Qershor 14, 2016 08:31 CET
  • Letërsia Perse
    Letërsia Perse

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar! Jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit "Tregimet dhe legjendat iraniane".

Në fillim po vazhdojmë me prezantimin e letërsisë popullore persiane. Një tjetër karakteristikë e tregimeve popullore është heroi. Heroi i këtyre tregimeve zakonisht ka virtyte të larta morale dhe përkryerje njerëzore, edhe nëse ky hero në disa fabula si në librin "Kelile va Demne" është një kafshë. Heronjtë e tregimeve nganjëherë pësojnë disfatë në beteja dhe ndoshta edhe vriten, mirëpo ata mbesin gjithnjë në shërbim të mbrojtjes ndaj të drejtës, nderit dhe në ruajtjen e virtyteve të larta njerëzore.

Tregimet popullore kanë karakteristika të veçanta të cilat i dallojnë ato nga llojet e tjera të letërsisë artistike. Qëllimi i tregimit kryesisht është tregimi i një kodi moral. Prandaj, transmetuesi merr ndihmë nga tregimi vetëm për të shprehur një qëllim të caktuar. Arsyeja e kësaj është kjo që edhe dëgjuesi pas përfundimit të tregimit, nuk ka punë me atë dhe zakonisht vetëm konkludimi moral i tregimit mbetet në mendjen e tij. Dëgjuesi edhe nëse e mbanë në mend të gjithë tregimin, ai e bënë atë vetëm për arsye të këtij konkludimit moral. Transmetuesi, heroi, koha dhe vendi imagjinativ dhe veprimet e çuditshme janë prej karakteristikave të veçanta të tregimeve popullore. Roli i transmetuesit në tregim është transmetimi i tregimit. Transmetuesi është një prej elementeve të brendshme të tregimit dhe kryesisht ai është i gjithëdijshëm dhe thuajse është i informuar për çdo gjë. Ai shikon në thellësinë e zemrës së njerëzve dhe është i informuar për të kaluarën dhe të ardhmen e tyre. Tregimet popullore nuk janë sikur tregimet moderne të sotme. Çdo roman bashkëkohor ndjek një plan të caktuar dhe ky është një plan të cilin autori është i detyruar ta ndjek gjatë gjithë romanit. Mirëpo tregimet popullore nuk kanë plan dhe për këtë arsye transmetuesi nuk është i detyruar ta ndjekë planin. Veglat që ka shkrimtari bashkëkohor për të krijuar një roman, nuk vërehen në tregimet popullore. Vegla më e rëndësishme e transmetuesit në tregimet popullore është abstrakti. Transmetuesi i tregimit përdorë shumë pak veglat si skenën dhe përshkrimin. Kjo është për arsye se skena ka nevojë për kohë dhe vend të veçantë, ndërkohë që në tregimin popullor nuk ekziston vendi dhe koha e veçantë. Një tjetër karakteristikë e tregimeve popullore është heroi. Heroi i këtyre tregimeve zakonisht ka virtyte të larta morale dhe përkryerje njerëzore, edhe nëse ky hero në disa fabula si në librin "Kelile va Demne" është një kafshë. Heronjtë e tregimeve nganjëherë pësojnë disfatë në beteja dhe ndoshta edhe vriten, mirëpo ata mbesin gjithnjë në shërbim të mbrojtjes ndaj të drejtës, nderit dhe në ruajtjen e virtyteve të larta njerëzore. Përkrah heronjve kryesor, ekzistojnë edhe persona të tjerë të mirë të cilët mund të vriten me ngjarje të ndryshme, mirëpo vdekja e tyre nuk dëmton heroin sepse ajo nganjëherë plotëson imazhin e heroit. Absolutizmi gjithashtu është një karakteristikë tjetër e tregimeve popullor. Absolutizmi bëhet shkak që heronjtë të paraqiten në formën e simboleve të karakteristikave të përgjithshme. Në tregime, personazhet janë ose të dashur ose të urryer, nuk ekziston ndonjë nivel mesatar. Heronjtë gjithmonë janë simbol i të mirës absolute dhe kundërheronjtë gjithnjë janë simbol i së keqes absolute. Heronjtë me natyrë të mirë luftojnë forcat djallëzore dhe me personazhet e këqij dhe në këtë mënyrë krijojnë ngjarjen e tregimit. Tema e vjetër e luftës së dritës me errësirës dhe e të mirës me të keqën, është bërthama kryesore e shumicës së tregimeve. Heronjtë me natyrë të mirë, të bukur dhe udhëzues, gjithmonë në fund ngadhënjejnë përballë personazheve të këqij dhe të shëmtuar.

