Korrik 20, 2016 09:19 CET

Në këtë edicion do të flasim rreth një tjetër rezultati të bindjeve feministe, do të thotë poshtërimin e rolit të nënës, si dhe rreth pozitës së nënës dhe rolit të saj në Islam.

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar! Jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit " Feminizmi dhe kritika e bazave, mësimeve dhe pasojave të tij". Në edicionin e kaluar folëm rreth pasojave negative të abortimit mbi shpirtin dhe trupin e grave, si dhe bëmë një krahasim mes pikëpamjes feministe dhe pikëpamjes së Islamit. Thamë se nga pikëpamja e Islamit, embrioni që nga koha kur të vendoset shpirti në të, është njeri si të gjithë njerëzit e tjerë dhe gëzon të drejtën për të jetuar. Për këtë arsye ashtu si të gjithë njerëzit e tjerë, ai ka të drejtën për të jetuar. Prandaj, mjekët dhe prindërit ose përgjegjësit e embrionit të cilët pa arsye ligjore bëjnë abortimin e tij, konsiderohen kriminel dhe duhet të ndëshkohen. Një tjetër përpjekje e feministëve ekstremistë për të ulur rëndësinë e lindjes së gjeneratave, është poshtërimi i rolit të nënës së një gruaje. Ndërkohë që nga pikëpamja e Islamit roli si nënë e një gruaje, konsiderohet prioritet kryesor dhe shumë i rëndësishëm. Në këtë edicion do të trajtojmë sfidën e nënës të krijuar nga feministët dhe pikëpamjen e Islamit ndaj rëndësisë së rolit të nënës.Familja është themeli kryesor i çdo shoqërie. Në këtë mes femra si nënë mund të jetë shtylla kryesore e qëndrueshmërisë, forcimit dhe shëndetit të familjes dhe në fund edhe e shoqërisë. Mirëpo aktualisht bota perëndimore në lidhje me çështjen e gruas, familjes dhe nënës ka arritur në një bllokadë, për arsye se ka anashkaluar vlerat e femrës në bazë të natyrës qenësore për të kryer rolin si nënë. Ajo çfarë po ndodhë aktualisht në botën perëndimore që në një periudhë afatgjate krijon rrethanat për shkatërrimin e themeleve të familjes, është poshtërimi i rolit të nënës si edukatore e gjeneratës dhe e shoqërisë. Kur institucioni i familjes konsiderohet i pavlerë, padyshim se vendosen në pikëpyetje edhe rolet tradicionale të familjes duke përfshirë rolin e babait dhe të nënës. Feministët ekstremistë poshtërojnë rolin shumë të rëndësishëm dhe shumë efikas të grave dhe konsiderojnë se aktiviteti në sfera publike është faktori kryesor që i jep identitet femrës. Kjo është në kohën kur nga pikëpamja e Islamit, aktiviteti shoqëror i femrës nuk e bënë të mangët rolin e saj si nënë. Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit Ajetullah Khamenei në lidhje me këtë ka thënë: "Islami me kuptimin e vërtetë të fjalës, ka respektuar dhe nderuar femrën. Nëse Islami thekson në rolin e nënës dhe në nderin dhe dinjitetin e nënës në familje, ose në rolin e gruas dhe ndikimin e gruas dhe të të drejtave të gruas dhe në detyrat dhe kufizimet e gruas brenda në familje, në asnjë mënyrë nuk do të thotë se e pengon gruan nga pjesëmarrja në çështjet shoqërore dhe nga ndërhyrja në veprimtarinë e sferave shoqërore. Disa këtë çështje e kanë kuptuar keq ose në mënyrë të shtrembëruar".Disa feministë pretendojnë se rolet dhe përgjegjësitë e ndryshme të cilat janë përkufizuar për grat në kuadër të nënës në familje, janë përhapur dhe forcuar me qëllim që të dobësohen dhe nënshtrohen grat. Mary Wolsstonecraft, një prej pioniereve të lëvizjes feministe në Francë, mendon se kufizimi në shtëpi dhe privimi nga liritë dhe rastet shoqërore janë faktorë kryesor për uljen e pozitës së femrës. Ajo beson gjithashtu se nëse do të mënjanohen këto privime, atëherë femrat do të jenë në gjendje ashtu sikur burrat, të mendojnë dhe të kryejnë veprime