Korrik 04, 2016 22:31 CET

Me përshëndetje për ju të nderuar dëgjues, po fillojmë emisionin e përjavshëm ku do të flasim mbi zhvillimet më të rëndësishme politike, ekonomike dhe sociale të javës së kaluar në Shtetet e bashkuara të Amerikës.

Gjykata Supreme në SHBA është e ndarë për planin e Presidentit Barack Obama për të mbrojtur miliona emigrantë pa dokumente që jetojnë ilegalisht në SHBA.Ndarja e Gjykatës Supreme është një goditje e fortë ndaj urdhrit ekzekutiv të Obamës të vitit 2014, me të cilin presidenti shmangu Kongresin për të mbrojtur emigrantët nga deportimi.Plani i Obamës u kundërshtua në Gjykatën Supreme nga Teksasi, i cili udhëhoqi 26 shtetet republikane me kërkesën për të ndaluar vendimin e presidentit. Tetë gjyqtarët e Gjykatës Supreme u ndanë 4 me 4 në këtë çështje dhe, praktikisht, kjo do të thotë se plani i Obamës është ende i pezulluar dhe nuk mund të hyjë në fuqi.Gjykata Supreme nuk preku vendimin e një gjykate të shkallës më të ulët, tek e cila do të kthehet sërish çështja. Që nga vdekja e gjyqtarit Antonin Scalia në vitin 2015, Gjykata Supreme amerikane ka 8 anëtarë, ndaj dhe u bë i mundur një barazim votash. Kjo është hera e parë, që gjykata e lartë del me një barazim në një vendim, ndërsa Senati vazhdon të bllokojë emërimin e gjykatësit Merrick Garland, i propozuar nga Obama.Analistët shkruajnë tashmë se, vendimi për planin e Obamës do t’i kthehet një gjykatësi konservator në Teksas dhe e ardhmja e tij duket e paracaktuar. Nëse gjykata e lartë nuk merr anëtarin e saj të 9, plani zor se do të vihet në zbatim gjatë Presidencës “Obama” dhe duket se do t’i takojë presidentit të ri të zgjedhë gjykatësin dhe të përcaktojë politikën amerikane për emigracionin.Meqë votuesit amerikanë do të zgjedhin mes Hillary Clintonit dhe Donald Trumpit, është në diskutim qëndrimi i SHBA-ve ndaj brezave të ardhshëm të emigrantëve, sikur zgjedhjet e radhës presidenciale në SHBA të mos kishin çështje të tjera të rëndësishme për të vendosur.

Senati amerikan hodhi poshtë propozimin e forcimit të kontrolleve mbi armët, përfshirë këtu edhe kufizimin e shitjes së tyre personave që figurojnë në listat e të dyshuarve për terrorizëm.Votimi në dhomën e lartë të Kongresit u mbajt një javë pas vrasjes së 49 personave në një klub homoseksualësh në Orlando të Floridës. Autori i sulmit ishte i frymëzuar, siç thuhet, nga ISIS.Edhe pse demokratët folën për 15 orë rresht në Senat, ku dhanë argumente për miratimin e projektligjit, republikanët vazhdojnë të këmbëngulin se fokusi tek kontrolli i armëve është i gabuar.Katër drafte u paraqitën në Senat, por anëtarët e tij ndoqën linjat partiake dhe bllokuan propozimet e njëri-tjetrit. Mosmarrëveshjet më të mëdha ishin mbi mënyrat e parandalimit të sulmeve të ngjashme me atë të Orlandos në të ardhmen.“Kolegët tanë duan ta kthejnë të gjithë vëmendjen tek kontrolli i armëve në një kohë kur ne duhet të fokusohemi tek lufta kundër zhdukjes së ekstremizmit islamik, i cili është dhe rrënja e problemit për atë çfarë ndodhi në Orlando”, tha John Cornyn, senator republikan.“Nuk e kuptoj përse kalojmë nëpër kontrolle aq të rrepta në aeroport, që supozohet të na mbrojnë nga terroristët, kur nga ana tjetër nuk ka asnjë kontroll mbi njerëzit që figurojnë në listat e terrorit e që mund të blejnë një armë”, shprehet Barbara Mikulski, senatore demokrate.Demokratët dhe republikanët janë të shqetësuar se sulmi i Orlandos nuk do të jetë i fundit në Amerikë dhe për momentin kjo është e vetmja pikë ku qëndrimet e të dyja palëve përputhen.

