit 1979 nën udhëheqjen e Imam Khomejnit, filloi një epokë e re e jetës politike në të cilën të drejtat themelore të njerëzve njiheshin zyrtarisht. Duke pranuar dhe favorizuar lirinë, Imam Khomejni e konsideroi atë një nga të drejtat e qenësishme, të lindura dhe natyrore të qenieve njerëzore në fushën individuale dhe shoqërore. Ai besonte se liria nuk është një e drejtë subjektive që një person i jep një personi tjetër, por ajo buron nga natyra qenësore e njeriut dhe nga natyra e tij, pra liria është një nga të drejtat natyrore të njerëzve, edhe nëse një shkollë ose një qeveri nuk e njeh zyrtarisht atë. Në të njëjtën kohë, për të ruajtur themelet e saj dhe për të siguruar rendin dhe sigurinë, çdo shoqëri mund të vendosë kufij, kushte dhe kufizime në përdorimin e lirisë, por krijimi i një lëkundjeje në themelet e lirisë është jashtë kompetencës së një shkolle, qeverie dhe shteti apo individëve të caktuar në shoqëri. Imam Khomejni besonte se liria ekziston në vetë qenien e njeriut dhe njeriu në bazë të natyrës njerëzore të vet, është i lirë dhe kërkues i lirisë. Ndërkohë që Islami është një shkollë që siguron dhe garanton lirinë e njeriut. Imam Khomejni në lidhje me këtë në mënyrë të qartë ka deklaruar: "Islami është ai që na siguron neve lirinë, një liri të shëndoshë dhe të vërtetë". Ai në reagim ndaj qëndrimit të regjimit mbretëror të Shahut i cili me gënjeshtra, pretendonte se u ka dhënë liri qytetarëve iranianë, ka thënë: "Ai pretendon se ka dhuruar lirinë!?!?! Pse, liria a mund të dhurohet?! Vetë kjo fjalë është një krim. Kjo shprehje: "ua kemi dhënë lirinë", është krim. Liria është e njerëzve. Ligji u ka dhënë njerëzve lirinë. Zoti u ka dhënë lirinë njerëzve, Islami u ka dhënë lirinë njerëzve, Kushtetuta u ka dhënë lirinë njerëzve. Çfarë gabimi i turpshëm është kjo të thuhet se "ua kemi dhuruar lirinë njerëzve". Çfarë është kjo që ti mund ta dhurosh? Kush je ti që mund ta dhurosh lirinë?!".
Një nga aspektet më të rëndësishme të lirisë është liria e mendimit, besimit dhe shprehjes. Një nga dyshimet që ekzistonte në mendjet e shumë analistëve gjatë viteve të kulmit të zhvillimeve të Revolucionit Islamik, ishte nëse do të kishte vend për lirinë e mendimit, besimit dhe shprehjes me formimin e një sistemi shtetëror të bazuar në mësimet e Islamit. Imam Khomejni tre muaj para fitores së Revolucionit Islamik dhe gjatë qëndrimit të tij në Paris, në përgjigje ndaj një gazetari i cili e kishte pyetur për lirinë e besimit dhe shprehjes së marksistëve në sistemin e shtetit islamik, ai në mënyrë të qartë kishte deklaruar: "Në sistemin e shtetit islamik, të gjithë individët gëzojnë lirinë në çfarëdo lloj besimi që kanë". Imam Khomejni gjithashtu në përgjigje ndaj kësaj pyetje se në sistemin e shtetit islamik si do të jetë fati i dhe gjendja e joymslimanëve dhe atyre që nuk besojnë në fe, ka thënë: "Në Islam është e hartuar demokracia dhe njerëzit janë të lirë në shprehjen e besimit dhe në veprim, deri atëherë kur nuk ndërmarrin ndonjë komplot kundër shtetit". Imam Khomejni gjithashtu në lidhje me lirinë e shprehjes dhe lirinë e shtypit, ka theksuar: "Të gjitha mediat e informimit, janë të lira, përveç në rast se publikojnë materiale të dëmshme për gjendjen e popullit iranian".
Formimi i partive dhe organizatave politike dhe qytetare është një tjetër nga aspektet e rëndësishme të lirisë. Në shoqëritë demokratike, të gjitha sektorët e shoqërisë janë të lira të formojnë parti politike ose organizata qytetare, sindikata dhe profesione të tjera, ndërsa qeveria nuk krijon kurrfarë pengese në rrugën e formimit të këtyre organizatave. Imam Khomejni duke pranuar këtë çështje, në mënyrë të qartë ka deklaruar se shteti islamik është në harmoni me parimet e demokracisë dhe pikërisht në bazë të kësaj, nuk do të pengojë në asnjë mënyrë formimin dhe aktivitetin e lirë të partive politike dhe ka thënë: "Organizatat dhe partitë politike të formuara nga ana e qytetarëve, në rast se nuk vënë në rrezik dobitë dhe interesat e qytetarëve dhe të kombit, janë të lira dhe Islami në të gjitha këto sfera ka përcaktuar kufijtë dhe masat përkatëse".
