Gusht 03, 2016 09:13 CET

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar! Jemi pranë jush përsëri me edicionin e radhës të programit “Lindja e Mesme në javën që kaloi”, ku do të njiheni me ngjarjet më të rëndësishme politike, ekonomike dhe sociale të javës së kaluar në rajonin e LM.

Javën e kaluar, ministri i Jashtëm i Egjiptit kreu një vizitë në territoret e pushtuara palestineze, vizitë kjo e cila shkaktoi reagim të ashpër brenda Egjiptit.  Sameh Shukri zhvilloi një takim me kryeministrin e regjimit sionist Benjamin Natanjahu.  Kryeministri i regjimit sionist tha se Izraeli mirëpret përpjekjet e Kajros për vendosjen e paqes në LM. Ministri egjiptian, i pari që viziton territoret e pushtuara palestineze që prej 2007-s, tha se situata aktuale në rajon nuk është e pranueshme. "Nuk mund të pranojmë më pretendimin se ‘status quo’-ja është maksimumi që mund të arrijnë shpresat dhe aspiratat e popujve palestinezë dhe izraelitë”, deklaroi ai.

 

Javën e kaluar, Avionët luftarakë të Arabisë Saudite në vazhdën e krimeve të Riadit kundër popullit të pafajshëm kanë sulmuar provincën Maher dhe qytezat përreth provincës Saade të Jemenit. Në këto sulme janë bombarduar zonat e banuara nga civilët mes tyre zona Shaab në provincën Xhuf në veri të vendit. Arabia Saudite në bashkëpunim me disa vende arabe dhe me dritën jeshile të Amerikës, prej marsit të vitit 2015 ka nisur sulmet kundër Jemenit me pretekstin e kthimit të presidentit të dorëhequr Abdarabuh Mansur Hadi. Për shkak të sulmeve të Arabisë Saudite kundër Jemenit, me mijëra jemenas mes tyre shumë gra dhe fëmijë janë vrarë dhe plagosur dhe me dhjetëra mijëra të tjerë janë evakuuar. Ndërkohë është shkatërruar në masë të madhe infrastruktura dhe shërbimet higjienike dhe kurative në këtë vend. Vazhdimi i krimeve të Arabisë Saudite kundër Jemenit dhe sidomos vrasja e fëmijëve jemenas, ka ngjallur reagimin e opinionit publik i cili ka kritikuar edhe sjelljen pasive të OKB në këtë rast. 73 profesorë të universiteteve të njohura të botës, me anë të një letre dërguar Ban Ki Moon, sekretaritë të përgjithshëm të OKB kanë reaguar ndaj heqjes së emrit të Arabisë Saudite nga lista e shkelësve të të drejtave të fëmijëve në Jemen dhe kanë kritikuar OKB për shkak se këtë veprim e ka bërë për çështje financiare. Në letrën e profesorëve shtrohet pyetja: Nëse përgjegjësia e OKB nuk mban përgjegjësi për dokumentimin e këtyre krimeve dhe nëse nuk ka përgjegjësi për të detyruar Arabinë Saudite dhe partnerët e saj që të ndërpresin këto krime lufte, atëherë kush është ai organ që ka këto përgjegjësi? Nënshkruesit e kësaj letre, janë profesorë të universiteteve ndërkombëtare si Hauard, Kamboxhia, Xhorxh Toën dhe Prinston në Amerikë, Oksford dhe Kembrixh në Angli dhe instituti i studimeve politike dhe qendrës kombëtare hulumtuese në Francë. Rreth një muaj më parë Ban Ki Moon sekretari i përgjithshëm i OKB deklaroi se koalicioni i kryesuar nga Arabia Saudite kundër Jemenit, është vendosur në listën e zezë për shkak se është përgjegjës për 60% të vrasjes së fëmijëve në Jemen. Mirëpo pas presioneve të Arabisë Saudite, OKB e hoqi emrin e Arabisë Saudite nga kjo listë dhe ka theksuar se për këtë rast do të kryhen hetime të mëtejshme. Pas heqjes së emrit të Arabisë Saudite nga kjo listë e zezë, Ban Ki Moon deklaroi se ky vendim ishte i vështirë dhe i dhimbshëm dhe ka pohuar faktin se ky vendim u mor pas presioneve të papranueshme të Arabisë Saudite.

 

Javën e kaluar, sulmet dhe aktet terroriste kanë vazhduar të tronditin kryeqytetin irakian Bagdadin. Një autobombë sot ka shpërthyer në pikën e patrullimit Huseinie në rajonin Rashidie në veri të Bagdadit. Nga ky sulm 5 persona kanë humbur jetën dhe plagosur. Pika e patrullimi Huseinie, kontrollon automjete që vijnë nga provincat Diale, Kirkuk dhe rajoni i Kurdistanit të Irakut. Po ashtu nga shpërthimi i një bombe në tregun Rashidie të Bagdadit, 9 persona kanë mbetur të vrarë dhe 26 të tjerë janë plagosur. Pas disfatave të njëpasnjëshme të terroristëve gjatë operacione që ushtria irakiane po kryen për çlirimin e rajoneve të ndryshme të Irakut, terroristët e ISIS kanë nisur të kryejnë akte terroriste duke vrarë dhe plagosur me qindra civilë irakianë. Gjithashtu nga shpërthimet e javës së kaluar në jug dhe në veri të Bagdadit, 4 persona janë vrarë dhe 17 të tjerë janë plagosur. Shpërthimi i një bombe në rajonin Sabe Al Bur, në veri të Bagdadit, dy persona janë vrarë dhe 9 të tjerë janë plagosur. Po ashtu një shpërthim tjetër ka ndodhur në rajonin Meadin në Bagdad, ku 2 civilë kanë humbur jetën dhe tetë të tjerë janë plagosur. Bagdadi në javët e fundit ka qenë dëshmitar i shpërthimeve terroriste, ku kanë humbur jetën dhjetëra qytetarëve irakianë dhe shumë të tjerë janë lënduar. Grupi terrorist takfirist ISIS për disfatave të njëpasnjëshme në betejat e luftës në Irak dhe pas humbjes së kontrollit mbi shumë rajone, ka filluar një valë të re të sulmeve terroriste nëpër qytete të ndryshme të Irakut duke vrarë civilë irakianë. 