Presidenti amerikan Barack Obama ka kritikuar ashpër senatorët që bllokuan planin bipartizan për të shtuar kontrollin mbi armët e zjarrit.“Kjo ishte një ditë shumë e turpshme për Ëashingtonin por përpjekjet tona nuk mbarojnë me kaq”, tha Obama në Shtëpinë e Bardhë.Plani u bllokua pas votimit 54-46, vetëm 6 vota më pak nga kufiri prej 60 të tillave, të nevojshme për ta kaluaratë. Pani u bllokua nga Senati me mazhorancë republikane, por edhe nga disa demokratë.Aktivistët për të drejtën e armatimit, thanë se votimi konsiderohet si një fitore e madhe duke thënë se kontrollet do të shkelnin të drejtën për të mbajtur armë.Në praninë edhe të një familjeje që humbi një fëmijë në masakrën e Konektikati, Obama ka bërë thirrje për vazhdimin e përpjekjeve dhe ka shpërthyer ndaj senatorëve që “T’ju vijë turp! Presidenti amerikan ka zhvilluar një fushatë të fortë për përforcimin e ligjeve mbi armët, pas vdekjes së 26 personave në masakrën e Konektikatit, në shkollën fillore "Sandy Hook", në dhjetorin e kaluar. Ndërkaq, Republikani John McCain u tërhoq shpejt nga deklarata, ku e bënte Presidentin Barack Obama përgjegjës për sulmet ndaj amerikanëve, siç ishte ai i Orlandos në Florida, me argumentin se kjo situatë iu detyrohet politikave që kanë kontribuar në ngritjenISIS.Senatori nga Arizona foli për “Reuters” e u përpoq t’i zbuste komentet polemizuese. Gazetari këmbënguli të sqaronte pjesën e përgjegjësisë së shefit të Shtëpisë së Bardhë në masakrën e klubit të homoseksualëve, e mori këtë përgjigje:“U shpreha gabim. Nuk desha të them se Presidenti është personalisht përgjegjës për këtë rast”, tha John McCain, senator republikan.

Pnai I Obamës për mbylljen e burgut Guantanamo ka hasur në kundërshtimin e prokurores së përgjithshmë të SHBA Loretta Lynch. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, kishte deklaruar se do t’ia propozojë kongresit amerikan, mbylljen e burgut të Guantanamo-s. Ai argumentoi se një lëvizje e tillë do t’i kursente taksapaguesve miliona dollarë në vit, të cilat përdoren për mirëmbajtjen e të burgosurve si dhe për pagat e personelit.Presidenti tha se personat të cilët vuajnë dënimet në këtë burg do të transferohen në 13 destinacione të ndryshme, pavarësisht se një gjë e tillë kundërshtohet nga ligjvënësit amerikanë. Përfaqësuesit janë kundër transferimit të të burgosurve në Shtetet e Bashkuara dhe kërkojnë një tejtër zgjidhje. Megjithatë, Obama kërkoi që të Kongresi t’i dëgjonte me kujdes propozimet e bëra prej tij, duke theksuar se ngritja e burgut famëkeq të Guantanamos, tradhëton vlerat dhe interesat amerikane.Sipas planit të Obamës, të burgosurit që kanë marrë lejen e transferimit do të dërgohen në vendet e origjinës, një pjesë prej tyre do të strehoen në vende të treta, ndërkohë që pjesa e mbetur do të mbahet në Shtetet e Bashkuara në burgjet e sigurisë së lartë. Mbyllja e burgut të Guantanamos ka qenë edhe një nga premtimet elektorale të Presidentit Obama në Vitin 2008. Ai është në mbyllje të mandatit të tij të dytë, teksa po përgatitet të lërë zyrën në janar të vitit të ardhshëm.