Sigurimi i lirisë së minoriteteve fetare dhe komuniteteve të shkollave të tjera fetare gjithashtu ka qenë një prej brengave të shumta të njerëzve liridashës gjatë zhvillimeve të Revolucionit Islamik. Imam Khomejni në përgjigje ndaj atyre të cilët bënin pyetje në lidhje me përmasat e lirisë së minoriteteve në kryerjen e ritualeve dhe çështjeve fetare gjatë periudhës së qeverisjes së Republikës Islamike, në mënyrë të qartë ka deklaruar se minoritetet fetare në këtë drejtim jo vetëm që gëzojnë të drejta të mjaftueshme për të kryer ritualet dhe çështjet e tyre, por sistemi i Republikës Islamike e konsideron detyrë të veten për të mbrojtur në mënyrë të plotë të drejtat e këtyre minoriteteve. Respektimi i të drejtave politike dhe sociale të qytetarëve që i përkasin komuniteteve të myslimanëve sunitë, gjithashtu ishte një tjetër aspekt i brengosjeve të lidhura me lirinë në Iran pas fitores së Revolucionit Islamik. Duke marrë parasysh faktin se Revolucioni Islamik ishte i bazuar në ideologjinë e shkollës shiite dhe në atë kohë, në diskursin e disa autoriteteve fetare të myslimanëve sunitë, shiitët quheshin si jomysliman dhe madje edhe jobesimtarë, qëndrimet e Imam Khomejnit si një prej autoriteteve të mëdha fetare shiite dhe gjithashtu si udhëheqës i sistemit të Republikës Islamike i cili i nxirrte bazat dhe elementët politik të tij nga shkolla fetare shiite, ishin shumë të rëndësishme dhe vendimtare. Shumë prej besimtarëve në atë kohë prisnin që pushteti i cili kishte rënë në dorë të shiizmit dhe klerikëve fetarë shiitë, tani duhej të shfrytëzohej ky rast për t'u përballur me shkollën sunite dhe për ta përhapur shkollën shiite, mirëpo Imam Khomejni me mençurinë dhe maturinë e tij, deklaroi se myslimanët shiitë dhe sunitë janë vëllezër dhe vlerësoi se mosmarrëveshjet dhe dallimet mes tyre janë rezultat i armiqësisë së armiqve të Islamit.
Liria për të zgjedhur dhe liria për t'u zgjedhur, gjithashtu konsiderohen prej aspekteve të tjera të rëndësishme të pjesëmarrjes politike dhe është një prej karakteristikave politike të sistemeve demokratike. Shumë prej intelektualëve e kanë konsideruar aq të rëndësishme çështjen e lirisë së zgjedhjeve sa që edhe vetë fatin e demokracisë e kanë lidhur për këtë liri. Me fjalë të tjera, në pikëpamjen e këtyre mendimtarëve, një prej kritereve kryesore për identifikimin dhe dallimin e një sistemi demokratik nga një sistem shtetëror jodemokratik, është liria e zgjedhjes. Kështu që nëse në një shoqëri, elita sunduese të jetë e zgjedhur në zgjedhje të lira dhe të drejta nga qytetarët, ai sistem i plotëson kushtet që të përshkruhet si sistem demokratik. Imam Khomejni duke qenë i vetëdijshëm për rëndësinë e zgjedhjes së qytetarëve në një sistem demokratik, menjëherë pas fitores së Revolucionit Islamik, sistemin e ri shtetëror e hodhi në referendum popullor dhe sistemi i Republikës Islamike u themelua me shumicë të votave rreth 98% të qytetarëve iranianë. Imam Khomejni ka treguar vëmendje shumë të madhe ndaj të drejtës së qytetarëve për të zgjedhur dhe madje edhe në kushtet dhe rrethanat më të vështira që ekzistonin gjatë zhvillimit të luftës imponuese të Irakut kundër Iranit, kur qytetet ishin nën bombardimet e avionëve luftarak irakianë, ai nuk ka lejuar që të mos organizohen dhe të mos mbahen zgjedhjet. Krijimi i rrethanave për ushtrimin e lirive politike të grave dhe përfitimi i vërtetë nga të drejtat qytetare dhe pjesëmarrja në proceset vendimmarrëse të rëndësishme të vendit, gjithashtu ishte një tjetër aspekt i manifestimit të ideve të Imam Khomejnit në lidhje me lirinë. Ai duke vënë në dukje padrejtësinë që ushtrohej gjatë periudhës së sundimit mbretëror të Muhamed Reza Shah ndaj grave si dhe duke u mbështetur në bazat e fesë Islame si një kornizë përparimtare e pozitës së grave në sferat politike dhe shoqërore, ka hedhur poshtë pretendimin e disa personave të cilët mendonin se sundimi i shkollës shiite do të bëhet shkak për izolimin politik dhe shoqëror të grave, ndërsa ka thënë: "Shkolla shiite jo vetëm që nuk dëbon grat nga sferat e jetës shoqërore, por i vendos ato në pozitën e tyre të lartë njerëzore në shoqëri".
Miq të nderuar, prezantuam episodin e gjashtë të podkastit "Procesi i formimit të Revolucionit Islamik të Iranit". Një podkast ky i cili synon të japë një shpjegim real në lidhje me procesin e formimit të Revolucionit Islamik të vitit 1979 në Iran dhe të numërojë karakteristikat e dalluara të tij në krahasim me revolucionet e tjera të rëndësishme të botës.
Për të dëgjuar këtë podkast, ju mund ta vizitonin faqen tonë në internet https://parstoday.ir/sq dhe ta ndiqni atë në valët e radios tonë.