Korrik 20, 2016 09:13 CET

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar, jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit "Lëvizjet takfiriste, skenar destruktiv". Në këtë edicion do të shqyrtojmë arsyet e përpjekjeve të lëvizjes selefiste për ta lidhur veten me Ahmed bin Hanbel.

Në edicionin e kaluar kemi folur rreth lëvizjes së tradicionalizmit dhe prirjeve ndaj hadithit ku thamë se pas Kur'anit të shenjtë, suneti i Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. ka rol themelor në njohjen e mësimeve të fesë islame dhe në udhëzimin e njeriut. Mirëpo në përkufizimin e hadithit dhe burimeve të tij të cilat përfshinë pikërisht transmetimet e fjalëve dhe veprimeve të Hazretit Muhamed s.a.v.s., ekzistojnë mendime të ndryshme mes dijetarëve sunitë dhe shiitë. Në mesin e katër shkollave kryesore sunite do të thotë shkollës shafi'i, maleki, hanefi dhe hanbali, gjithashtu ekzistojnë mosmarrëveshje në lidhje me këtë çështje. Në edicionin e kaluar kemi prezantuar në përgjithësi shkollat islame nga burimet e hadithit. Myslimanët sunitë besojnë se pas vdekjes së Hazretit Muhamedit s.a.v.s., pasi është ndërprerë shpallja hyjnore dhe nuk ekziston lidhja e drejtpërdrejtë me Zotin e madhëruar, në të gjithë çështjet mjafton vetëm ajo që është transmetuar nga Hazreti Muhamed s.a.v.s. deri tek ne dhe çështjet e reja që paraqiten, duhet zgjidhur në bazë të konkludimit të dijetarëve. Mirëpo shkolla shiite beson se edhe pse është ndërprerë shpallja hyjnore, mirëpo për shpjegimin e ajeteve kur'anore dhe dispozitave hyjnore ka nevojë për praninë e imamëve ma'sum të cilët do të shpjegojnë në mënyrë plotësisht të saktë këto çështje dhe të prezantojnë atë çfarë është dispozitë e pastër hyjnore dhe jo atë çfarë është konkludim i nxjerrë nga dijetarët. Mirëpo ruajtja e transmetimeve dhe haditheve nga Profeti s.a.v.s. në është bërë gjithnjë me besnikëri. Deri në 100 vjet pas vdekjes së Profetit s.a.v.s. ishte e ndaluar mbledhje dhe shënimi i haditheve profetike dhe si rezultat në masë të madhe është bërë falsifikimi i haditheve. Nga disa shokë të Profetit s.a.v.s. si Selman Farisi ose Amar Jasir të cilët me vite kanë shoqëruar Hazretin Muhamed s.a.v.s., ekzistojnë shumë pak hadithe të transmetuara ndoshta më pak se gishtat e dorës. Në të kundërtën, disa shokë të tjerë të Profetit s.a.v.s. si Abu Hurejre i cili vetëm dy vjet ishte bashkëkohanik i Profetit s.a.v.s., janë transmetuar 5974 hadithe. Sasia haditheve të falsifikuara ka arritur deri në atë masë saqë studimi i haditheve është shndërruar në një shkencë në shkollën sunite dhe shiite që njihet edhe me termin "Ilme Rrexhal". Lëvizjet takfiriste dhe selefiste në përpjekje për të dokumentuar veprimet e tyre të kundërta me mësimet e Islamit burimor dhe mendjes, veprimet e tyre i kanë bazuar në hadithe dhe transmetime shumë të dobëta. Do të thotë në transmetime që shumë dijetarë të shkollës sunite i kanë refuzuar tërësisht ato. Myslimanët sunitë nga aspekti i jurisprudencës janë ndjekës të një prej katër shkollave që sipas radhitjes historike janë si në vijim: shkolla hanefi me themelues Abu Hanife (jetoi gjatë viteve 80 deri 150 hixhri kameri), shkolla maleki me themelues Malik bin Enes (jetoi gjatë viteve 93 deri 173 hixhri kameri), shkolla shafi'i me themelues Muhamed bin Idris Shafi'i (jetoi nga 150 deri në 204 hixhri kameri), si dhe shkolla hanbeli me themelues Ahmed bin Hanbel (jetoi nga 164 deri në 241 hixhri kameri).Ajo që e bënë të domosdoshme shqyrtimin