 

Javën e kaluar, ministri i jashtëm i Arabisë Saudite, vendi i të cilit është një prej mbështetësve kryesorë të kryengritësve sirianë tha se do të vazhdojë mbështetjen për terroristët e armatosur në Siri dhe luftën kundër ISIS. Adel Xhubair ministër i jashtëm i Arabisë Saudite, së bashku me disa ministra të tjerë të vendeve arabe anëtare në këshillin e Bashkëpunimit të Gjirit Persik, është nisur drejt Evropës për tu takuar me ministrat e jashtëm të BE. Në një konferencë për shtyp me Federika Mogherini shefe e diplomacisë evropiane, ministri i jashtëm i Arabisë Saudite ka thënë: Marrëdhëniet e vendeve anëtarë të këshillit të bashkëpunimit të Gjirit Persik me vendet evropiane është historike dhe ne do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë me këtë union për tu përballur me sfidat ndërkombëtare dhe rajonale. Mbështetja për kryengritësit siriane dhe luftën kundër ISIS do të vazhdojë. Tani topi është në fushën e Bashar Asad dhe është ai që duhet të përgjigjet për kërkesat e Bashkësisë Ndërkombëtare, tha në fjalën e tij Adel Xhubair. Ndërsa Federika Mogherini shefe e diplomacisë evropiane deklaroi: Ne mirëpresim bashkëpunimin me Arabinë Saudite në të gjitha fushat dhe do të vazhdojmë bashkëpunimin me këtë vend në luftën kundër ISIS. Ajo vlerësoi rolin e Arabisë Saudite dhe të Kuvajtit në ecurinë e bisedimeve për Jemenin dhe shprehu mbështetjen e Evropës për përpjekjet ndërkombëtare për zgjidhjen paqësore të krizës në Jemen.

 

 

 

Lëvizja islamike Amal në Bahrejn ka kritikuar politikat shtypëse të regjimit Al Khalifa, Kjo lëvizje me anë të një deklarate të nxjerrë sot ka dënuar vendimin për dënimin e Isa Kasem një prej klerikëve më të njohur në Bahrejn dhe vendimin për shpërbërjen e lëvizjes Vafaku Kombëtar si dhe ndalimin e 4 drejtuesve fetarë që të organizojnë namazin e xhumasë në Bahrejn. Në këtë deklaratë thuhet se me të tilla veprime, regjimi Al Khalifa shton nga dita në ditë armiqësinë e tij me popullin. Lëvizja islamike Amal e Bahrejnit vuri në dukje se me të tilla veprime regjimi Al Khalifa dëshmon qartë se thur komplote kundër popullit, i cili kërkon nga shteti të respektojë të drejtat, simbolet fetare dhe kërkesat e tij. Lëvizja islamike Amal thekson se regjimi Al Khalifa po e kthen vendin në një shtet diktatorial ku protestat popullore të popullit i cili kërkon liri, demokraci dhe zgjedhjen e pushtetit me votën e popullit, i shtyp me forcë dhe dhunë. Ndërkohë në Bahrejn 17 klerikë me anë të një peticione kanë kërkuar mbështetjen e tyre për sheik Isa Kasem dhe 3 klerikë të tjerë të dënuar nga regjimi Al Khalifa. Klerikët fetarë shiitë në Bahrejn kanë arritur në përfundimin se regjimi Al Khalifa po sulmon simbolet, bindjet dhe punën e tyre dhe për këtë kërkojnë ndërprerjen e të tilla veprimeve. Edhe Qendra e të drejtave të njeriut "Gjiri" në Londër ka paralajmëruar në lidhje me politikat e regjimit Al Khalifa në Bahrejn dhe përpjekjet e këtij regjimi për ndërprerjen e bashkëpunimit të mbrojtësve të të drejtave të njeriut me BN. Qendra e të drejtave të njeriut "Gjiri" në Londër me anë të një deklarate ka bërë të ditur se largimi i tre aktivistëve për të drejtat e njeriut në Bahrejn nga ky vend me datë 8 korrik dhe marrja në pyetje e tyre duke i akuzuar me akuza të pavërteta, tregon politikën e regjimi Khal Khalifa që synon ndërprerjen e marrëdhënieve të aktivistëve për të drejtat e njeriut me qarqet ndërkombëtare. Qendra e të drejtave të njeriut "Gjiri" në Londër ka shtuar se janë regjistruar të paktën 24 raste të ndalimit të udhëtimeve të aktivistëve për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të anëtarëve të shoqërisë civile në dy muajit e kaluar në Bahrejn. Qendra e të drejtave të njeriut "Gjiri" në Londër me këtë rast ka kritikuar vazhdimin e politikave shtypëse të regjimi Al Khalifa kundër aktivistëve për të drejtat e njeriut dhe ka kërkuar nga autoritetet e regjimi Al Khalifa që të respektojnë bazat e lirisë së shprehjes në kuadër të ligjeve të hartuara të këtij vendi, të garantojnë qarkullimin e lirë të aktivistëve politikë dhe të aktivistë për të drejtat e njeriut, të lejojnë kontaktet telefonike të të burgosurve me familjet e tyre dhe të lirojnë pa kusht të gjithë të burgosurit.