Presidenti amerikan Barack Obama thotë se do të bëjë çdo përpjekje për të mbyllur burgun ushtarak në Gjirin e Guantanamos në Kubë.Këtë deklaratë ai e bëri sot në një intervistë në CNN, ku tha se burgu vazhdon “të frymëzojë terroristët dhe ekstremistët në gjithë botën”.Ai tha se Shtetet e Bashkuara po shpenzojnë miliona dollarë për çdo të burgosur që mbahet atje dhe tha se ekzistenca e këtij burgu bie ndesh me vlerat e Shteteve të Bashkuara.Shtëpia e Bardhë do të transferojë 20 të burgosur nga Guantanamo në disa vende të tjera deri në fund të korrikut. Administrata e Barak Obamës, presidentit të SHBA, 22-23 të burgosur në burgun e Guantanamos përmes një procesi të rishikimit të brendshëm do t'i lirojë me kusht dhe do t'i transferojë në vende të tjera. Aktualisht 80 të burgosur gjenden në burgun e Guantanamos. Amerika në muajin prill i ka transferuar 9 të burgosur në Arabinë Saudite dhe 10 të tjerë në fillim të këtij viti në Oman. Në vitin 2009, Barak Obama kishte premtuar se do t'a mbyllë burgun Guantanamo, pas shqetësimeve në rritje në lidhje me shkeljet e të drejtave të njeriut.

Sipas statistikave të një kompanie armësh në SHBA, pas masakrës në Orlando është rritur ndjeshëm blerja e armëve në Amerikë.Kompania amerikane Smith &Ëesson bëri të ditur se që prej masakrës në Orlando, shitja e armëve në Amerikë është rritur me 25 %. Në SHBA, në duart e qytetarëve qarkullojnë 270-310 milionë armë zjarri dhe ky është një nga shkaqet kryesore të incidenteve të shumta vdekjeprurëse në këtë vend. Ndërkohë, pamje të pazakonta kaosi erdhën nga Dhoma e Ulët e Kongresit amerikan. Një grup demokratësh organizuan një protest brenda sallës kundër refuzimit të republikanëve për të hedhur në votë një rezolutë që parashikon kufizimin e blerjeve të armëve. Ligjvënësit thanë se po përpiqeshin të bindnin kryetarin e saj Paul Ryan, udhëheqës i shumicës republikane, që të anulojë pushimin një-javor të planifikuar për javën e ardhshme. Protesta ndodhi pas masakrës së Orlandos, më vdekjeprurësja në historinë moderne të SHBA-së që i kushtoi jetën 49 personave. Demokratët bënë thirrje për zhvillimin e një debati dhe votimi mbi masat për të zgjeruar kontrollet ndaj personave që blejnë armë si dhe për të mos lejuar blerjen e armëve nga ata që dyshohen si terroristë. Disa prej tyre u ulën në dysheme, duke i lënë të habitur republikanët me këtë taktikë që është e zakonshme për protestat në rrugë, por jo në Kongres. Protesta drejtohej nga ikona e të drejtave civile, John Lewis nga Georgia, i cili tha se "në 12 vitet e fundit krimet me armë morën më shumë jetë amerikanësh sesa SIDA dhe mbidozat e lëndëve narkotike së bashku". Ligjvënësi republikan që kryesonte seancën, Ted Poe i Teksasit, deklaroi pezullimin e saj dhe dha urdhër të ndërpritej mbulimi televiziv, por demokratët vazhduan të përcillnin imazhet përmes telefonëve celularë. Pasi protesa hyri në orën e saj të dhjetë, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesëve, Paul Ryan u përpoq të rivendoste kontrollin, por pa sukses.

Tags