e personalitetit dhe të menduarit të Ahmed bin Hanbel në mesin e shkollave islame, është pretendimi i selefizmit vehabist se kjo lëvizje ndjek shkollën e Ahmed bin Hanbel. Ata duke pretenduar se ndjekin shkollën e tij, bëjnë përpjekje që të krijojnë rrënjë dhe një histori për veten e tyre në botën islame, mirëpo shkolla hanbeli kurrë nuk i ka njohur ata zyrtarisht. Mendimtarët e shkollës hanbeli kanë shkruar shumë libra kundër selefizmit vehabist të Ibën Tejmije. Mes shkollës hanbeli dhe vehabizmit ekzistojnë shumë dallime. Në lidhje me jetën dhe bindjet e Ahmed bin Hanbel kemi folur në fillim të këtij programi, ndërsa në këtë edicion do të flasim rreth përpjekjeve të selefive për ta lidhur vetën e tyre me Ahmed bin Hanbel. Ajo çfarë i ka bërë ambicioz selefistët që ta shfrytëzojnë Ahmed bin Hanbel si identitet të tyre, janë karakteristikat e bindjeve fetare të shkollës së tij. Shkolla hanbeli për shkak të tradicionalizmit dhe prirjeve të mëdha ndaj hadithit, por edhe për shkak të vështrimit sipërfaqësor, ka rrethana të përshtatshme për tu shfrytëzuar nga selefistët dhe për ta lidhur veten e tyre me Ahmed bin Hanbel. Selefistët për këtë arsye pavarësisht se nuk janë imitues, nuk kanë rrugë tjetër përveçse ta lidhin veten për shkollën e Ahmed bin Hanbel. Në përgjithësi, bindjet e Ahmed bin Hanbel kanë rrënjë në qasjen e tij tradicionale dhe në prirjet ndaj hadithit. Sipas Ahmed bin Hanbel, parimet e hadithit janë mbështetja tek shokët e Profetit Muhamed s.a.v.s.. Natyra e parimeve të bindjeve fetare të Ahmed bin Hanbel është në përshtatshmëri me pikëpamjet e tij sipërfaqësore dhe tradicionale. Ahmed bin Hanbel në bindjet fetare nuk besonte në funksionin e mendjes dhe bënte përpjekje që çdo gjë ta vërtetonte në bazë të transmetimit. Ai mohonte apologjetikën dhe studimin e saj, rezultatet e saj rreth bindjeve fetare, si dhe bashkëbisedimin me dijetarët e shkencës së apologjetikës, pavarësisht nëse argumentet e tyre racionale të jenë për ta mbrojtur Islamin. Një vështrim edhe pse shkurtimisht mbi bazat e të menduarit Ahmed bin Hanbel dhe të selefistëve, do të na njohin neve plotësisht me dallimet kryesore të këtyre dy pikëpamjeve. Armiqtë më të rëndësishëm të selefistëve në çdo periudhë kohore, kanë qenë pikërisht dijetarët e shkollës hanbeli. Në kohën e Abu Muhamed Hasan bin Ali bin Khalaf Barbahari, dijetarët e shkollës hanbeli kanë kundërshtuar ashpër atë. Në shekullin e shtatë hixhri kameri, kur Ibën Tejmije themeloi të menduarin selefist, gjithashtu dijetarët dhe ndjekësit e shkollës hanbeli kanë kundërshtuar atë në mënyrë të prerë. Në shekullin 12 gjithashtu të parët që u ngritën kundër Muhamed bin Abdulvehab, ishin babai dhe vëllai i tij të cilët ndiqnin shkollën hanbeli. Kundërshtimi ndaj tij ishte deri në atë masë saqë Sulejman bin Abdulvahab, vëllai i Muhamed bin Abdulvahab, ka shkruar librin me titull "Al-Savaikil-Ilahije" kundër tij dhe kundër bindjeve të tij.Në periudhat e ndryshme historike vet hanbelitët kanë qenë armiqtë më të rëndësishëm të mendimit selefist. Ahmed bin Hanbel ka moderuar deri diku pikëpamjen radikale të tradicionalizmit të hadithit që bazohej në idenë othmaniste she ka formuar rryma të ndryshme dhe të kundërta. Të menduarit selefist jo vetëm që kanë ndezur zjarrin e përçarjes dhe armiqësisë mes shkollave islame, por janë bërë shkak edhe për krijimin e mosmarrëveshjeve brenda shkollës hanbeli. Në kohën kur disa dijetarë të shkollës tradicionale të hadithit mohonin Aliun (a.s.), djalin e xhaxhait të Profetit s.a.v.s., Ahmed bin Hanbel ka luftuar në mënyrë të ashpër kundër këtij atyre. Kjo është në kohën kur selefizmi ka ecur në një rrugë plotësisht të kundërt me atë të Ahmed bin Hanbel. Selefistët hadithët e transmetuara nga Ahmed bin Hanbel në lidhje me pozitën e Aliut (a.s.) dhe të familjes së tij, i kanë hequr nga diskutimet e tyre ose i kanë konsideruar të falsifikuara duke i veshur kështu gënjeshtra familjes së Profetit Muhamed s.a.v.s.. Në të menduarin selefistë të Ibën Tejmije dhe të Muhamed bin Abdulvehab vërehen edhe çështje të cilat asnjëra nuk ekzistojnë në të menduarin e Ahmed bin Hanbel. Çështjet si ndërmjetësimi, ulja e pozitës së Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. ose bekimi janë prej çështjeve të cilat nuk ishin në të menduarin e Ahmed bin Hanbel dhe selefistët i kanë shpikur ato. Padyshim se nëse do të ishte gjallë Ahmed bin Hanbel dhe do të shikonte lëvizjen e selefizmit takfirist dhe bazat ideologjike të tyre, do të deklaronte distancim nga ata dhe do të dënonte në mënyrë të ashpër veprimet e tyre ashtu siç bëjnë shumë dijetarë të kësaj shkolle. Pavarësisht pretendimit të selefistëve, Ahmed bin Hanbel nuk mund të konsiderohet themelues të të menduarit selefist edhe pse ekzistojnë mendime të Ahmed Hanbel në shkollën selefiste. Shkolla selefiste në mënyrë zyrtare është shpikur si risi në fe në kohën e Ibën Tejmije në shekullin e shtatë hixhri kameri. Në këtë periudhë janë përkufizuar limitet dhe kufijtë e shkollës së selefizmit, ndërsa puna më e madhe e Muhamed bin Abdulvehab ishte zbatimi në veprim i ideve të Ibën Tejmije. Takiudin Abulabas Ahmed bin Tejmije ka lindur në vitin 661 hixhri kameri në qytetin Haran. Haran aktualisht është një qytet i shkatërruar në territorin e Turqisë, ndërsa në të kaluarën ka qenë një qytet i zhvilluar dhe kulturor. Ibën Tejmije disa herë në veprat e tij e ka quajtur këtë qytet si qendër të idhujtarëve dhe të filozofëve. Prijësit e Kishës këtë qytet e kanë quajtur "Hanopolis ose qyteti i idhujtarëve dhe jobesimtarëve. Haran në periudhën e khalifit të dytë të Shtetit Islam u pushtua nga ushtria myslimane e komanduar nga Ajad bin Ghanam. Banorët e qytetit Haran pasi pranuan Islamin, nën ndikimin e pushtetit emevit krijuan edhe simpati të madhe ndaj dinastisë Emevite dhe kjo simpati ishte deri në atë masë saqë ata nuk e konsideronin të plotë namazin e të premtes pa mallkimin e Imam Aliut (a.s.) si pasojë e propagandës emevite. Në kohën e sundimit të khalifit Omar bin Abdulaziz në dinastinë Emevite kur atyre iu dha urdhri për ndalimin e mallkimit të familjes së Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s., banorët e Haranit nuk e pranuan atë dhe thanë: "Namazi nuk është i plotë pa mallkimin e Abu Turab (Imam Aliut a.s.)". Qyteti Haran nga aspekti fetar, ishte qendër e zhvillimit të shkollës hanbeli dhe familja e Ibën Tejmije dhe paraardhësit e tij janë krenuar si prijës të shkollës hanbeli në këtë qytet. Padyshim se një ambient i tillë nuk ka qenë edhe pa ndikim në formimin e ideve familjare dhe personale të Ibën Tejmijes. Në vitin 667 hixhri kameri kur Ibën Tejmije ende ishte fëmijë, banorët u larguan prej qytetit nga frika e sulmeve të mongolëve. Në mesin e tyre ishte edhe Shahabudin Abdulhalim, babai i Ibën Tejmije i cili ishte edhe dijetar fetar i këtij qyteti dhe sëbashku me familjen e tij shkoi në Damask. Në këtë mënyrë Damasku u bë vend i shkollimit dhe jetës së familjes së Ibën Tejmije.

Tags