racionale. Feministet si Mary Wolsstonecraft kanë anashkaluar realitetet, nevojat dhe instinktet e natyrës qenësore të një femre. Kjo është në kohën kur kryerja e rolit të nënës nuk është pengesë për lirinë e gruas, sepse vërejmë që gjithmonë njerëzit e mëdhenj janë edukuar në prehrin e nënave me përgjegjësi dhe të vetëdijshme për rolin me ndikim të tyre. Jessica Anderson, mjeke amerikane, shkruan: "Detyra kryesore e gruas është edukimi i fëmijës. Mirëpo kultura konsumatore e perëndimit parim e ka vendos punësimin e gruas jashtë shtëpisë, ndërsa kryerjen e rolit të nënës e ka konsideruar si një çështje sekondare dhe të natyrës gjinore. Mirëpo, vazhdimi i këtij procesi ka shkaktuar një presion gjithnjë e më të madh shpirtëror dhe psikologjik mbi femrat dhe nënat perëndimore". Në kuadër të poshtërimit të nënës, një grup i feministëve radikal kanë qortuar rolin e femrës si nënë dhe e kanë konsideruar atë faktor për diskriminim dhe padrejtësi ndaj femrave. Shulamith Firestone, feministe radikale, deklaron se roli i nënës duhet të hiqet nga kultura njerëzore. Nga pikëpamja e saj, qumështi me shishe dhe foshnjoret i japin fund nevojës për nënën natyrore. Qasjet radikale të feminizmit shkojnë deri aty ku Ann Oakley, sociologe angleze, rrugën për lirimin e femrës e konsideron anulimin tërësisht të rolit të nënës dhe shuarjen e institucionit të familjes. Nga pikëpamja e Islamit, roli i nënës për një femër është një aspekt i rëndësishëm i jetës së saj. Islami duke theksuar në aspektet shpirtërore të nënës, ka bërë përpjekje që të forcohet shëndeti psikologjik dhe ndjenja e kënaqësisë dhe e shpresës tek nënat. Prandaj, forcimin dhe lumturinë e çdo shoqërie e konsideron rezultat të edukimit familjar të individëve që më së shumti është mbi supe të nënës. Në botën e sotme në të cilën nënat për shkak të punës jashtë shtëpisë, janë distancuar nga fëmijët e tyre, është bërë e qartë kjo e vërtetë se nuk ekziston asnjë zëvendësim për prehrin e nënës. Asnjë edukatore dhe foshnjore e pajisur nuk mund të kompensojë ndjenjat, emocionet, qetësinë dhe shpresën dhe funksionet e tjera psikologjike dhe emocionale të nënës. Dr. Henry Makow, specialist i gjendjes së grave në Amerikës, në lidhje me ndikimin e feminizmit mbi grat dhe familjen në perëndim si dhe dallimin mes gruas myslimane dhe jomyslimane në Amerikë, thotë: "Pika e përqendrimit të gruas myslimane është familja e saj, do të thotë foleja në të cilën lindin dhe rriten fëmijët. Ajo është ndërtuesja e kësaj foleje dhe shtylla e cila mbanë jetën shpirtërore të familjes. Ajo kujdeset për fëmijët dhe i edukon ata, ndërsa është një përkrahëse dhe strehim për bashkëshortin". Ajo në vazhdim thotë: "Në kohën kur në Amerikë vlera kulturore e një grua matet me atraktivitetin dhe bukurinë fizike dhe rezultat i një vlerësimi të tillë është ky që krijohet një grua e trazuar, agresive dhe me komplekse dhe njëkohësisht me këtë nuk është e përshtatshme për të qenë nënë ose bashkëshorte".Një prej funksioneve themelore të rolit të nënës, është edukimi i fëmijëve. Në shkollën islame, edukimi i fëmijës është ripërtëritja e natyrës qenësore të njeriut për tu njohur me Zotin dhe kultivimi i aftësive ekzistenciale për të ecur drejt përkryerjes së pafund. Imam Aliu (a.s.) në letrën 31 të Nahxhaul-Balaghas thotë: "Zemra e fëmijës është si një fushë e pa mbjellë, e përgatitur për të pranuar çdo farë që hidhet në të". Fëmija është një dhuratë nga Zoti për prindërit dhe duhet bërë përpjekje që me edukimin e drejtë, ky amanet përsëri të kthehet tek pronari në mënyrën më të mirë. Edukimi i drejtë është një prej nevojave më jetike të njeriut dhe një prej