Miq të nderuar temën do ta vazhdojmë në edicionin e ardhshëm dhe tani po vazhdojmë tregimin që lamë në gjysmë në edicionin e kaluar. Thamë se në të kaluarën kishte qenë një shitës i perit të mëndafshit. Bahrami ishte ende fëmijë kur i vdiq babai dhe nëna e tij për shumë vite u mundua që ai të bëhet një djalë i mirë dhe me përgjegjësi. Bahrami kur u bë 18 vjeç, nëna i dha 100 dërhem për të blerë krisalida dhe të vazhdojë profesionin e babait. Bahrami i shpenzoi ato para për të liruar një mace të cilën e keqtrajtonin disa të rinj dhe pastaj u kthye në shtëpi duar bosh. Të nesërmen e asaj dite, nëna i dha Bahramit 100 dërhem të tjera për të blerë krisalida. Mirëpo Bahrami i shpenzoi atë në lirimin e një qeni që disa fëmijë dëshironin ta varrin atë. Të nesërmen nëna i dha Bahramit edhe sasinë e fundit të parave, mirëpo ai përsëri i shpenzojë ato para për ta liruar një gjarpër që ishte në një kuti dhe disa të rinj dëshironin ta djegin në zjarr. Bahrami dhe gjarpri u bën miq. Gjarpri kur u informua për gjendjen e varfër të Bahramit dhe për ngjarjet që i kishin ndodhur atij, e çoi atë pranë babait të tij që ishte mbreti i gjarpërinjve. Mbreti i gjarpërinjve kur e kuptoi se Bahrami kishte shpëtuar të birin e tij, dëshiroi t'i japë atij një shpërblim të madh, mirëpo Bahrami sipas udhëzimit të gjarprit mik, kërkoi unazën e Hazretit Sulejman. Mbreti i gjarpërinjve i dha unazën Bahramit dhe princi i gjarpërinjve i mësoi Bahramit se si duhet shfrytëzuar ajo unazë dhe pastaj u kthye në shpellë. Bahrami i cili ishte i uritur, lëmoi me dorë gurin e unazës. Menjëherë u paraqit shërbëtori i unazës. Bahrami i tha atij: "Unë jam i uritur, më sjell ushqim për ngrënë". Shërbëtori menjëherë i solli atij një sofër me ushqim. Bahrami e ngrëni ushqimin dhe shkoi në shtëpi dhe i tregoi nënës ngjarjen që i kishte ndodh. Bahrami i tha asaj: "Unë e shkatërroi këtë shtëpi prej balte dhe i kërkoi shërbëtorit të unazës që të më ndërtojë mua një pallat. Mirëpo nëna i tha: "Leje këtë shtëpi të mbetet për mua dhe pranë kësaj shtëpie ndërtoje një pallat për vete". Bahrami pranoi propozimin e nënës. Pastaj lëmoi gurin e unazës me dorë dhe u paraqit shërbëtori. Bahrami i tha shërbëtorit: "Më ndërto një pallat të bukur me shërbëtorë dhe me shtrat të butë e të madh". Dëshira e tij iu plotësua ashtu siç dëshiroi. Nga ajo kohë Bahrami gjithnjë veshte rrobat më të bukura, hante ushqimin më të mirë dhe udhëtonte me kuajt më të mirë. E vetmja gjë që i mungonte ishte një bashkëshorte e bukur. Një ditë Bahrami hipur mbi at, kalonte pranë pallatit të sundimtarit dhe e pa vajzën e sundimtarit e cila qëndronte në ballkonin e pallatit. U kthye në shtëpi dhe i tha nënës së tij: "Shko dhe kërko vajzën e sundimtarit për mua. Nëna e Bahramit shkoi në pallatin e sundimtarit dhe i tregoi sundimtarit se për çfarë kishte ardhur pranë tij. Sundimtari me këshillën e vezirit, dëshiroi të vendosë një pengesë të madhe përpara plakës dhe i tha asaj: "Çdo kush që dëshiron të marrë vajzën time për nuse, duhet të sjell dhuratë shtatë barrë deve me argjend, shtatë kokrra diamant për kurorën e vajzës time, shtatë qypa të mbushur me flori dhe shtatë tapete të punuara me inxhi duhet t'i vendosë nën këmbët e vajzës time. Nëna e informoi Bahramin për kërkesat e sundimtarit. Bahrami duke përdorur unazën përgatiti çdo gjë që kishte kërkuar sundimtari dhe ia dërgoi sundimtarit. Shtatë ditë dhe shtatë net festuan dasmën. Matanë bjeshkëve, ishte princi i popullit tatar i cili përgjatë disa viteve ishte dashuruar në vajzën e sundimtarit, për këtë arsye ishte pikëlluar shumë nga martesa e vajzës së sundimtarit me të birin e tregtarit të krisalidave. Ai për këtë arsye e dërgoi një plakë të zgjuar për ta zbuluar sekretin e Bahramit. Plaka shkoi pranë gruas së Bahramit dhe e paraqiti veten si një grua e vetmuar dhe e