domosdoshmërive të jetës së njeriut. Ai person që nuk ka marrë edukatë të drejtë, jo vetëm që ka humbur jetën e vet, por edhe nga aspekti shoqëror do të shkakton dëme të mëdha për njerëzit e tjerë. Edukimi i vërtetë do të thotë rritja (kultivimi), zhvillimi dhe aktivizimi i talenteve dhe aftësive të brendshme të njeriut për arritjen e përkryerjes të cilën Zoti e ka caktuar qëllim të krijimit të njeriut. Prandaj nëna, është edukatorja më e madhe për edukimin e fëmijës. Zoti i madhëruar e ka krijuar femrën si një qenie me plotë emocione dhe dashuri dhe në zemrën e saj ka vendosur durimin e edukimit në mënyrë që me durim ta kryejë detyrën e saj kryesore që është edukimi i njerëzve të mirë për shoqërinë. Mirëpo një realitet i hidhur që po shtohet gjithnjë e më shumë në botën e sotme perëndimore është distancimi dhe largimi i nënave nga fëmijët dhe punësimi i tyre jashtë shtëpisë. Problemi kryesor i shumë familjeve të sotme perëndimore është fakti se ato kanë harruar se fëmija më shumë se për çdo tjetër, ka nevojë për përkrahje dhe dashuri dhe jo pasuri e luks. Sot disa femra vetëm mbajnë emrin nënë, por nëna të tilla nuk mund ta realizojnë misionin e vet si nënë në shoqëri, për arsye se ato nuk kanë rast për një gjë të tillë. Fëmijët e nënave të tilla me të vërtetë janë pa kujdestar dhe të rrezikuar nga rreziqet dhe papastërtitë dhe devijimet. Rëndësia e gruas nga pikëpamja e Imam Khomeinit (ra) kthehet tek roli i saj si nënë. Ai në lidhje me këtë ka thënë: "Përkushtimi që u jep Islami grave është më i madh se sa përkushtimi që u jep burrave. Grat në prehrin e tyre rrisin burrat e guximshëm dhe Kur'ani i shenjtë është ndërtues i njeriut dhe grat gjithashtu janë ndërtuese të njeriut". Imam Khomeini (ra) detyrën më të rëndësishme të grave e konsideron edukimin e fëmijës dhe e konsideron atë të barabartë me punën e profetëve. Ai ka thënë: "Profetët janë dërguar për të ndërtuar njeriun, profetët kanë mision që nga individët të cilët janë njerëz dhe nuk kanë dallim nga kafshët, të ndërtojnë njerëz. Puna e profetëve është pikërisht kjo. Puna e nënave gjithashtu duhet të jetë pikërisht kjo ndaj fëmijëve të cilët janë në prehrin e tyre dhe me veprimet e tyre, duhet t'i edukojnë ata në aspektin shpirtëror". Imam Khomeini (ra) punën e nënës e quan punë më të ndershme dhe thotë: "Nëna në prehrin e të cilës rritet fëmija, ka përgjegjësinë më të madhe dhe kryen punën më të ndershme. Puna më e ndershme në botë është rritja dhe edukimi i një fëmije dhe dorëzimin e një njeriu në shoqëri". Çështja më e rëndësishme është mendimi i Imam Khomeinit (ra) në lidhje me grat dhe krahasimi i tyre me dy gjëra të shenjta: e para është krahasimi i nënave me Kur'anin e shenjtë nga aspekti i ndërtimit të njeriut dhe e dyta është krahasimi i nënave me profetët e Zotit nga aspekti i kapacitetit dhe aftësisë për edukim shpirtëror dhe moral. Këtë edicion po e përfundojmë me një kujtim nga Imam Khomeini (ra) të transmetuar nga nusja e djalit të tij znj. Tabatabai. Znj. Tabatabai thotë: "Imam Khomeini (ra) rolin e nënës në shtëpi e konsideronte shumë përcaktues dhe i jepte rëndësi të madhe. Nganjëherë ne duke bërë shaka i thoshim: "Në këtë mënyrë gruaja gjithnjë duhet të mbetet në shtëpi?" Ai përgjigjej: "Ju shtëpinë mos e konsideroni gjë të vogël, edukimi i fëmijëve nuk është punë e vogël. Nëse dikush do të mund ta edukojë një person, ka bërë një shërbim të madh për shoqërinë". Ai besonte se burri nuk mund të edukojë fëmijën dhe kjo punë pikërisht varët nga gruaja, sepse emocioni i gruas është më i madh dhe forca e familjes gjithashtu duhet të bazohet në dashuri dhe ndjenja".

Tags