varfër. Gruaja e Bahramit i tha asaj: "Mund të qëndrosh këtu sa të duash". Plaka me gjuhë të ëmbël, i hyri në zemër gruas të Bahramit. Plaka një ditë i tha asaj: "Ti duhet ta dinë se burri yt si e ka gjetur të gjithë këtë pasuri". Vajza e sundimtarit e pyeti Bahramin për sekretin e pasurisë. Bahrami i shpalosi asaj sekretin e tij dhe i tregoi vendin ku e kishte fshehur unazën. Ditën tjetër, plaka me fjalët e saj mashtruese nxori nga goja e vajzës së sundimtarit edhe sekretin e pasurisë së Bahramit edhe vendin se ku e mbante unazën ai. Disa ditë më vonë plaka fshehurazi mori unazën dhe iku nga shtëpia e Bahramit dhe ia çoi atë princit tatar. Princi tatar e lëmoi gurin e unazës. Shërbëtori i unazës u paraqit menjëherë para tij. Princi tatar i tha atij: "Dëshiroi që vajza e sundimtarit të bëhet gruaja ime dhe i biri i tregtarit të krisalidave të mos ketë pasuri më shumë se sa një krisalide. Shërbëtori i unazës i plotësoi kërkesat princit tatar. Pallati i Bahramit u zhduk me të gjithë shërbëtoret dhe me çdo gjë që kishte dhe vajza e sundimtarit e gjeti veten pranë princit tatar. Bahrami i cili ishte duke kalëruar në fushë me disa shërbëtorë të tij, gjithashtu papritur e pa se ati dhe shërbëtorët e tij u zhduken dhe ai mbeti i vetmuar me rroba pre leshi e të leckosura. Bahrami u kthye drejt pallatit, e pa që edhe ai nuk ishte dhe kishte mbetur vetëm kasollja prej balte e nënës së tij. Atëherë ai e kuptoi se ishte vjedhur unaza e tij dhe për këtë arsye ai u pikëllua shumë. Nëna i tha atij: "Pasurinë që ka sjell era, e merr përsëri era. Unë kam kursyer pak para, merri ato dhe shko në treg blej një sasi krisalida dhe vazhdo profesionin e të atit". Ditën tjetër, Bahrami me zemër të thyer shkoi drejt qytetit dhe kërkoi krisalida, mirëpo nuk gjeti asnjë tregtar të krisalidave. Dielli filloi të perëndojë dhe Bahrami për tu çlodhur arriti në periferi të qytetit dhe u ulë pranë një muri. Në këtë kohë macja, qeni dhe gjarpri të cilët i kishte shpëtuar Bahrami, erdhën pranë tij dhe e pyetën atë se për çfarë ishte i pikëlluar. Bahrami i tregoi atyre ngjarjen. Qeni dhe macja shkuan pranë kafshëve të tjera dhe i pyetën ato për armikun e Bahramit. Një shpend i tha atyre: "Një grua plakë që është shërbëtore e princit tatar, e ka vjedhur unazën e Bahramit. Ditën tjetër qeni dhe macja u nisen drejt qytetit tatar. Macja tha: "Tani çfarë duhet të bëjmë?" Qeni tha: "Ti hy brenda në pallat dhe shko pranë vajzës së sundimtarit dhe pyete atë për vendin e unazës dhe pastaj kthehu". Vajza e sundimtarit kur e kuptoi se macja kishte ardhur nga bashkëshorti i saj, i tha maces: "Princi tatar unazën gjithmonë e mbanë në gisht dhe kur të flenë e mban atë në gojë". Macja doli nga pallati dhe i tregoi të gjithë ngjarjen qenit. Qeni e mendoi një plan. Natën tjetër kur princi tatar ishte në gjumë, macja shkoi në kuzhinë dhe e zuri një mi dhe i tha atij: "Nëse dëshiron që të mos mbys, duhet ta kryen një punë për mua. Shko dhe fute bishtin tënd në enën e biberit dhe kthehu menjëherë". Miu shkoi dhe veproi sipas urdhrit të maces. Pastaj sëbashku me macen shkoi në dhomën e princit dhe me urdhrin e maces, hipi mbi gjoksin e princit tatar dhe bishtin e tij e futi në hundën e princit tatar. Princi tatar teshi dhe unaza i ra nga goja. Macja e mori unazën me gojë dhe nga dritarja e hodhi atë pranë qenit i cili ishte duke e pritur. Qeni mori unazën dhe menjëherë u fut në mal. Në këtë mënyrë macja dhe qeni i sollën Bahramit unazën. Bahrami menjëherë e lëmoi gurin e unazës dhe pasi u paraqit shërbëtori i unazës, i kërkoi atij që t'i kthejë pallatin, gruan dhe të gjithë pasurinë që kishte. Të gjitha këto kërkesa u realizuan sa hap e mbyll sytë. Bahrami pastaj për të mos lejuar që unaza e Hazretit Sulejman a.s. të bie në duar të njerëzve të pamerituar, e hodhi atë në thellësinë e oqeanit.